Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomare 2 në Vlorë.
Rama u shpreh se deri më tani janë realizuar 80% e punimeve, ndërsa projekti po transformohet.
Po ashtu ai thekson se së shpejti pritet të përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike si dhe ajo për fëmijë.
“Në Lungomare2 ku janë realizuar 80% e punimeve dhe po merr formë projekti i bukur i transformimit rrënjësor të një hapësire të humbur 30 vjet mes kioskave, llozhurave e plehrave. Së shpejti përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike e ajo për fëmijë dhe këtë sezon turistik Vlora do të ketë një plazh të ri publik, me 5 yje”, shprehet Rama.
Vigani apo Gjigandi i Vlorës,Ed Rama!
Përgjigju