TIRANË - Kryeministri Edi Rama shkruan në faqen e tij Twitter mbi vizitën e tij në Elbasan, ku mori pjesë në promovimin e programit Kombëtar Rilindja e Qyteteve, që do t'u japë qendrave urbane një impuls të ri zhvillimi komunitar,
ekonomik dhe social.
"Elbasani i kthyer në kantier ndërtimi e shprese falë mbështetjes së qeverisë. Vetëm këtë vit, thekson Rama në Twitter, më shumë investime se në 10 vjetët e fundit të marra bashkë".
Po ashtu, Kryeminstri i Shqipërisë ka postuar një foto të punimeve për rikonstruksionin e stadimumit të ri të Elbasanit me ermin "Elbasan Arena".  "Tribuna e re e Elbasan Arenës - gjatë ndërtimit në vend të kafazit të shëmtuar e të pistë të stadiumit të vjetër", komenton Rama.
Më herët kreu i ekzekutivit thumboi dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, njëherazi kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. "Kryebashkiaku më kot që ka pasur Tirana, flet në hava për bllokada imagjinare, kurse me këmbë në tokë bën apo lejon dëme jashtë imagjjnates!", shkruante Rama në Twitter. /ATSH/