Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër për fëmijët! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor

TIRANE-Projekti origjinal i godinës së Teatrit Kombëtar që u shemb ditën e diel do të ndërtohet në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit. Rindërtimi i Teatrit të ri ku ka qenë dhe sikur ka qenë është kërkesë e peticionit të grupit të artistëve që firmosi edhe opozita, por kreu i qeverisë tha se nuk po mori vendimin (për ta ndërtuar diku tjetër dhe jo aty) nisur nga ajo që ka parë ditët e fundit në shesh dhe kërcënimet, por ka reflektuar për nostalgjikët.  

Ai u shpreh se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës dhe godina që u shemb nuk ishte sipas projektit final që ishte parashikuar asokohe. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike, ndërsa vendi mbetet për t'u vendosur se ku do të ndërtohet.

Opozita sot është në shesh duke kundërshtuar dhe cilësuar akti kriminal vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit.

Edi Rama u shpreh se asokohe një investitor i njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, që ishte Sali Berisha, së bashku me një grup gjerman i kishin propozuar që teatri të shembej dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një kompleks "Plazza shopping". Rama tha se e kishte refuzuar atë projekt duke u thënë se aty do të ndërtohej teatri i ri.

Sulmi dhe ironia për Presidentin, ish-kryeministrin Berisha, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nuk munguan gjatë gjithë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Edi Rama tha se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij.

E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet. Edi Rama tha se Ilir Meta nuk është gjë tjetër veç se një komedian, ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor që është huazuar në politikë. Ai shtoi se opozita që sot proteston dje ka qenë në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për kulturën, madje teatrin e lanë jashtë listës së mbrojtjes.

VIDEO/ Fjala e plote e Kryeministrit Rama


Lajmi kryesor:

Gjoni: Komision Hetimor për shembjen e Teatrit! Spiropali: Protesta do mbahet mend si 'tubim makbethian i kafshimit të veshit' (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Rama tregon si u zhvesh Piramida: Pllakat e mermerit shkuan për shtëpitë e dyta apo tualetet...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në foltore kur tregoi planin e qeverisë së PD-së për ta çuar teatrin te Piramida, tha se kjo vepër u zhvesh nga pllakat e mermerit. "Rezultati, u vunë ca shkallë hekuri nga brenda dhe si për çudi u zhvesh Piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar për shtëpitë e dyta në brigjet e ngrohta të Adriatikut pranë qytetit apo në Kodrat e Diellit apo të Hënës për tualetet e reja të elitës teatrale të Shqipërisë, këtë nuk e di, mbase kanë shkuar edhe për pllakat përkujtimore të rrugësve, lapidaret, që ishin por i kemi hequr në heshtje".

Ora 14:20
Kryemadhi e 'kërcënoi', Rama i përgjigjet me ironi: Do i hanin veshin ndonjë pacienti

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit ironizoi kryetaren e LSI Monika Kryemadhi pasi kjo e fundit pak ditë më parë, pas shembjes së teatrit tha se do ia hante veshin. "Ku përplasen bijë te Shekspirit me një regjim të imagjinuar në filxhanin e 'Lady Makbeth' e duke qenë se jemi edhe në një kohë që përballemi me një sëmundje ngjitëse. Shyqyr që nuk qe nevoja ta kthenim edhe atë sallë në spital.

Se aty mund të kishim përballuar koronën por pacientëve do ja kishte ngrënë veshin miu se ngrënia e veshit atje vlen si rezultat i bashkimit të minjve në revoltë. Ku kishte për minjtë e Tiranës vend më perfekt. Në cilin vend në botë ishte njëlloj si artisti i popullit.

Artisti i popullit recitonte, luante dramën e madhe të shoqërisë, miu lëvizte në këmbët e tij dhe i bënte karshillëk figurantëve të tjerë të kopesë së minjve poshtë këmbëve të spektatorëve. O do i hanin veshin ndonjë pacienti ose do i kapte ftoma".

Kryeministri tha se ndërtimi i një teatri të ri ka qenë edhe amaneti i aktorit të madh Kadri Roshi. "Kadri Rroshi na shikon nga lart dhe thotë 'A more qenër bijë qenësh nga shikon nga lart dhe nuk ka gojë të flasë dhe vetëm nënqesh. E ka lënë amanet ndërtimin e një teatri të ri" tha ai.

Ora 14:06
Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër me funksion tjetër (VIDEO)

Për nostalgjikët, projekti i godinës së Teatrit Kombëtar që u shemb do të ndërtohet sërish, por në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama në parlament, që theksoi se ka reflektuar jo për ata që protestojnë apo politikanët që i cilësoi aktorë, por për nostalgjikët.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha, se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike.

"Godina e Teatrit kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës. Ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t'u futur në listën e monumenteve.

Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal motamo dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atye dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina.

Do të shkojnë vetëm fëmijët, mësuesit e tyre për t'u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t'u treguar se cfarë ka qenë Tirana më parë. Mbase edhe ndonjë nostalgjik apo ndonjëri prej tyre . Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani. Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën.." tha ai. 

Ora 13:52
Akuzat për Teatrin, Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës (VIDEO)

Akuzat e opozitës dhe Presidentit për shembjen e teatrit kombëtar, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si aktrim që kanë qëllim vetëm kauzën për të rrëzuar qeverinë. Edi Rama tha se Ilir Meta nuk është gjë tjetër veç se një komedian, ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor që është huazuar në politikë. Ai shtoi se opozita që sot proteston dje ka qenë në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për kulturën, madje teatrin e lanë jashtë listës së mbrojtjes.

"Së bashku me drmaturgun plak dhe komedianin në zyrën e presidencës, këta janë ata. Të kesh një shtëpi se e ndërton vetë se kështu ta ka qejfi, në një katund dhe të jesh i rrethuar nga të tjerë komshi me shtëpi me 2-3-4 kate, je në sarajet e krimit.

Kurse të shpëlash teatrin nga lart poshtë dhe poshtë lart sa në breg dhe kodër në shtëpi që nuk numërohen si në ballkadën e rezistencës të revolucionit. Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t'i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin. Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë".

Ora 13:51
Rama: Investitori i familjes Berisha më erdhi në zyrë, ja ç'donte të bënte te trualli i Teatrit (VIDEO)

Sot opozita ka dalë në shesh kundër shembjes së teatrit kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit. Edi Rama u shpreh se asokohe një investitor i njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, që ishte Sali Berisha, së bashku me një grup gjerman i kishin propozuar që teatri të shembej dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një kompleks "Plazza shopping". Rama tha se e kishte refuzuar atë projekt duke u thënë se aty do të ndërtohej teatri i ri.

"Por prapë se prapë kur bëhet fjalë për të më luftuar dhe kundërshtuar futen elementë si ngjyrat, teatri, bëhet kultura debat, që nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë, se këtu kemi qenë, kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur llastiku ishte angazhuar për ta ndërtuar teatrin e ri te Piramida dhe kur kam pritur në zyrë një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, por nuk përdor emra biznesmenësh, pasi unë nuk jam rrugaç për të sulmuar njerëz me emër dhe mbiemër që janë në punën e tyre.

Ky investitor me një grup gjermanësh erdhën në zyrën time dhe më paraqitën projektin e "Plazza shopping" në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare dhe restorante, aty ku sot është pishina. Pishina në mes të teatrit ka shërbyer për bretkosat dhe për të larë makinat e aktorëve. U thashë është shumë i bukur, por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri te piramida mund të bëhet, por nuk është platea, por skena. Por nuk bë as ajo dhe as ai teatri te piramida" tha ai.

Ora 13:36
Teatri, Rama: Basha ishte në gjumë duke ëndërruar, unë kam ardhur në politikë për sukses (VIDEO)

Edi Rama tha sot nga foltorja e Kuvendit se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij. E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet.

"Në rast se do të vijë një valë tjetër që do të jetë më e rëndë se ajo që kaluam edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëjtat gjëra ta përballojmë përsëri me atë dinjitet dhe seriozitet. Presidenti i Turqisë dhe të tjerë më kanë shprehur këtë admirim për cka ka bërë shteti shqiptar, por është mashtrim kur sapo e konfirmuan mustaqet e nostalgjisë (i drejtohet Kujtim Gjuzit me ironi).

Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi. Turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vitesh atë godinë si kështjellën ku do të organizonte sulmin final mbi dhe. Por kur dobësia është që mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tanimë ke triumfuar dhe hap sytë dhe sheh që kalaja ka rënë ka dëshpërim. Humbin një betejë kur kanë humbur rrugën dhe objektin.

Por kanë zgjedhur rrugën e gabuar me objekltin e gabuar se nuk po them njerëzit e gabuar, habitem si nuk na kanë njohur akoma. Dikush më coi një mesazh dhe më tha 'si nuk u mërzite 21 vite dhe nuk u ndave derisa e prishe' E pra, përgjigja është e thjeshtë, unë nuk kam ardhur dhe as rri në politikë kap ca të kap, por për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se jam i luftës për bindjet".

Ora 13:30
Koronavirusi, Rama: Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, do të përgatitemi për sezonin turistik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të hapet plotësisht brenda majit. Për menaxhimin e situatës, Rama tha se ka marrë përgëzime nga shumë liderë.

"I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte 'eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull'.

Meqë kështu erdhi kjo punë dhe meqë Shqipëria u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me regjimin dhe duke qenë se jemi në një kohë kur përballemi me një sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit, atyre që kanë zgjedhur që të përfshihen jo për një plan politik, por për një lëndim "budallallëku dhe mencuria ngjiten kollaj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni' thotë Shekspiri.

Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për Teatrin më lejoni t'u them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura mund të mos takoheshim këtu por të numëronin humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin në kushtet e një përballje, ku shumë shtete më të zhvilluara se ne e humbën.

Jeta më ka cuar dikur pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në Masacusten, dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se c'ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit se nuk ka mundësi.

Përpara syve të mi kam parë atë qenie, që do të jepja jetën time që të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur me vetëm dyfishin e Shqipërisë.Përderisa ne ia dolëm.Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik" tha ai. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës