Kryeministri Edi Rama zhvilloi te mërkurën një vizitë një ditore në Stamboll, ku mori pjesë në edicionin e 15-të të forumit të organizuar nga "Tryeza e Ideve", një organizatë akademikësh e sipërmarrësish turq.
Forumi, me temë "Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë", pati një pjesëmarrje të gjerë, industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si dhe përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.
Në fjalën e tij në forum, Kryeministri bëri një panoramë të zhvillimeve në Shqipëri, burimeve tona natyrore, si dhe synimit të qeverisë për të krijuar një klimë pozitive për investimet.
"Unë besoj fort se Turqia është për ne, një burim shumë i rëndësishëm për të mësuar sesi një vend mund të ndryshojë, nga Stambolli i '84-ës në Turqinë e sotme, por edhe për një arsye fare të thjeshtë, sepse, në qoftë se ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e mira, ne do kemi një hapësirë të madhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ekonomike, shkëmbimet tregtare, si edhe praninë e investitorëve turq në Shqipëri", u shpreh Kryeministri.
Kryeministri nënvizoi se qasja e qeverisë shqiptare është një model të ri ekonomik që bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike, e cila mbështetet në 5 sektorë prioritarë, energjia, nafta, mineralet, turizmi dhe bujqësia, ku mundësitë për investime janë të mëdha.
"Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ambicia jonë është të krijojmë kushtet për Investime të Huaja Direkte, shumë të rëndësishme, në disa fusha ndër të cilat kryesorja është turizmi. Ajo që kuptuam ishte se ne kishim nevojë të hartonim një model të ri zhvillimi dhe të mbështesnim luftën tonë për rritje ekonomike në burime të qëndrueshme. Praktikisht, kemi kuptuar se ka 5 burime të qëndrueshme rritjeje ekonomike për vendin. Së pari, energjia e cila bazohet në faktin se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Europë, pas Norvegjisë, për burime ujore dhe potencial hidroenergjitik. Plus vijnë nafta dhe mineralet. Vendi ynë ka burime të konsiderueshme nafte nën tokë, si edhe burime të rëndësishme mineralesh", tha Rama.
Sigurisht, vijoi kreu i qeverisë, "është turizmi, sepse Shqipëria është një destinacion totalisht i paeksploruar dhe po e shikojmë vit pas viti se si botime shumë të rëndësishme për turizmin, që nga New York Times, tek Lonley Planet, National Geographic dhe agjencitë më të mëdha të turizmit, sidomos të Europës Veriore, po u sugjerojnë turistëve që të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre. Pastaj vjen bujqësia dhe manifaktura".
Një theks të veçantë, Kryeministri i vuri turizmit, si një fushë me potencial të lartë zhvillimi dhe ende e paeksploruar plotësisht. Kryeministri i ftoi sipërmarrësit turq të marrin në konsideratë investimin edhe në këtë sektor.
"Shpresojmë fort se do të krijojmë kushtet dhe të bindim investitorët turq që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në turizëm. Duam të investojmë në një turizëm të cilësisë së lartë. Dhe Shqipëria ka një cilësi fantastike, sepse nuk është kurrë një vend i mërzitshëm. Ndaj ju lutem, ejani dhe qëndroni në Shqipëri një, dy, tre, katër ose më shumë ditë dhe keni për të parë se do të përjetoni shumë gjera, por kurrë nuk do të mërziteni."
Kjo vizitë e Kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për t'u takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj, të interesuar për të investuar në Shqipëri.
Rama në "Facebook": Disa investime në energji, transport, turizëm e bujqësi janë drejt konkretizimit
Ndërsa në një postim në rrjetin social "Facebook", Kryeministri Rama publikon një set fotografik nga vizita në Stamboll dhe edicioni i 15-të i këtij forumi.
"Mbrëmë në Stamboll në edicionin e 15-të të forumit të organizuar nga "Tryeza e Ideve", një organizatë akademikësh e sipërmarrësish turq, për të folur për perspektivën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Turqisë në ekonomi dhe diskutuar mbi një sërë fushash e projektesh për investime të sipërmarrjes turke në vendin tone", shkruan Rama në postimin e tij.
"Lajmi i mirë nga ky forum është se disa investime në energji, transport, turizëm e bujqësi janë drejt konkretizimit pas kësaj periudhe të parë të qeverisjes ku është punuar e do të punohet akoma shumë në disa vende europiane për të krijuar besimin e investitorëve serioze që për një kohë të gjatë e kanë shikuar Shqipërinë përmes imazhit të saj të rrënuar ?#?Drejtimiiduhur?", nënvizon Kryeministri Rama.
/atsh/
/Shqiptarja.com