Rama me tre ministra në Kukës
ndan tre investime me qytetarët

Rama me tre ministra në Kukës<br />ndan tre investime me qytetarët
Edi Rama është ndalur dje në Kukës së bashku me tre ministra të tij për të inspektuar tre investime të rëndësishme në zonë. Me Panaritin ai ka shpërndarë lopët si kompensim i atyre që ngordhën nga dermatoza, me Beqajn ka inspektuar investimet në spital, ndërsa me Nikollën ka inspektuar rindërtimin e shkollës fillore.

Kompensimi
Ashtu siç u ishte premtuar nisi sot procesi i kompensimit të fermerëve për kafshët e dëmtuara nga dermatoza modulare. Fermerët e Hasit në Kukës janë të parët të cilëve iu zëvendësuan çdo kokë gjedhi e prekur nga kjo sëmundje.

Kompensimi i fermerëve për gjedhët e prekur u bë pjesë e paketës më të madhe të solidaritetit, krahas dëmshpërblimit të përmbytjeve. 3 milionë dollarë u akorduan për vaksinimin për të parandaluar dëmet dhe për të kompensuar plotësisht të gjithë fermerët që humbën gjedhët nga kjo sëmundje.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u takuan me fermerë të Hasit. Fermerët vlerësuan jetike për ta jo vetëm kompensimin që iu bë, por edhe faktin se zëvendësimi i kafshëve të dëmtuara është bërë me kafshë me prodhimtari më të lartë, sikundër për fushatën e vaksinimit që frenoi rritjen e dëmeve.

“Kam pasur 10 krerë, 3 ngordhën. Faleminderit për vaksinat, sepse sikur të mos ishin bërë vaksinat në kohë do të ngordhnin edhe të tjerat, se kishte qenë sëmundje shumë e rrezikshme,” – tha një fermer i cili dje mori tre lopë, një kompensim për ato që I ngordhën nga sëmundja. Fushata e zëvendësimit kokë për kokë e kafshëve të dëmtuara do të vazhdojë në të gjithë zonat ku kjo sëmundje u ka shkaktuar dëme familjeve fermere.

“E gjithë kjo zonë, - informoi Ministri Panariti - tashmë është vaksinuar me vaksinë falas, të siguruar nga shteti shqiptar dhe mbajtëm premtimin, që i kishim dhënë atëherë. Kjo racë është shumë më e mirë sesa lopët, mëshqerrat, që u dëmtuan. Është një racë e përzgjedhur me shumë kujdes, e importuar nga Danimarka, raca “xhersi”, e cila i përshtatet më së miri të gjitha karakteristikave të kësaj zone. Ne fillojmë sot procesin e kompensimit kokë më kokë të gjithë krerëve, të dëmtuar.”

Hasi, Kukësi, Dibra janë tre bashkitë e para ku ka nisur dëmshpërblimi për gjedhët, më pas sipas ministrit procesi do të shtrihet edhe në Lushnjë, Fier, Korçë dhe gjithë fermerët e dëmtuar nga kjo sëmundje do të dëmshpërblehen ashtu siç është premtuar për çdo kokë gjedh të humbur nga sëmundja.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra