Basha për Report Tv: Tryeza me qeverinë propagandë...Të analizohen dëmet në ndërtesa për të nxjerrë mësime (mos të humbasin provat)

Lideri demokrat Lulzim Basha në një intervistë për Report Tv, tha se përgjegjësia e opozitës është të jetë pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, një pjesë e të cilëve sipas tij, janë lënë të harruar nga qeveria. Pas kalimit të fazës më tragjike të tërmetit, të jetëve të humbura nën rrënoja, Basha tha për gazetaren Anduela Ndreu, se tahsmë faza e dytë e rëndësishme është strehimi i banorëve dhe vlerësimi i dëmeve.

"Gjendja pas një jave ka hyrë në fazë të dytë të emergjencës, faza e parë ishte me kërkimet nën rrënoja, tani që kjo fazë është mbyllur me një bilanc tragjik 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, tani po zbulohen orë pas ore dhimbjet dhe vuajtjet e fazës së dytë të emergjencës. Do t'i grupoja në dy kategori, në traumën psikologjike, tronditjen, shokun që kanë qindra banorë që kanë humbur strehën e tyre qe janë prej një jave në një gjendje mes tokës dhe qiellit, pasigurie totale dhe paqartësie totale për të nesërmen.

Grupi i dytë i shqetësimit ka të bëjë me nevojat fizike të njerëzve. Ndihen dhimbjen e mungesave ushqimore, moti po ftohet, shirat kanë filluar, shumë prej familjeve flenë në çadra që është e paimagjinueshme në këtë kohë. Mungesa e ngrohëseve jua ka bërë një torturë. Kjo gjendje është shkaktuar nga tërmeti.

Këtë gjendje emergjence nuk është momenti për të ulur ritmin, tani është koha të shumëfishojmë praninë pranë njerëzve, këtë po bëjmë ne si opozitës. Mbështetja është të tregojë aty ku ka nevojë për prani dhe për ndihmë. Sot në Ishëm, në Gjuricaj dhe në fshatin Armath të Manzës, në Kërthushë të Ishmit, tek Hidrovori këtu, po shohim që nuk ka pasur asnjë prani për asnjë ditë. Ka pasur shumë pak ndihma, kryesisht humanitare dhe të ndara në mënyrë të seleksionuar, për këtë po ankohen banorët. Duke ju vlerësuar ju si media ju ftoj të shkoni në çdo cep të zonave të prekura të qarkut të Durrësit", - u shpreh Basha.

Kryedemokrati tha për Report Tv se opozita i ka bërë propozimet e saj të cilat qeveria mund t'i implementojë në përballimin e situatës, dhe se nuk është nevoja për t'u ulur në tryezë politike, pasi vendi i opozitës jo parlamentare - theksoi ai - është të jetë pranë njerëzve që kanë nevojë për ndihma.

"Kemi bërë një propozim me tre pika. Nuk ka lidhje tryeza dhe tavolina, propaganda është gjë tjetër, realiteti është gjë tjetër. Larg propagandës po ju them, duhet përshpejtuar procesi i vlerësimit, përveçse të shtohen grupet e vlerësimit. Ekspertët më kanë th137në që ka 500 specialistë të fushës të gatshëm të kontribuojnë vullnetarisht, shteti është ai që duhet t'i vë në lëvizje. Bëhet fjalë për mijëra banesa anembanë vendit.

Më tej, vlerësimi i dëmit në faturën financiare.

E treta, 150 milionëshi i oligarkëve në buxhet të 2020 t'i shkojë këtyre njerëzve. 146 milionë dollarë shkojnë për PPP dhe koncesione. Ky është momenti për t'i thënë që këto fonde t'ia kalosh mijëra familjeve në nevojë. Nuk janë fonde pa të cilat nuk mund të bëjë shteti, analiza e fondeve është bërë.

Kanë punuar me duart e zhveshura pa dorashka, dhe kjo është fakt, dhe kjo do të thotë se emergjencat janë të papërgatitura. Përgatitja e një strukture të jetë në gjendje të ndihmojë në situata të tilla është emergjencë. Unë nuk e di për çfarë e keni fjalën kur flisni për bashkëpunim politik. Unë jam në një tryezë, nuk është bashkëpunim, është fotografi dhe fasadë. Ngrehina është që ne të jemi afër njerëzve, që të jemi afër kujtdo që do të ndihmojë. Opozita ka qenë jo vetëm luajale por e përmbajtur dhe produktive në çdo hap që ka hedhur në raport me përgjegjësitë që ka, këto janë përgjegjësitë tona, qeveria të sajat. Shqetësimi ynë kryesor është të jemi pranë njerëzve. sepse nuk kishte prani pranë tyre, njerëzit ndihen të braktisur. Nuk kam ndërmend të futem në çështje politike, sot gjithë vëmendje a e opozitës është të ndihmojmë me ç'të mundemi njerëzit, këta njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe t'i gjendemi afër. Sot detyra emergjente e çdokujt është të bëjë gjithçka që mundet për t'i ndihmuar", - u shpreh lideri i opozitës së bashkuar.

Kryetari i Partisë Demokratike e quajti hap të mirë shembjen e pallateve dhe godinave të dëmtuara që janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve, por tha se ky proces nuk duhet bërë me nxitim për të humbur provat që mund të çojnë para përgjegjësisë penale ndërtuesit që kanë bërë ndërtime abuzive.

"Shoh një nxitim të madh për tu përpjekur për ta hedhur këtë situatë me propagandë dhe pak veprime. Më duket si gjë emirë që po i heqin gërmadhat. por duhet të marrim vesh çfarë ndodhi me këto ndërtesa që mos ta përsërisim më. Duhen analizuar ndërtesat për të nxjerrë mësime. Duhen prova materiale për të parë se cilat prej tyre përbëjnë vepër penale. E treta ka lidhje me probleme humanitare, mund të bëhen përpjekje për të shpëtuar orenditë", tha kryedemokrati.

Vizitën e kryeministrit në Londër në Samitin e NATO-s ku kreu i qeverisë do të kërkojë edhe ndihma për tërmetin, Basha e komenton kështu: Vëmendja ime është tek njerëzit në nevojë.  Kryeministri ja del edhe pa komentet e mia të marrë më shumë vëmendje seç po marrin njerëzit në nevojë.

Kryedmeokrati thotë se emergjenca ende nuk ka kaluar, ndërsa tha se për përballimin e saj ka kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë që të na gjenden pranë.

"Emergjenca po rëndohet", përfundoi Basha intervistën për Report Tv.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 03/12/2019 21:54

    Po c’merreni me Bashen, as në qeveri as në parlament nuk eshte. As qe ka deshire Te rregullohet sa me shpejt gjendja ne vend. Ujku mjergull do e ky eshte nje ujk me dy kembe I biri I Saliut e vellai I Ikirit.

    Përgjigju
    • O tej: 04/12/2019 17:05

      Basha i ka shallat e ngjitura

  • vera: 03/12/2019 18:36

    ME NJERI LLUM SE KY BASHA ,SALIU,,DHE META NUK GJEN NE DYNJA,,,FARE E POSHTER MALOKU,,...

    Përgjigju
  • Alniku: 03/12/2019 18:04

    Nuk besoj që të ketë njeri më të ndyrë në botë tashti që ATDHEU është në ditë të vështirë ky del akoma me Rama ik .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5