Në bashkëbisedim të organizuar nga Zv.Rektori i UT, ai ka dëgjuar mendimet e tyre, sugjerimet dhe ka prezantuar programin e PS-së për ta.
I pyetur nga Eva Dyrmishi, studente në administrimin e politikave sociale nëse PS ka përfshirë në program, ndonjë pikë ku ata të jepnin mendime e propozime dhe sesi do ta shmangte PS-ja, rrjedhjen e trurit, Rama iu përgjigj:
"Është mundësi për t’ju treguar eksperiencën time. Kur u bëra kryetar i bashkisë së Tiranës, kërkova mbështetje për një project të përfshirjes së të rinjve që kishin mbaruar studimet jashtë apo punonin në sektorin privat, me rezultate të shkëlqyera. Projekti nënkuptonte marrjen në punë të këtyre burimeve të çmuara njerëzore duke i paguar me një rrogë më shumë, përveç asaj të administratës, që do të thotë se me këtë projekt, që doli shumë i suksesshëm dhe u mbështete relativisht gjatë nga SOROS, merrnin edhe një rrogë plus në muaj.
Që të ndërtojmë një sinergji të re me universitetit, duhet që të jetë universitet dhe jo e vetmja zgjedhje për nxënësit. Ç’dua të theme? Sot, prej tetë vjetësh, Qeveria ka vendosur që problemin e papunësisë rinore ta trajtojë duke blerë qetësi, duke u thënë “Bujrum, shkoni në Universitet dhe duke u hapur dyer e dritare, çati, palestra, që të hyjnë njerëz dhe duke rritur në mënyrë të papërgjegjshme, numrin e universiteve private në atë shkallë që industria më e madhe në Shqipëria është ajo e diplomave pa vlerë, blerë me lekë në dorë. Ose, në kafe, baste, lloto, vrap pas Kristiano Rinaldos që të fusë ndonjë gold he të nxjerrë tjetri ndonjë lek. Ne duam që universiteti të bëhet siç duhet dhe të rinjve t;u japim zgjedhjen e zanatit dhe jemi bërë vendi me numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë, kursë të gjejmë një elektricist, ne s’kemi ku e gjejmë. Jo shkollë si këta ku për t;u bërë elektricist, e sheh llampën në fotografi. Lidhur me biznesin, është alternativa e universitetit dhe shkollat profesionale të kualifikojnë zanatçinj që të hapin biznese të vogla e të fitojnë lekë", - tha Rama.
Para se të hartonit programin, a duhet të ishit takuar paraprakisht me ne për të na dëgjuar? Si mund të vendoset barazia ndërmjet universiteteve private dhe shtetërore?
Ne kemi mbledhur ide nga burime të ndryshme, por nuk mund të takoheshim në këtë format, sepse nuk i lejohet kreut të opozitës takimi me studentët në UT. Është përgjegjësi e qeverisë që të mos lejojë që asnjë qindrakë e investimit për fëmijët të kthehet në piramida që të kthejnë pas diploma që nuk I duhen askujt dhe lenë të rinjtë pa punë pas një periudhe disavjeçare studimesh e investimesh. Barazia ndërmjet privatit dhe publik fillon se ne duhet të akreditojmë universitete shtetërore njësoj si private. Sistemi është piramidë. Shembja mund të bëhet vetëm duke filluar me akreditimin e universiteve sipas të gjitha kritereve.
REPLIKE E ZV.REKTORIT TE UNIVERSITETIT ME RAMEN
Zv.Rektori: Besoj se problematika që ekziston me vjedhjen e zgjedhjeve, që ju përmendët, duhet të lidhet me universitetet. Nëse ne gjykojmë se zgjedhjet në universitet janë vjedhur, atëherë janë vjedhur për të tërë. Besoj se në një ambient akademik fjala vjedhje e votës tingëllon më e rëndë. Unë nuk di ndonjë rast nëse dekan apo rector në UT të ketë menduar apo tentuar të prekë votën.
Rama: Falemnderit që ma përcaktove. Zgjedhjet për rektorin kanë qënë jo të lira dhe të ndershme, janë bërë në kushtet që nuk kanë garantuar pjesëmrrjen e të gjithë. Nuk ka nevojë , se spo zbulojmë amerikën, se kutia në krah mund të mos jetë marrë, por fakt është procesi I zgjedhjeve në UT ne e kemi parë dhe e kemi ndjekur me shumë vëmendje për të parë se cfarë cilësie kanë pasur, as të lira dhe as të ndershme, trysnia shumë e madhe mbi trupën zgjedhore. Kjo sju bën aspak me faj juve personalishtk por kjo bën të detyrueshëm një proces transformimi kudo në zgjedhjet që zhvillohen, në mënyrë që konkurenca dhe merita të garantohen në vetëdijen e shoqërisë në radhë të parë. Kush më thotë që në zgjedhjet për rektorin e UT nuk ka pasur trysni, kërcënime ndaj pedagogëve thjesht më thotë një të pavërtetë që buron nga mungesa e informacionit.
Zv.Rektori: Të mendosh që një pedagog u kërcënoka, do të thotë që asgjë nuk funksionon më.
Rama: Të mos kemi përputhje mendimesh, nuk do të thotë se do ta zgjidhim këtu.
Z.Rama, si do të veproni me zonat që nuk do t'ju votojnë?
Ndryshimi ynë me Qeverinë është se për të Shqipëria ka vetëm një problem të madh që është opozita dhe shqiptarët janë ca të nënës dhe ca të njerkës. Nuk e di nëse ka student nga Berati, por vetëm pse Berati s’e voton PD-në, rruga Lushnje-Berat është një realitet që ta provosh sesa larg jemi ne nga Europa ku duam të integrohemi. Po ashtu po të shohim hartën e varfërisë në Shqipëri, zonat më të varfra e më të lëna natyrale, janë zonat që historikisht votojnë PD-në. Merrni gjithë të dhënat e rrënimit social, të varfërisë e të papunësisë nga INSTA që varet direkt nga Berisha vetë dhe shikoni sesi kjo që po them ilustrohet në fakte dhe shifra. Pse, sepse e shohin qytetarin shqiptar si zgjedhës, jo si qytetar.Ata mendoj se i kanë në xhep si ata që janë në Bathore, në kënetën e Durrësit, që historikisht kanë votuar PD-në dhe ata janë në atë gjendje, Pra, ky është ndryshimi ynë me këtë qeveri: për ne shqiptarët janë qytetarë, jo zgjedhës.
Si e gjykoni imoralitetin në politikë?
Ka një fjalë të një njeriu të zgjuar që tha se imoraliteti më i madh është të mos bësh gjënë e duhur dhe për ne, imoraliteti do ishte të mos bashkoheshin duke mos u bashkuar për të rrëzuar PD-në nga qeverisja.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)