Rama i kërkoi Kurtit të dalë nga ‘guacka’ e izolimit, i përgjigjet deputetja e VV-së: Mbyllni ‘Ballkanin e Hapur’

Rama i kërkoi Kurtit të dalë nga ‘guacka’ e izolimit, i përgjigjet deputetja e VV-së: Mbyllni ‘Ballkanin e Hapur’

Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të dalë nga guacka e izolimit.

Në një postim në Twitter, Kusari-Lila i ka kërkuar Ramës që të mbyllë ‘Ballkanin e Hapur’.

Më tej ajo shkruan është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt, duke ju referuar frazës së kryeministrit Rama për ngrirjen e marrëdhënieve më Serbinë nëse nuk liron tre policët e arrestuar të Kosovës.

“I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë Serbi nuk bëjnë.” – shkruan Kusari.

Rama një ditë më parë në një postim në rrëjtete sociale mes tjerash paralajmëroi një “Republikë të KFOR-it”, nëse kryeministri Albin Kurti vazhdon të këmbëngul edhe më tutje në konfrontimin e tij me ndërkombëtarët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 20/06/2023 16:59

    E çuditëshme se si ngjitet bajga e lopës pas këpuce.E kemi parë në Shqipëri se si militantët e Sb i ngjiten nga pas për një copë karrige,Kur Saliu do ngelet vet pa të. Nuk ka lidhje Open Balkan me ATO që i kërkon SHBA+BE A.Kurtit -E.Rama është OK me SHBA+BE në gjithë vitet e pushtetit të tij,ndërsa AK dhe S.Berisha dhe militantët e tyre janë qorra që nuk po din të kuptojnë se kush është e krqa në Kosovë dhe se ku do të përfundojnë nëse nuk zbatojnë porosit e nd/Kombëtarve..!? -A.Kurti me porosi të Sb kërkoi të rrëzoi E.Ramën në 2018 & 2021 duke krijuar VV në Tiranë për turpin e tij e të Saliut. -A.Kurti ka dal kundër SHBA+BE gjithmonë.Dhe për këto u shkarkua njëherë.Tashmë nuk do ket më kthim KM.

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/06/2023 11:00

    Moj zonj meqe qenkeni kaq trima dhe skeni frik nga ata qe ju bene shtet dhe ju shpetuan nga zhdukja Pse nuk organizoheni te mbroheni vete nga serbia Apo te thartat do i ndash me te tjeret dhe te emblat do ti hani vete

    Përgjigju
  • Kusari: 20/06/2023 10:14

    zonja e ka mbiemrin Kusari por pelqen ta therrasin kindnapuesja. Znj. Mimoza njihet per sherbimet e saj si kamikaze politike me meditje, se ka problem te kaloje nga nje parti ne nje tjeter dhe prit kur te kaloje shpejt te lista serbe. zonje! meso Shqip, fjala kindnapim Shqip, ne gjuhen tone i themi rrembim; pengmarrje; heqje e paligjshme e lirise etj.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/06/2023 10:08

    Edvin shqipfolësi e ka dëmtuar Kosoven politikisht më svumë se vet Millosheviçi këto 19 vitet e fundit ! Ky është njeri i Pa bes dhe antishqiptarë i verbuar…!!!

    Përgjigju
  • Ura: 20/06/2023 10:01

    E dashur Mimoza, është e lehtë të ngresh mure. Shumë më e vështirë të ndërtosh ura zhvillimi, marrëdhënieje e pranimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty