/ATSH-Z.Tosku/- Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në simpoziumin mbi "Rolin e bektashinjve", ku theksoi përvojën e komunitetit të bektashinjve si model dhe çelës të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Shqipëri.
Sipas kryeministrit Rama, "shembulli i bektashijnve është një model bashkëjetesës dhe çelës i artë i bashkëjetesës fetare". "Gjithkush nga ne, mund të ndjehet fatlum në mënyrën sesi ky komunitet përçon paqen dhe urtësinë nëpërmjet kulteve të përvetshme të besimit bektashian", tha Rama.
Ndërkaq, ai tha se në kohën e pushtimit otoman, i gjithë bektashizmi u bë mburojë vëllazërore për të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se "shteti shqiptar nuk ka asnjë paragjykim dhe as përjashtim për këtë apo atë komunitet fetar". "Secili komunitet fetar përçon mesazhin dhe dëshminë e bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare. Ne, gjithnjë e më shumë kemi një krenari kombëtare dhe qytetare për bashk?jetesën fetare , po kjo krenari tejçohet edhe tek ata qytetarë që nuk janë pjesë e asnjë prej këtyre komuniteteve dhe e quajnë vetën ateistë", vijoi ai.
Ndër të tjera, Rama gjatë fjalës së tij, tha se në Tiranë do të ndërtohet një park ku do të mbillen të gjitha pemët dhe bimët që përmenden në Bibël dhe Kuran, ku qytetarët të mund të gjejnë krijesat dhe imazhet e të gjithë librave të shenjtë.
"Jemi mirënjohës ndaj të gjitha komuniteteve fetare për dëshminë e bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare, midis tyre edhe komunitetit të bektashinjve", u shpreh Rama
/Shqiptarja.com