Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra sa i përket procesit të rindërtimit. Në konferencën e përjavshme, Rama ka bërë me dije se janë hapur 19 kantiere ndërtimi, 13 prej të cilave banesa individuale dhe 6 lagje të reja, punimet e së cilave do të përfundojnë brenda 2-3 muajsh. Kreu i qeverisë tha se shtëpitë e reja do të jetë cilësore, madje bëri një krahasim duke thënë se nuk do kenë asgjë ndryshe nga një shtëpi në zonën e ish- Bllokut.
"Më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjen e Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare që duhet të presim dhe pak ditë se po punojmë ngushtësisë me Emiratet edhe për një marrëveshje të re për dy qeveritë për investime direkte në vendin tonë dhe veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti. Në zonë në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja, kemi dhe një bllok të konsiderueshëm në Krujë dhe po punohet intensivisht për shkak të terrenit të vështirë. Do jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitektonike. 270 banesa në Shijak që siç parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë. Lagje e re në zonën e Spitallës në Durrës dhe do të jetë me standarte optimale ashtu si kundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë edhe ekoparku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i Porto Romanos. 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. 14 mijë fëmijë në shkolla të reja dhe në 26 nëntor do të hapim partinë e parë të shkollave të financuara nga buxheti i shtetit. Brenda marsit mbi 2500 banesa individuale të financuara nga shteti me rreth 60 mln dollarë. 16 zona në total ku do të ndërtohen 4800 apartamente me 160 mln dollarë nga buxheti i shtetit", tha Rama.