Rama nuk i ndahet grupit 'Kap ç'të kapësh': Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK!

Kryeministri Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale u është kthyer edhe një herë kundër grupit KÇK, 'Kap ç'të kapësh'. Kryeministri Rama ka theksuar se brenda nëntorit do të fillojë furtuna kundër këtij grupi që sipas tij janë një fole krimi dhe korbash.

Ditën e sotme kryeministri njofton se është mbledhur grupi i punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe KÇK.

" Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar masat kundër KÇK që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. " shkruan Rama

Edhe tre ditë më parë duke folur në takimin me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën 'Shqipëriaqëduam.al', kryeministri Edi Rama është iu rikthye një herë tek ajo që e ka cilësuar KÇK (Kap ç'të kapësh), duke folur rreth masave speciale që do të merren për të gjithë ata gjyqtarë që duke ditur se do të shkarkohen nga Vettingu bëjnë shkelje të ligjit.

Më pas në shkrimin e tij Rama thekson se është nsiur drejt Ohrit ku sot do të nisë takimi për marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal, ndërsa nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

" Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor  partnerët europianë të nismave rajonale. " ka shkruar ndër të tjera Rama.

E.L./d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • populli: 09/11/2019 15:44

    Duhet te ishte bere me kohe z kryeminister.. Koha e humbur eshte ne sherbim te cakenjve..

    Përgjigju