'LSI është kancer, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi'! Rama sulmon Metën: U rrit në kurriz të PS-PD! Lulin do e shpëtoj, as ai s'e do Monën dhe Ilirin (VIDEO)

TIRANË- Asambleja e PS përveç prezantimit të punëve që socialistët kanë bërë në këto dy vite qeverisëse, nxorën në pah edhe detaje nga koalicioni qeverisës që PS ka pasur me LSI-në në mandatin e saj të parë.

Ato vite qeverisëse duket kanë qenë edhe më të pakënaqurit për kryeministrin Rama duke thënë se ai ka qene dy herë partizani i bashkimit të dy 'shpirtrave ' socialistë për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës, por kuptoi që LSI ka dashur vetëm të përfitojë nga PS për t'u rritur vetë, ashtu siç edhe po bën aktualisht me PD-në, pasi ka lindur si forcë hakmarrëse. Rama e cilësoi LSI si kancer të politikës që kërkon vetëm të rriten në kurriz të partive të mëdha PS dhe PD dhe se të dyja partitë  kanë dhënë një pjesë të shpirtit të tyre kur kanë qenë në koalicion me LSI-në.  

Si kurrë më parë ndonjëherë kryeministri Edi Rama ka hedhur  akuza të panumërta ndaj Ilir Metës dhe LSI. Bomba që çau koalicionin e tyre ishte reforma në drejtësi, reformë që ka qenë mjaft e sulmuar nga kreu i Shtetit Ilir Meta dhe ka nxitur shpesh reagimet ndërkombëtare për t'iu kundërpërgjigjur. Sulmet nuk munguan as për presidentin Meta, për të cilin Rama tha se nuk e dinte "se do shkallonte" kur e votuan President, por e dinin që në fillim që do ishte i pari i opozitës.

Gjithashtu edhe dekoratat e bëra nga Presidenti  kanë qenë në shënjestër të ironive të kryeministri i cili tha se "Meta i ka marrë varrezat me radhë dhe si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun". Në mbyllje të fjalës së tij Rama tha se do ishte një fushatë interesante dhe gjithçka që donte tani ishte të shpëtonte Lulin nga 'kthetrat' e Monikës dhe Ilirit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Rama batuta e ironi në Asamble: Lulin dua ta shpëtoj, as ai nuk e do Ilirin dhe Monikën (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se ai do ta shpëtoj Lulin nga Monika Kryemadhin dhe Ilir Meta, pasi edhe ai nuk i do ata, Rama nuk ndali as ironitë duke projektuar të ardhmen e kundërshtarëve ku Basha do ishte kryeministër, Ilir do merret me dekorata e Monika shefe e llogarisë. Përtej batutave, Rama e mbylli fjalën e tij duke thënë se fushat elektorale do të ishte mjaft interesante.

 "Luli Kryeministër, Ilir me dekorata dhe Saliu kuptohet,Monika shefe e llogarisë. Duhet të shpëtojmë Lulin, s'e imagjinoj dot një demokrat që niset te Sudja, jep një merr dy dhe në fund e panë se çfarë morët. Shkon ia jep Lulit me gjithë këto lista, se votim si ky s'e kisha dëgjuar. Të votosh atë që s'do vetëm Luli, kjo i vjen nga stresi që i vjen nga këta. Është hall i madh, këta janë një situatë shumë sa qesharake aq e rrezikshme,se Luli është pasagjer, lokomotivën e lëviz Iliri, Saliu është skapamento, që ndot ajrin për të shpërndarë panik, Monika është fatorino, Luli me kapele që përshëndet ata që presin në plate dhe i thotë "si jeni me taksa, ai i thonë na i kanë hequr". Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se dua t'i ndaj, që Lulin dua ta shpëtoj nuk e mohoj, nuk e di kush e mbulon Unazën e re, kemi mungesën e djalit të Fahriut, do e shihini kur të marrë dekoratë Fahriu, do kthejë unazën mbrapsht për LSI-në dhe duhet ta ndihmojmë Metën që t'i thotë shqiptarëve ça do akoma. Që nga Skënderbeu deri sot asnjë tjetër nuk i ka pasur ato që ka Meta, Kryeministër 30 vjen, kryeparlamentar 40 vjeç, presidebt 50 vjeç, ca do kur të shkosh 60 vjeç? Do jetë një fushatë shumë interesante", tha Rama.

Ora 18:50
Rama: Meta i morri varrezat me radhë, si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun (VIDEO)

Rama nuk ka ndalur së ironizuar edhe dekoratat e presidenti Meta duke thënë se kjo është një tragjedi komedi që ndodh në vendin tonë , ku Meta është i vetmi president që dekoron të vdekurit para se dhe ai të lindte. Rama thotë me ironi se Meta i ka marrë varrezat me radhë dhe si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun.

"Meta është i vetmi president që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte. Presidenti nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë, për një arsye të thjeshtë, dekorata është simbol që të shquan ty nga të tjerët për të gjallë t mes të gjallëve. Ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. Vitet një polic në krye të detyrës apo ushtarak i jepet medalja të shoqes dhe fëmijëve.  Por të dekorosh heronjtë e popullit kjo e tejkalon Boratin, e bën të vetmin origjinal më të vjetër se kopja.  Ai që jep dekoratën presupozohet se është më lartë. Imagjino këta heronjtë e popullit në varr se si mund të rrotullohen e përpëliten kur marrin vesh për dekoratën. Dekoratën e Vojo Kushit mori dikush që nuk e njihte as familja. Mes Margarita Tutulanit dhe Monikës ka një dallim shumë të madh, se do të detyrohet të dalë kundër Ilirit.  Kështu siç e ka nisur do i japi dekoratë dhe Skënderbeut me urdhrin e Nënë Terezës, nuk la njeri pa dekoruar, ka marrë varrezat me radhë. Ku ka dekorata për të vdekurit. Kam përshtypjen se kur shkon në bustet e tyre imagjinon si të bëhet hero. Farsë. Komedi, Tragji-komedi, turp. Por ajo që vlen në mbyllje është që vota në 25 prill do të jetë një problem shumë i madh për demokratët dhe këdo që mund të ketë arsyet e veta që mund të mos votojë për ne” tha Rama    

Ora 18:31
Rama-Metës: I vetmi President që futet skutave me kriminelë për të bërë fushatë kundër qeverisë (VIDEO)

Letra që Ilir Meta u ka dërgua socialistëve ku deklaron se Rama ka marrë peng partinë, është komentuar nga Rama i cili i hodhi sërish akuza se ai takohet skutave me kriminale për të bërë fushatë kundër qeverisë.

 “Ilir Meta iu ka shkruar një letër, nuk e di a Taulanti do ta përfshinte në rendin e ditës, por ajo që më ka bërë përshtypje është: Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo është një shprehje që tregon sa shumë i do Meta emigrantët në thelb. Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk duan të dinë fare jo për emigrantë, po për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e tyre. Po nuk ishe i LSI, ose i korruptueshëm nga LSI, ti nuk ekziston për Ilir Metën, fare! Që unë kam qenë emigrant ky është fakt, që unë dua që të kemi prapë emigrantë në listën e deputetëve, është krejt e natyrshme për ne, por kjo këngë e refugjatit që erdhi i bë ministër, është kënga e atij që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete.  Ilir Meta flet për banditë e për trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektualë qenkan përjashtuar nga PS, dhe iu kërkon të bashkoheni me të për të marrë mbrapsht Kastriot Islamin, që më rezulton të jetë profesori i vetëm i përjashtuar, dhe t’i bëni atë që s’thuhet PS, por këtu vlen diçka tjetër, që të thuhet, rithuhet, dhe unë e them dhe e rithem: jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe luftën kundër krimit, atë që bën PS, as nuk mund ta çonte njeri nëpër mend. Kujt i shkonte në mend se ata që kanë kryer krime të rënda, të japin llogari për pasuritë e tyre. Iliri do video, unë me video nuk merrem fare, s’më interesojnë fare videot dhe llafet për videot. Kërkon video për skutat ku ai futet, por është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak, as ka pas, as ka për të pasur më, që dergjet skutave, për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.

Ora 18:25
Rama: E dija që në fillim se Meta do ishte president i opozitës, por se dija që do shkallonte! Të bëjë debat me Monikën kush drejton LSI-në (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta u zgjodh president me votat e ps dhe të vetat dhe e dinte që në fillim që do ishte president i opozitës, por jo që do shkallonte. Në lidhje me drejtimin e opozitës ku Meta po sillet si kryetari i saj, Rama tha se ai të ndajë me Monikën kush është në krye të LSI dhe pastaj të bëj debat me Lulin. Në fund tha Rama le ta marrë postin e kreut të opozitës, por jo të jetë president dhe opozitar njëkohësisht.

"Më thonë që ti na e bërë president. Me votat e tij dhe tonat Meta u bë president dhe ne kemi qenë të bindur që atëherë se ai do të ishte president i opozitës dhe e kam thënë  në Kuvend që opozita ka presidentin më të mirë për të, por nuk e dija që do shkallonte, këtë nuk e kisha menduar . Iliri punon fshehuri për LSI-në dhe Monika punon hapur. Ky është fakt që ato janë aksioner  të ndërmarrjes së LSI-në. Ta zgjidhë njëherë me Monikën se kush është kryetari, pastaj të bëjë debat me Lulin dhe më pas le të bëhet kreu i opozitës, por jo kështu", tha Rama.

Ora 18:11
Rama: LSI është kancer që përfiton në kurriz të PS/PD, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi (VIDEO)

Rama e cilësoi LSI si kancer të politikës që kërkon vetëm të rriten në kurriz të partive të mëdha PS dhe PD dhe se të dyja partitë  e mëdha kanë dhënë një pejsë të shpirtit të tyre kur kanë qenë në koalicion me LSI-në. Ndërsa tha se ajo që e ndau PS nga koalicioni me LSI-në ishte reforma në drejtësi.

"Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy here jo një herë, i kam qenë partizan i bashkimit të të majtës, i të majtës me dy shpirta që u krijua nga një çarje e madhe e PS. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës. Ajo që kam mësuar ka qenë se të dyja herët problemi është madhor deri sa është bërë eksploziv si pasojë e një rezultati të thjeshtë ku PS, por edhe PD, janë parti të mëdha, ku përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e organizmit të çdo partie ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, ajo do të jetë pjesë e qeverisë për t'u rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicion me LSI ishte reforma në drejtësi pasi LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë, ka lindur si një forcë hakmarrëse. Doli nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë PS, ka përfituar nga pakënaqësia legjitime e krijuar brenda e PS, ku shumë njerëz ndihen të papromovuar se donin apo sa duhej dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. Ajo është një organizatë që funksionin vetëm me këtë parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë, kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra, dhe kemi dhënë atë që qoftë PS qoftë PD është detyruar të jap kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit", tha Rama.

Ora 17:23
Po shpopullohet vendi/ Rama: A është ardhja në pushtet e Ilirit, Saliut, Lulit e Monës që do kthejë shqiptarët në vend? (VIDEO)

Kryeministrit Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga kampi opozitar se gjatë qeverisjes së tij, vendi është shpopulluar. Edhe në këtë rast, Rama i është përgjigjur duke ironizuar kundërshtarët e tij.

"Është nga EUROSTAT, shikoni sa njerëz kanë ikur në 2008, janë të regjistruar në librat e EUROSTAT. 2008-2010 ka qenë momenti i ikjeve të mëdha. 49790 janë kthyer. Të rinjtë që janë në gjendje pune, ikin një pjesë, ka dhe nga ata që kthehen, por së pari a është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale dhe e të gjithë vendeve ish- komuniste ku ka qytete të tëra të vdekura, që nga Lituania në Bullgari dhe kush është zgjidhja? A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit apo ziles dhe për më tepër a është ardhja e Ilirit, Saliut, Lulit dhe Moniës që do kthejë mbrapsht shqiptarët. Është studiuar dh e argumentuar që edhe një dekadë tjetër trendi është ky që më shumë do ikin se do të vijnë. Që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne kur punojmë sot, të mendojmë edhe për nesër. Që kur bëjmë reformat sot, të mos i lëmë njerëzit që të mos paguajnë se do humbasin vota, se ashtu jo vetëm nuk fitojmë vota, por humbasin Shqipërinë dhe në këtë pikë ne jemi dallimi me ta. A ka njeri që beson se LSI mund të pajtohet me një shtet ku është pjesë e pushteti dhe ku funksionon merita, përvec të qenurit anëtar i LSI? Nuk ka dhe kush e mendon këtë ka një problem. Ne na duhet që më shumë se asnjëherë tjetër, kjo fazë dhe këto zgjedhje janë një betejë jo me ata që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të njerëzve. Cili qytet është ai që ishte përpara se ne të merrnin detyrën. Ndryshimi nuk është i atillë te jeta e përditshme e njerëzve sa të krijojë qetësi dhe siguri, përkundrazi kur njerëzit mendonin sot për sot", tha Rama.

Ora 17:03
Rama thumbon Metën: Ilir, prit se nuk ka ardhur akoma radha te ty! S'ka më keq se kur shokët i jepen gotës së alkoolit (VIDEO)

Ironitë për presidentin Ilir Meta, Rama nuk i ka kursuer as në Asamblenë e PS-së. Kjo pas një të bërtiture që u dëgjua në Amfitetarët.

“Iliri ishte? Se dëgjova një që bërtiti. Ilir prit se nuk ka ardhur akoma radha te ty, do vijë pas pak. Cfarë të bësh, nuk ka më keq se kur shokët i jepen gotës së alkoolit”, tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 10/10/2020 17:53

    C'FARE NUK I kane thene populli shqiptar ketij ndyresire ilir metes te gjithe te zezat ,,,por ky nuk iken nga presidenca sepse e di qe ka vjedhur e vrare dhe po te mos kete imunitet perfundon ne spak......prandaj duron c'do lloj ofendimi vetem te kete imunitet....

    Përgjigju
  • Noku: 10/10/2020 09:00

    Shpeto Lulin se me te rri 5 mandate ne pushtet. Meta edhe pse nuk me pelqen, e vertetoi sa vete mbledh ne shesh.

    Përgjigju
    • @Noki: 10/10/2020 13:18

      IM nuk mbledh as 1000 vete ne shesh se eshte parti shpk. Ata qe nxorri ne shesh ishin borxh nga PD. Po i vjen ngordhja prandaj rshte ne agoni. I ardhte sa me ngadale qelbesires

    • Poku: 10/10/2020 11:51

      Po ke keto tru me mir var nje gur ne qaf dhe hidhu nga ndonje ure e ruges se kombit qe i mbaroi rama qe mos dalesh me ....

  • Populli: 10/10/2020 07:33

    Dhe ti kancerin e bëre president... Morali i fabulës kush na qenka?? Për mua jeni kancer të gjithë ju plehrat e politikës Shqipëtare, të gjithë Hajdutër, por seicili me stilin e tij të personalizuar.

    Përgjigju
    • @Mehalla: 10/10/2020 21:34

      Qyq e qyqar je ti o legen mua më ha k.. Se nuk jetoj në një vend vari carin, në Spanjë je sikur ku po jeton, ka vende 100 herë më lartë se Spanja, sa për shpellat je ti o kokra legenit që të duken njerzit të lumtur në Shqipëri vetëm spe është PS në Pushtet, të qifsha robt ty PS PD E LSI se paske një mendje me të gjithë ata mutër.

    • Mehalla: 10/10/2020 13:03

      O gango un kam 25 vjet ne spanj o qyq ....jo me mban me lek ps ja hahahaha po kshu u mesuat ky esh fjalori shpellarit direkt ja beni analizen dhe pse me vjen keq per ca qyqare si ty shkruaj dhe them qe rama esht i pa thysshem per te miren e te gjithve ne ....e vlereson nje bot nuk e do nje ujk vicidoli ....kaq na ben....te fala opozites rrugore

    • @Mehalla: 10/10/2020 12:03

      E para o Mehalla nuk fola në emër të popullit si mendon ti o kokë tule, populli ka kuptimin e njërit prej Shqipëtarëve, e dyta tani që fole e meriton gjellën në kazanin e partisë që të hedh kockën, e treta o legen mua në më rruhet për asnjë nga ata mutër se sjam si puna jote që të mban me bukë politika, për mua janë të gjithë qënër që kur vjen puna i bëjnë pazaret në kurriz të popullit të thjesht, po varja pse harxhoj frymë me skërmilla si puna jote.. Ishte ai Rama yt i mirë që i rrihte shpatullat Saliut pas tragjedisë në gërdec, po ai Rama ishte që bashkë me PD bëri Meta mutin president... Ik tani skërmmill e hap sytë atë bëjë.

    • Mehalla: 10/10/2020 11:45

      Po ti nuk perfaqson as shtepin tende ...dhe jo me je populli....duhet ti matesh llafet para se ti thuash...nuk jan te gjith sali krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjozi tradhetari......

  • Buna: 09/10/2020 23:44

    Boll u bere zedhenes i njerezve te dhunshem psikologjik dhe verbal zoti kryeminister

    Përgjigju
    • Drini: 10/10/2020 11:40

      Po ti buna ....ketu nuk ka ndonje lidhje me ato qe thua....mos ke ndonje miz nen kesul si meta....prit se meta do hiqet zvar rugeve si pijanec....me cna ben ne si popull ai ....ta talli e ta degradoj mu ne kock qenin hajdut dhe vrases....

  • Aktori: 09/10/2020 23:10

    Mire ky I xhati bën punën e vet se është aktor I paparë, por me bën qudi ata se ishin në stadiume qne duartrokasin edhe zgerdhihen, me humorin e kryedrogagjiut, apo me skamjen e popullit, injoranta pa vlere.

    Përgjigju
    • Regjizori: 10/10/2020 11:33

      Nuk esht aktor o njeri....esht piktor dhe udheheqes burre shteti qe e vlereson gjith rruzulli....pyet pak italin psh....

  • AltinTop: 09/10/2020 23:04

    Te gjitha fushatat e Edi Rames jane te ngjashme...fokusi me i madh eshte tek te metat e kundershtarit se sa tek planet per zhvillim ekonomik dhe social qe ka nevoje vendi... opozita dihet qe ka probleme te medha prandaj jane ne opozite...

    Përgjigju
    • AltinTop: 10/10/2020 10:46

      O Daku si fillim mos fyej kot pa lidhje.. jam dakord qe Rama ka punu me shume se cdo KM tjeter... por kur vje puna te kerkosh mandat te trete duhet te na tregosh dicka me shume se ato dy mandatet e kaluara... e jo te merresh me palaçot e opozites sa per fushate...

    • Daku: 10/10/2020 08:03

      O altin leshi e ke gabim se dhe per te ardhmen po flet biles shum....se shum gjera do bej....vettem ky i ben realitet o dit zi prandaj thiri komitetit jo as mish as peshk ...

  • Henri: 09/10/2020 19:57

    Sa fjalor banal dhe imoral, jo i denje per nje individ me detyre Kryeminister. Qe ishte dhe eshte kancer i politikes, te gjithe e dine. Por per kete arsye bene koalicion, ne menyre qe kanceri i LSI te linte PD dhe bashkohej PS. Jo per vendin jo. Por qe Rama te behej Kryeminister. Tani nuk ka nevoje se e kane ngrene me gjithe opinga LSI-ne, e po i tresin kockat. Se tashme nuk ka kancer ti qendroje para superkancerit Rama.

    Përgjigju
    • polici: 10/10/2020 11:43

      o henri o djal me flete po sa i mencur je mor jahu.shum i vemndshem je por te kujtohet cthote likja e sal shpellari kur ishte ne pushtet.sala shante me liber shtepije ne parlament e likja kercenon dhe sot e kesaj dite qe nuk ka bythe njeri ta preki se ja shtrydh koqet o henri i vogel. shko e ritu e degjo shqupist-in qe mbaj kafazin se te paska ikur zogu

    • Sadushe: 10/10/2020 11:21

      Sa i mencur more henri mos je gje ai cili ti.....po ti o damblla rama te hapi syt mos i kesh friken sali kriminelit ti jo te ka hyr ne palc ...po dhe corben e ke ngren.....

    • Dangellia: 10/10/2020 07:58

      Kancer je ti dhe shpella nga kini dal o kater kembesh..,

    • shqupist: 09/10/2020 20:39

      dmth ti na dashke pd e lulkes ne pusht.et?nrabo djali.vazhdo me keto mend .mba kafazin se zogu ka ikur dhe ti mendon se eshte akoma aty

  • Boli: 09/10/2020 18:54

    KANCER E KALUAR KANCERIT ESHTE LSI...KJO DIHET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille