Rama: Investitori i familjes Berisha më erdhi në zyrë, ja ç'donte të bënte te trualli i Teatrit (VIDEO)

Sot opozita ka dalë në shesh kundër shembjes së teatrit kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit. Edi Rama u shpreh se asokohe një investitor i njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, që ishte Sali Berisha, së bashku me një grup gjerman i kishin propozuar që teatri të shembej dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një kompleks "Plazza shopping". Rama tha se e kishte refuzuar atë projekt duke u thënë se aty do të ndërtohej teatri i ri.

"Por prapë se prapë kur bëhet fjalë për të më luftuar dhe kundërshtuar futen elementë si ngjyrat, teatri, bëhet kultura debat, që nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë, se këtu kemi qenë, kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur llastiku ishte angazhuar për ta ndërtuar teatrin e ri te Piramida dhe kur kam pritur në zyrë një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, por nuk përdor emra biznesmenësh, pasi unë nuk jam rrugaç për të sulmuar njerëz me emër dhe mbiemër që janë në punën e tyre.

Ky investitor me një grup gjermanësh erdhën në zyrën time dhe më paraqitën projektin e "Plazza shopping" në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare dhe restorante, aty ku sot është pishina. Pishina në mes të teatrit ka shërbyer për bretkosat dhe për të larë makinat e aktorëve. U thashë është shumë i bukur, por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri te piramida mund të bëhet, por nuk është platea, por skena. Por nuk bë as ajo dhe as ai teatri te piramida" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër për fëmijët! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër