Rama me drejtorët e policisë/ Reagon opozita, Strazimiri: Ja emrat që e mbajnë në pushtet

Rama me drejtorët e policisë/ Reagon opozita, Strazimiri: Ja emrat që e mbajnë në pushtet

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar pas takimit që kryeministri, Edi Rama zhvilloi ditën e sotme në ministrinë  e Brendshme me drejtorët e policisë.

Strazimiri ka hedhur akuza ndaj kreu të qeverisë si dhe ndaj policisë së Shtetit duke thënë se janë pikërisht këta të fundit që e mbajnë me forcë në pushtet.

"Edi Rama si kryetar i bandës 339-184, po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit, e cila është e njëjta bandë e Sigurimit të Shtetit që përdori diktatura në 2 korrik 1990" deklaron ndër të tjera Strazimiri.

 Sipas tij, Ramës nuk i intereson vota e qytetarëve dhe në konferencën e sotme tregoi se rri në pushtet falë mjetit të tij të presionit, duke iu referuar kështu policisë. 

Reagimi i plotë i Strazimirit:

Kryeministri më i refuzuar në historinë e pluralizmit shqiptar sfidoi sot 85 përqind të shqiptarëve, duke treguar se atij i mjaftojnë mjetet e represionit për të qendruar në pushtet dhe jo vota e tyre.

Në funksion të këtij mesazhi kriminal, kreu i bandës 339-184, u shfaq në krah të skuadronëve të vjedhjes së votës dhe represionit ndaj opozitës.

Ata janë të njëjtët që, për llogari të kreut të bandës, kanabizuan vendin, të njëjtët që u siguruan garanci dhe mbrojtje trafikantëve të drogës, e që në këmbim, veç parave, u kërkuan vota për PARTINE, të marra përmes kërcënimeve, presioneve, shantazheve dhe parave të ndyra të trafiqeve.

Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin qytetarët me gaz në rrugë e në shtëpi, të rrahin  pa mëshirë opozitarë e gazëtarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë vetëm pse refuzojnë sundimin e bandës, janë po ata që në 2 korrik të ’90, u përpoqën të mbanin në këmbë perden e hekurt, që po shkërmoqej në mes të Tiranës.

Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85 % të shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga Shkolla e Sigurimit të diktaturës komuniste.

1.Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimi) 2.Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit) 3.Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit) 4.Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit) 5.Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit) 6.Hasan Ahmetaj 7. Skender Kalemi (Shkolla e Sigurimit) 8.Edomnd Tarkaj (Shkolla e Sigurimi) 9. Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimi) 10.Neritan Nallbati 11.Sali Skura  (Shkolla e Sigurimit) 12. Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit) 13. Robert Aga 14. Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit) 15. Sokol Çela 16. Ilir Musta (Shkolla e Sigurimi)

Janë po ata që “perden e hekurt” e donin në këmbë e të pëprekur, si monument të anti-amerikanizmit dhe dëshmi të stalinizmit të vetëm në glob. 

Janë të gjithë emra dhe "njohje të vjetra", në dokumentat e raportet e OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës dhe çdokujt tjetër që ka vezhguar zgjedhje në Shqipëri si persona kyçë për dhunë e manipulim në zgjedhje, sa here në pushtet është partia e Enver Hoxhës dhe Sigurimit.

Shembujt më elokuent të garantimit të mënyrës së rregullt e të qetë të ketyre zgjedhjeve janë, gjithashtu,

- Pjerin Ndreu (që sot po i shërben farsës si kandidat)

- Gazmend Demrozi, shefi aktual i komisariatit të Dibrës, i cili vazhdon represionin ndaj opozitarëve. Ky është i njëjti shef komisariatit në Kavajë në 2001, rrahësi i pashpirt i komisionerit të PD në Qerret, shpina e nxirë e të cilit bëri xhiron e botës.

Janë të njëjtat kalbsina që kërkojnë shejtnim, me të njëjtat metoda, me të njëjtën urrejtje për cilindo kundërshtar. Ka ardhur dita që të marrin përgjigjen që po kërkojnë tash 29 vjet, bashkë me kryebanditin që i ka ndërsyer sërish për t’I ulur kokën 85 përqind të shqiptarëve, që refuzojnë sundimin e tij!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/07/2019 21:03

    Me tru cyryku si puna jote te gjithe shqiptaret kane mbaruar shkollen e sigurimit.Po ti re teveqel, qe del si kaubojs mes dites me kobure, cfar shkolle ke mbaruar ? Apo ate te lepirjes se b...s se Saliut

    Përgjigju
  • E verteta: 02/07/2019 14:34

    Amanet pisqollen, koke pisqolle, njerez ne boten e kafsheve

    Përgjigju
  • robi: 02/07/2019 14:18

    Po kryegangsteri i pd-lesheli komandanti i bandes qe del nga pergjimet e Bildit tuaj te famshem ne Diber, komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu , cfare shkolle ka mbaruar, sepse sellja e tij dhe imazhi i ulet qe ka ne publik si njeriu me i urryer ne planet tregojne se ai duhet te kete mbaruar nje trajnim spaecial ne kurset neonaziste te Agimit te Arte ne Greqi,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren