TIRANE - Një vajzë serbe e cila vitet e fundit ka nisur të mësonte gjuhën shqipe ka krijuar mjaft emocione në hollin e kryeministrisë, aty ku u mbajt një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe serbë. Ata ndodhen në vendin tonë në kuadër të një bashkëpunimi mes dy ministrive të Arsimit por edhe për të ndjekur përballjen mes kombëtares shqiptare dhe serbe që luhet në mbrëmje në “Elbasan Arena”.
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka dashur të mësoj më shumë për natën e tyre të parë në Tiranë, të cilët e kaluan në familjet e studentëve shqiptarë. E para që rrëfeu për këtë përvojë ishte një studente shqiptare e cila tha se ky gjest në dukje i vogël tejçon mesazhin e bashkëjetesës mes dy vendeve fqinje që vite më parë nuk mund të mendohej.
“Si ishte nata e parë me alienët?”, - ishte pyetja që Rama i drejtoi studentes me buzëqeshje duke nënkuptuar përshtypjen që është krijuar për shqiptarët.

E dyta që nisi të rrëfejë për qëndrimin në Shqipëri ishte një studente e cila u duk se ishte shqiptare, por në fakt ishte një e re serbe që kishte marrë iniciativën të mësonte shqip. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe të vetë kryeministrit Rama i cili i bëri një “intervistë” të vogël për të mësuar më shumë rreth përshtypjeve që i ka lënë Shqipëria.
“Ne jemi mesazh sepse kemi qenë dy ditë bashkë, besoj se do të jemi shokë për një kohë të gjatë”.
Si e di shqipen?
Është një gjuhë shumë specifike duke qenë se jemi fqinj, ndoshta nuk i dimë gjuhët përkatëse, ju nuk dini serbisht unë di pak shqip, por tani ne jemi fqinj...
Si ishte ushqimi?
Më pëlqen shumë trileçja. Në fakt kush më njeh tani e di që më ëelqen shumë trileçja.
Si janë djemtë shqiptarë?
Është sekret.

Kryeministri Edi Rama mori dhurate nga ministri serb nje qilim, ndersa nje student serb i dhuroi kryeministrit tone nje axhende duke i thene: Tani mund te vzhdosh te pikturosh edhe ne axhenden time. Nderkohe kreu i qeverise shqiptare i dhuroi nje studenti tjeter serb nje album me vizatimet e tij ne zyre.
Bashkebisedimi i plote i Rames me 2 studentet
Kryeministri Rama: “Tani është momenti që mbas nesh të flasin disa prej jush. Unë jam shumë i interesuar që të dëgjojmë përshtypjet e drejtpërdrejta, pas takimit të parë mes “alienëve”. Si ishte nata e parë me “alienët”?”
Studente nga Shqipëria: “Përshëndetje! Unë quhem Ela. Dua të përcjell, përveçse sa mirë kaluam ne dje, ne jemi mbledhur këtu për një mesazh akoma më të madh. Në fakt janë dy mesazhe, një është afatshkurtër dhe tjetri është afatgjatë. Ai afatshkurtër është që ne do të kënaqemi sot në ndeshje, do ta shijojmë atë. Kurse tjetri flet për ndryshimin. Pikërisht atë ndryshim që ne e pamë dje në shtëpitë tona. Ndryshimi erdhi nga ne. Unë dua të flas shumë pak dhe dua t’ju them të gjithëve që ta shijojmë ndeshjen sot. Doja të përmendja faktin që ne të gjithë kemi veshur bluza të njëjta, që do të thotë që midis nesh nuk ka diferencë.”
Studente nga Serbia: “Unë quhem Lidia. Unë studioj gjuhën shqipe. Ne të gjithë jemi pjesë në këtë projekt. Ne kemi të njëjtin mesazh, sepse kemi qenë dy ditë bashkë. Kemi qenë të lumtur, të kuptueshëm dhe miqësorë. Unë vërtet mendoj se do të jemi shokë për kohë të gjatë.
Kryeministri: Së pari, si e di shqipen?
Lidia: Është një gjuhë shumë specifike. Duke qenë se jemi fqinj, ndoshta nuk i dimë gjuhët përkatëse. Ju nuk dini serbisht, unë tani di pak shqip, por dy vjet më parë nuk e dija.
Kryeministri: Pse ke zgjedhur shqipen?
Lidia: Sepse është gjuhë e ndryshme. Sepse ne jemi fqinj dhe më pëlqejnë këto gjërat e ndryshme.
Kryeministri: Pyetja e dytë, si ishte ushqimi?
Lidia: Më pëlqen shumë trileçe. Në fakt, kush më njeh tani, e di që më pëlqen shumë trileçe.
Kryeministri: Si janë djemtë shqiptarë?
Lidia: Është sekret.
Rama nderkohe u ka treguar studenteve edhe ambientet e kryeministrise dhe elementet e vecante te saj.
Kryeministri: Tani do të dëshiroja t’ju ftoja për të vizituar pjesën tjetër të godinës. Ky është holli që është përdorur për ekspozita, po ashtu për debat, në përputhje me programin që ka Qendra. Ne besojmë që, ndërkohë që protestat sigurisht nuk mund të zhvillohen këtu brenda, por edhe gjatë protestave të studentëve, të punëtorëve, të akademikëve, të kujtdo qoftë, kanë nevojë për dialog. Kështu që, nëse protestuesit duan të çojnë një grup për të dialoguar me qeverinë dhe për të shfrytëzuar në kohë reale televizive mundësinë që argumentet e tyre të dëgjohen, por edhe për të na dhënë mundësinë që argumentet tona të dëgjohen, në këtë holl ata mund ta bëjnë këtë dhe mund ta rezervojnë falas.
Ndërkohë që pamjet që shikoni këtu janë tre vepra të ekspozitës së parë, që ishte ekspozita çelëse e Qendrës, nga një artist shumë i njohur gjerman, Thomas Demand. Kjo pamje që shikoni këtu i referohet një momenti shumë interesant historik, panairit të madh të punës në New York, të para Luftës së Dytë Botërore, që kishte një logo që lidhej me afrimin e popujve përmes të konsumuarit. Kjo është rimarrja, por e pambaruar e logos, që janë dy duar që shtrëngojnë njëra-tjetrën.
Në hyrje, ju patë objektin që është bërë objekt debati. Ka njerëz që janë shumë të palumtur me faktin që ne kemi vendosur aty atë objekt, i cili faktikisht është një vepër arti e një artisti tjetër shumë të famshëm, Philippe Parreno dhe ka një kuptim shumë të thjeshtë, ç’mitizon godinat hijerënda dhe krijon një akses më të lehtë për marrëdhëniet mes publikut dhe godinave historike, duke pasur këtë formë transparente, të ndritshme, të lehtë, që të kujton hyrjet e teatrove, të kinemave dhe që, faktikisht, lë shumë vend për komunikim.
Ndërkohë që kërpudha, që ndoshta nuk e keni parë, por do ta shikoni, në kopshtin në të majtë është një tjetër vepër e një artisti tjetër shumë të famshëm, Carsten Holler. Të gjitha këto janë donacione për këtë Qendër, që ne synojmë vit pas viti të krijojë dhe një koleksion të çmuar të artit bashkëkohor, duke përfituar edhe nga fakti që kjo është hapësira e vetme e këtij lloji në Europë, - në botë nuk e di, se bota është shumë e madhe, - ku pushteti dhe qytetarët ndërveprojnë dhe fizikisht, një hapësirë është e qytetarëve, një hapësirë tjetër është e pushtetit.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com