TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme planin e masave lehtësuese, për të cilat theksoi se vënia e tyre në zbatim varet nga dy faktorë; ndërgjegjësimi qytetarëve dhe se si do të vijojë kurba e të infektuarve këtë javë. Megjithatë, këto masa lehtësuese do të shoqërohen me masa të ashpra ndëshkimore, që shkojnë deri në burg.
Kështu, më e rëndësishmja, është se do të zgjatet afati për të bërë pazar. Që do të thotë nga 60 minuta që ka qenë, do të bëhet 90 minuta dhe qytetarët do mund të përdorin makinën e tyre private për të bërë blerjet. Autorizimi për makinën në këtë rast nuk do të jetë i nevojshëm, nëse qytetari (vetëm një nga familja) do të ketë marrë lejen për pazar dhe nuk do ta shfrytëzojë atë për qëllime të tjera. Nëse thyen orarin apo ka marrë persona të tjerë të familjes me vete, do t'i hiqet patenta dhe do t'i sekuestrohet makina, por Rama nuk e ka specifikuar për sa vite bëhet fjalë. Sa i përket marrjes së lejes, procedura vijon njësoj, një SMS në numrin 55125 ose në portalin qeveritar e-albania.
Do zgjerohet gjithashtu edhe fasha e orarit që kanë në dispozicion për të lëvizur këmbësorët dhe makinat, megjithatë edhe kohëzgjatja do të përcaktohet në ditët në vijim. Gjithashtu, ashpërsim të ndëshkimeve do të ketë edhe për ata biznese që vijojnë aktivitetin fshehurazi. Në rast se do të kapen në shkelje të këtij ligji, përveç mbylljes së aktivitetit, do të ketë konfiskim të gjithçkaje që ka brenda, do u sekuestrohet makina, do u hiqet patenta deri në heqje lirie.
Për taksitë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se nuk do të ketë masa lehtësuese, çka do të thotë se nuk do të lejohet që të qarkullojnë dhe të transportojnë udhëtarë. As pensionistët nuk do të të përfshihen në këtë paketë. Për ta nuk do të ketë një fashë orari të caktuar ku do mund të lejohen të dalin nga shtëpitë, por duhet të telefonojnë në Bashki që t'u bëjnë pazaret.
Masat lehtësuese të parashikuara, shoqëruar me ndëshkimet
1. Lejimin e plotë të makiave private për punonjësit e kompanive të lejuara
Ndëshkimi- Marrja e personave të tjerë nga familja, do të ndëshkohet me disa vite heqje patente (kjo është për t'u saktësuar) dhe sekuestrim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta.
Ndëshkimi- Marrja në automjet të një pensionisti, për çdo nevojë, përjashtim të nevojave shëndetësore do të ndëshkohet me disa vite heqje patente dhe sekuestrim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta dhe heqje lirie
3. Do zgjerohet fasha orarit për të bërë pazar! Nga 60 minuta do të bëhet 90 minuta dhe kryerja e pazarit me automjet privat do të jetë e mundur.
Ndëshkimi- Në rast shkelje të këtij rregulli, do të ndëshkohet me disa vite heqje patente dhe konfiskim të makinës për po aq vite sa do i hiqet patenta dhe heqje lirie
4. Kush hap biznesin e ndaluar do dënohet me heqje lirie, me sekuestrimin e automjetit dhe patentës për disa vite dhe konfiskimin e gjithçkaje që ka brenda
5. Do zgjerohet lista e bizneseve që do mund të qëndrojnë të hapura që nuk janë brenda qendrave tregtare (jo kafetë, restorante dhe palestra)
Ndëshkimi- Duhet të pajisin punëtorët/ klientët me maska, doreza, dezinfektant në të kundërtën do mbyllen për një periudhë kohore, konfiskim të gjithçkaje që ka brenda dhe heqje lirie
6. Do zgjerohet fasha e orarit për të lëvizur për këmbësorët dhe makinat (nuk ka një orar)
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook nga gjobat që ka vendosur sot policia për të pabindurit që kanë dalë nga shtëpia pa autorizim ndërsa u drejtohet me një tjetër apel qytetarëve. "U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund" shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme masat e reja lehtësuese dhe ndëshkimet që do të shoqërohen në rast se dhe do të thyhen rregullat.
"Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t'u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t'i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna. Nuk bëhen për këta që hapin lokalet, dhe këta nuk duhet të marrin mesazhin e gabuar që u hap loja. Duam të lehtësojmë më tutje aktivitetet në njësi individuale në dyqane njësi shërbime, jo lokale, palestra, që nuk janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare që do të vazhdojnë të jenë mbyllur. Kush ka njësi të tilla të përgatiten të pajisin me maska, doreza me dizinfektantë për klientët, njësitë e tyre. mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje ka brenda, me mbyllje për një farë kohe, dhe heqje lirie, nuk kemi rrugë tjetër".Po ashtu jemi duke studiuar hapjen e orarit, shtrirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme dhe i qëndroj bindjes që nuk është problemi fasha e orarit. Por të gjitha këto do të jenë masa që janë gati por do të jenë të përshkallëzuara me pikatore.Jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës dhe do të na thonë ekspertët se çfarë dhe si do të bëjmë". Nuk ka gjobë për ata që janë në punë pas orës 13:00, e kemi thënë dhe stërthënë. Nuk do të dilni ju pensionistët, thjesht do kërkoni mbështetje për të kryer pazaret", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëron lehtësimin e masave kufizuese, nisur nga panorama ndryshe që pa sot në tregun e Kombinatit, ku të detyruar nga sinjalistika, qytetarët respektuan distancimin social.
"Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim", shkruan Rama në Facebook, teksa poston fotot nga tregu i Kombinatit.
Policia dhe ushtria u stacionuan në këtë treg që shfaqi problematika gjatë javës së shkuar me grumbullime qytetarësh pa masa mbrojtëse kundër COVID-19. Rama tha se pikërisht kjo situatë u bë shkak që ai të shtynte për pas ditës së hënë lehtësimet me pikatore siç ai u shpreh, duke zgjatur fashën orare të lejuar për të dalë, duke rritur numrin e automjeteve që mund të marrin autorizim dhe fashën orare, dhe zgjerimin e listës së bizneseve që mund të qëndrojnë hapur.
Por këto masa lehtësuese do të shoqërohen me rritjen e masës administrative, deri në burg për shkelësit përsëritës.