Rregullat e reja disiplinojnë qytetarët! Në tregun e Kombinatit blerjet me autorizim, doreza, maska dhe dezinfektim (VIDEO)

TIRANË- Të bësh pazar në tregun e Kombinatit duhet të tregosh autorizimin, të kesh doreza, maskë dhe të dezinfektohesh. Janë këto rregullat e reja të vendosura nga bashkia Tiranë pas kaosit të krijuar në fundjavë, që detyruan institucionet të marrin masa ekstreme. ReportTv ka bërë një vëzhgim në këtë treg, ku ende rezulton se pensionistët paçka se është e ndaluar janë aty për të bërë pazaret e ditës.

Ditën e sotme, panorama është krejtësisht ndryshe nga sa është parë ditët e kaluara, çka ndikoi që mbajtja e distancës të bëhej me detyrim. Qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë qytetarëve për të ruajtur distancë. Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli. Më pas, pasi përfundojnë pazaret, në dalje qytetarëve u dezinfektohen këmbët.

Në treg pati prani të shtuar të forcave të policisë dhe ushtrisë që bëjnë monitorimin e situatë. 

Report Tv ka ndjekur situatën këtë të hënë në treg. Për këto rregulla edhe tregtarët shprehen se janë të duhura. Tregu i Kombinatit është ndarë në dy pjesë: Dyqanet janë brenda këtij perimetri dhe tezgat janë spostuar në lulishten përballë minibashkisë.

E teksa tregu u vendos nën rregullat strikte të kontrollit, trotuaret e Kombinatit sollën një pamje që nuk duhet, me shumë qytetarë pa ruajtur distancimin social.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Elbasani si Tirana, pikat e verdha 'detyrojnë' qytetarët të respektojnë distancën gjatë pazareve

Duke parë se një pjesë e qytetarëve nuk po respektojnë distancën e duhur nga njëri-tjetri gjatë kryerjes së pazareve është parë e nevojshme ndërhyrja nga vetë pushteti vendor për të vendosur pikat e verdha ku çdo qytetar duhet të qëndrojë.

Pas tregut të Kombinatit në Tiranë edhe Bashkia e Elbasanit ka vendosur pikat e verdha orientuese për qytetarët që të ruajnë distancën sociale mes tyre për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit.

Para farmacive, bankave dhe dyqaneve që ofrojnë shërbime të ndryshme në Elbasan, janë vendosur pikat e verdha në distancën që duhet mes qytetarëve. Kjo situatë e re lufte për vendin është sa e rrezikshme dhe ironike, për faktin se nëse deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin.

Kjo u përgëzua dhe nga kryeministri Rama, i cili theksoi se do të jetë standardi në çdo qytet dhe biznes që ofron shërbimet e tij në kohën e luftës, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk respektohen do të ketë masa ndëshkimore.

"Pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t'i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre", shkruan Rama.

Deri kur bota të rikthehet në normalitet, të gjithë njerëzve u duhet të bashkëjetojnë me rregulla që deri dje as nuk i kishin imagjinuar.

Ora 12:59
Rregullat e reja në tregun e Kombinatit, Veliaj: Ky shembull duhet të shtrihet në gjithë territorin

1586170837_kombinat.png

Pas vendosjes së masave të reja dhe dezinfektimit të tregut të Kombinatit, situata atje ka ndryshuar tërësisht.

Sipas zyrës së shtypit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajështë shprehur se situata në tregun e kombinatit është normalizuar dhe se ditën e sotme panorama është krejtësisht ndryshe nga sa është parë ditët e kaluara, ky qytetarët nuk respektonin asnjë masë mbrojtëse, çka ndikoi që mbajtja e distancës të bëhej me detyrim.

Paraditen e sotme, qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë qytetarëve për të ruajtur distancë. Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.

Teksa ka përshëndetur këtë bashkëpunim të qytetarëve me strukturat e policisë për të mirën e të gjithëve, kryebashkiaku Veliaj thotë se një shembull i tillë duhet të shtrihet në gjithë territorin.

Ai ka falenderuar policinë e shtetitpolicinë bashkiake dhe Forcat e Armatosura për vendosjen e disiplinës

“Nuk mjafton te jemi 90% te kujdesshem,  lipset 100% ne gjithe territorin ne kete beteje per ta fituar kryelarte! Flm qytetareve te Kombinatit per bashkepunimin!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ora 11:41
Elbasani si Vlora, qytetarët pa masa mbrojtëse dhe në grumbuj nëpër banka

Ashtu si në Vlorë, mbas afërsisht dy ditësh në karantinë të plotë, qytetarët e elbasanit kanë dal për të bërë pazare dhe për të kryer shërbimet e tyre në bankat e qytetit, por kjo ka sjellë grumbullimin e njerzëve të cilët nuk respektojnë distancën që duhet të mbajnë nga njeri-tjetri.

Ora 11:23
Ushtria 'stacionohet' tek Pazari i Ri (VIDEO)

Ushtria është vendosur edhe në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë për të garantuar se qytetarët e ruajnë distancën teksa bëjnë pazaret.

Ora 11:11
Në Vlorë tregjet mbushen plot, nuk mungojnë as pensionistët (VIDEO)

Pas dy ditëve thuajse në izolim total sot qytetarët në Vlorë kanë populluar rrugët ku kryesisht kanë dalë për të bërë pazaret. Siç duket edhe nga pamjet të shumtë kanë qenë ata që kanë shkuar në tregje, për të blerë gjërat e domosdoshme.

Nuk mungojnë as pensionistët, të cilët në pamundësi për t'i kryer pazaret ndonjë i afërm kanë dalë vetë në rrugë. Ndërkohë edhe pse ndodhemi në ditën e 25 të pandemisë, sërish të shumtë janë ata që nuk respektojnë rregullat e sigurisë, si distanca, mos mbajtja e maskave dhe dorezave.

Ora 10:01
FOTO sot nga Kombinati , lëvizje të shumta, tregu me rregulla të reja, qytetarët dezinfektohen
Ora 09:30
Respektimi i rregullave s'i lihet më në dorë qytetarit, tregu i Shkodrës blindohet nga ushtria dhe policia (VIDEO)

Jo vetëm Tirana! Edhe tregu i qytetit të Shkodrës është "blinduar" nga policia dhe ushtria, për të shmangur një panoramë të ngjashme me atë që u pa dje në tregun e Kombinatit. Nisur nga fakti se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar, janë marrë masat që rregullat të zbatohen me detyrim, e jo më t'u lihet në dorë atyre. Në treg lejohet vetëm hyrja e personave që janë pajisur me leje për të dalë nga shtëpia. Kjo ka bërë që të ketë një përmirësim të ndjeshëm të situatës në treg.

Ora 09:11
Tregtari në Kombinat: Sot është më bukur, tani do i respektojnë rregullat se s'kanë ku shkojnë (VIDEO)

Një tregtar në tregun e Kombinatit thotë se situata sot është shumë ndryshe, me rregull e distancë mes blerësve.

"Higjiena duket bukur, por është problemi njerëzit. Tani do i respektojnë rregullat se nuk kanë ku shkojnë, do futen një nga një. Sot është më bukur, është më mirë", tha tregtari për Report Tv.

Ora 09:08
'A do lëng ky burrë apo jo?!' 84-vjeçarja del për pazare për bashkëshortin me diabet: Maska më merr frymën! (VIDEO)

Të moshuarit dalin vetë nga shtëpia për të bërë pazaret, edhe pse nuk u lejohet për shkak se nëse janë të vetmuar duhet të kërkojnë ndihmë nga autoritetet përkatëse për t'ia çuar ushqimet në banesë. Një grua e moshuar tha për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta se ka tre javë në shtëpi por askush nuk i ka shkuar. Ajo u shpreh se e ka bashkëshortin të sëmurë me diabet dhe ka nevojë për lëngje.

"Ja ku e kam maskën dhe më merret fryma, jam 84-vjeçare kam edhe një burrë 87 vjeç edhe me ilaçet, a do lëng frutash ky burrë apo jo, kam tre javë brenda", u shpreh e moshuara që po priste radhën në hyrjen e tregut të Kombinatit, ku tashmë janë vënë rregulla të reja dhe ka prani të policisë dhe të ushtrisë për të respektuar distancën sociale.

Ora 09:07
Gazetari i Report Tv raportim LIVE në tregun e Kombinatit, i blen ushqimet të moshuarës (VIDEO)

Një pensioniste nuk pati mundësi të futej në tregun e Kombinatit për të bërë pazaret, kjo edhe për shkak se të moshuarve nuk u lejohet të dalin nga shtëpia. për t'u futur në treg, policia e vendosur në hyrje të tij kërkon autorizimin e marrë online në e-albania. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, iu gjend pranë të moshuarës duke e pyetur se çfarë ajo donte të blinte dhe duke ia marrë vet në tregun e Kombinatit. E moshuara jeton me djalin, por tha se ai është në punë dhe nuk ka mundësi që të bëjë edhe blerjet për shtëpinë.

"Jam pensioniste, jetoj me çunin. Ai është në punë. Do blej bukë, qumësht edhe salcë edhe portokalle edhe dy kile mollë", tha e moshuara për Report Tv.

Gazetari në një transmetim Live në Report Tv, hyri në treg së bashku me grupin e xhirimit, ku pas dezinfektimit në tunelin e parë në hyrje, shkoi në dyqane për të marrë portokalle, mollë dhe bukë për të moshuarën, duke i premtuar se do t'i marrë edhe disa ushqime të tjera që ajo donte të blinte.

"Dua salcë, edhe një bombol për kafe", tha e moshuara pasi mori frutat, ndërsa gazetari i tha se do t'i ketë edhe këto blerje.

Nje punonjes i bashkise se Tiranes shoqeron te moshuaren ne shtepi pas blerjes se ushqimeve nga gazetari Arsen Rusta

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 06/04/2020 16:18

    KJO DUHET TE BEHET EDHE NE HYRJE TE SPITALEVE,,,AMBULANCAVE,,SUPERMARKETEVE,,,,E INSTITUCIONEVE KU TE MUNDET...

    Përgjigju
  • Faisbe: 06/04/2020 10:10

    Kryeministri te shtunen na kumtoj se do kishim leshime me pikatore,por Ai as dje te Djelen dhe as sot deri ne ora 10 nuk eshte dukur online ne media e portale,çka te ben te mendosh se diçka ka ndodhur,eshte duke ndodhur apo pritet te ndodhe. Gjithsesi njerezit duhen bere "zap" per te ruajtur distancen sociale mbase edhe si ne Indine e larget, ku policia ndeshkon fizikisht me shkop......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen