Më 13 maj Partia Socialiste do të ketë gati kandidatët e saj për kryebashkiakë. Në mbledhjen e kësaj të enjteje me grupin parlamentar, kryeministri Edi Rama ju drejtua deputetëve, drejtues politikë të qarqeve, se duhet të gjejnë kandidatët më të mirë për bashkitë.

Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet më 10 maj  ndërkohë që më 13 maj do të dalin zyrtarisht emrat e kandidatëve.

"Kandidatët duhet të vendosen sikur ata (opozita) do futen në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuoni në vendosje të kandidatëve të partive të tjera", mësohet të jetë shprehur Rama.

Sa i përket organizimit të zgjedhjeve, gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se kryeministri u ka kërkuar deputetëve të vijojnë takimet me strukturat, me qytetarët.

"Kandidatët për anëtarë këshillash të jenë njerëz pa lidhje me personat e zgjedhur, kushëriri, krushku, miku dhe shoku", përfundoi kryesocialisti Edi Rama.