Pas mbërritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama shprehet se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se prej 1 viti, autoritetet shqiptare dhe ato të huaja po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre, por operacioni i kthimit në Shqipëri nuk është i lehtë. Ai tha se në këtë operacion ndikojnë shumë faktorë që në njëfarë mënyre e pengojnë.
"Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri. Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse. Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje. Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti. Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit. Siç e kam thënë dhe sot, e gjithë kjo është mundësuar nga struktura në Liban të cilët më kanë informuar. Nuk dua të jap detaje pasi mund të kompromentojmë marrëdhëniet e ngritura me këto faktorë" - tha Rama.
Lajmi kryesor:
Shqiptarët e kthyer nga Siria/ Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve! Kush ka bërë krime do dalë para drejtësisë! Misioni do vazhdojë
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.2%
-
Keq
62.2%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 566
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
-
Turi i takimeve me Diasporën, Rama zbulon katër vendet e para që do vizitojë
24 Prill, 16:10
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25