TIRANË - Në një kohë që kryeministri Rama ftoi mjekët në takim në zyrën e tij, pas thirrjes së tyre për protestë, Lulzim Basha nuk ka humbur kohë.
Kryedemokrati zhvilloi një takim pasditen e kësaj të mërkure (23 shtator) me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë të ftuar nga ai në selinë blu ku parashtroi dhe problematikat që po has sistemi shëndetësor.
Ai i bëri thirrje qeverisë për të marrë masa më të rrepta për të parandaluar një katastrofë shëndetësore. Gjithashtu Basha u tha mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që të hartojnë një draft pandemie e për t'ia paraqitur kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu lidhur me problematikat që hasin bluzat e bardha.
"Sot është zhdukur pa lënë gjurmë, sikur nuk ka pandemi. Jemi përballë një katastrofe shëndetësore, për shkak të hapjes së shkollave dhe gripit të sezonit. Ju kërkoj që e gjithë eskpertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundojnë në një dokument konçiz pune që do ia paraqesim, se pavarësisht se ç'ka ndodhur deri tani nuk është momenti që të themi vetëm "kjo nuk bën" t'i zgjojmë nga narkoza që ka rënë Rama dhe Manastirliu. Për t'u thënë se çfarë duhet të bëjmë një orë më parë se ka kohë për t'u marrë se kush ka përgjegjësitë. Po t'i kishin vënë veshin paketës së parë që ne propozuam nuk do ishim këtu. Të bëjmë një përpjekje tjetër për të rreshtuar qartzai prioritet të menjëhershme që të lënë propagandën, dhe t'i dalin para të keqes që do pllakosë vendin, COVID tregoi në ç'gjendje është ministria" - tha Basha.
Në fillim të fjalës së tij, Basha parashtroi disa problematika që po hasin mjekët dhe qytetarët në situatën përballë koronavirusit si numri i ulët i testimeve, largimin e mjekëve e pagesat e ulëta për bluzat e bardha.
Ai u bën thirrje autoriteteve për rritjen e kapaciteteve testuese, përmirësimin e kushteve të punës së mjekëve si dhe forcimin e rolit të mjekut të familjes në sistemin shëndetësor.
"Numrin më të ulët të testimeve. Nuk bëhet ndjekja e kontakteve. Spitalet nuk kanë kushtet minimale. Bashkëpunimi me BE dhe ShBA e kemi sygjeruar që në korrik por nuk është bërë asnjë lëvizje. Këtu jemi përsa i përket problematikës. Ajo që konstatohet lehtësisht është që numrat me të cilat ka nisur përballja është më e ulët. Kanë ikur shumë mjekë. Paketa e ndihmës 1 mijë euro për mjek ka qenë diskriminuese. Minimumi është tu jepet siguri familjarëve të mjekëve. Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi standart dhe nuk është fututr si një pjesë integrale e shëndetësisë. Fuqizimi i mjekut të familjes është një nga rekomandimet e para. E dyta është rimbursimi për diagnozën për të gjithë pacientët me covid. Vazhdojnë mungesat në spitale. Mungesa e shtëpive sociale. Rritja e kapaciteteve testuese 5 herë të kemi të paktën 2500 testime në ditë" - u shpreh kryedemokrati.
Gjithashtu pikë e rëndësishme për Bashën është dhe hapja e shkollave ku viti i ri mësimor ka dy javë që ka nisur. Ai tha se testimi i mësuesve duhet të jetë i detyrueshëm si dhe tu garantohet nxënësve pajisja me dezinfektantë dhe maska.
"Hapja e vitit shkollor që po hyn në fazën kritike, 2 javë pas nisjes. Po shohim infektive masive të mësuesve dhe personelit mjekësor. Mësuesit janë pa maska. Dezinfektantët që duhen të blejnë familjet nuk ja dalin dot" - tha Basha.
Me fillimin e sezonit të vjeshtës vjen dhe gripi sezonal ndaj Basha i bëri thirrje autoriteteve për të shtuar kapacitetet spitalore për të përballuar fluksin.
"Sezoni i gripit stinor. Kemi kërkuar që prej muajit korrik për vaksinimin e popullatës në mënyrë që të mos kemi mbivendosje të sëmundjeve. Se si do të përballet personeli mjekësor me shumëfishimin e personave që vijnë dhe mendojnë se kanë koronavirus por në fakt kanë vetëm grip të thjeshtë, unë nuk e di. Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një vendim për tu testuar periodikisht. Me respektin më të madh dhe për punën e bërë nga personeli shëndetësor, situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është e parakohshme. Jemi futur në garë me kohën. Nuk dua të merrem me dështimin" - tha Basha.
Njeri budalla psikpoat se ben nena, Nuk ka pik hije kur flet ky rrot budallai, thoj gjirat sa ta doje zemra jo ca te thon te tjert o pall
PërgjigjuTi je vetem nje hajdut, nje kopjac i shemtuar dhe njeri pa pike vlere. Mos e thente Zoti te behesh ti KM
Përgjigju