Rama mesazh ngushëllimi për aksidentin në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese! Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin, ngushëllime familjeve të viktimave

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik në Koraci ku 10 shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama e konsideron një fatkeqësi pikëlluese teksa uron që të plagosurit rëndë t’ia dalin me luftën për jetën. Ndër të tjera kryeministri u shpreh ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 10 viktima, Rama: Fatkeqësi pikëlluese! Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve! Ruçi: Kurajo! Meta: Trishtim i thellë për lajmin e rëndë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?



×

Lajmi i fundit

John

Flakët në Kaliforni rrezikojnë pemën më të madhe në botë, zjarrfikësit e mbështjellin me materiale rezistente ndaj zjarrit