Rama në Bruksel: Shqiptarët
meritojnë integrimin, Pushteti jo
Është mesazhi që kreu i PS-së përcolli në Bruksel, ku zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian por dhe dje u hap ekspozita hartografike për 100 vjetorin e pavarësisë. Ekspozohen 47 ekzemplare hartash.
TIRANE- ‘Pushteti i sotëm se meriton statusin, por Shqipëria e shqiptarët padyshim që po”. Është mesazhi që kreu i PS-së përcolli në Bruksel, ku zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian por dhe u hap ekspozita hartografike për 100 vjetorin e pavarësisë. Duke komunikuar nëpërmjet rrjetit social Tëitter kryetari i PS-së cilësoi hapjen e ekspozitës si “një sukses të vërtetë. Mbi 200 vetë ishin të pranishëm mes tyre 2 zv.Presidentë të Parlamentit dhe eurodeputetë nga gjithë spektri.”
Në sallën e ekspozitës u ekspozuan 47 ekzemplare hartash nga shekulli II në shekullin XIX me hartën e Europës pa kufij dhe Rama falënderon dy kuratorët e saj Artan Shkreli e Artan Lame. “Miq të mirë e shumë të pasionuar pas trashëgimisë sonë kulturore.”- thotë Rama.
”Mesazhi kryesor që përcolla edhe këtu: Pushteti i sotëm s'e meriton statusin,po Shqipëria e shqiptarët padyshim po!”- shkruan Rama në Tëitter duke informuar se në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë Miguel Martinez, zv presidenti i Parlamentit evropian, Libor Rucek, Zita Gurmai, Tanja Fajon, Eduard Kukan. Salla e ekspozitës ku u ekspozuan 47 ekzemplare hartash nga shekulli II në shekullin XIX me hartën e Europës pa kufij. Edhe eurodeputetja Tanja Fajon në profilin e saj në facebook përshëndeti Shqipërinë për 100 vjetorin e pavarësisë së saj.
Gjatë ditës së djeshme Rama takoi komisionierin për Zgjerim e BE-së, Stefan Fyle.
Fyle citohet të jetë shprehur se Shqipëria ka një perspektivë reale në rrugën e integrimit evropian, me kusht që vendi duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e dialogut politik dhe të japë rezultate konkrete në 12 prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit. Në profilin e tij në Tëitter Rama u shpreh optimist pas takimit. “Takim inkurajues me Komisionerin e Zgjerimit. Dëgjuam fjalët më të mira për rolin tonë e kërkuam statusin për Shqipërinë”. Në ekspozitë të pranishëm ishin dhe deputeti socialist Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ristrukturimi i Kishës së Prokopit në Tiranë, reagon arkitekti: Dikush ta ndalojë këtë marrëzi të panevojshme, nuk ka lidhje me projektin origjinal
13 Janar 2023, 18:16
-
Arkitekti Artan shkreli zbulon hartën 106-vjeçare, e para e Tiranës: U përpilua nga austro-hungarezët, ja detajet
5 Maj 2022, 19:57
-
'Zemra e Krishtit', pas gati një shekull projekt në letër, i vjen radha të ndërtohet në Tiranë kumbanores madhështore
4 Shtator 2021, 14:59
-
1 vit pa Maks Velon⁄ Arkitekti jep alarmin: Veprat e artistit po shiten në tregun e nëndheshëm!
7 Maj 2021, 16:38
-
Zbulim arkeologjik paleokristian te Mozaiku i Tiranës
18 Prill 2021, 17:02
-
Artan Shkreli rrëfen fortifikimet nga antikiteti i vonë dhe mesjeta në Shqipëri
25 Mars 2021, 10:49
-
Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, zëvendëson Agron Hysenlliun që u nda nga jeta prej COVID
28 Dhjetor 2020, 18:22
-
Projektligji për ndërtimet pa leje, Peleshi: Për t'i ndaluar duhet Kod i posaçëm! Nisma e deritanishme lejuan dyfishimin e tyre
16 Shtator 2020, 16:35
-
Nis pastrimi i kalasë së Tepelenës, do të hiqen, kioska, lokale dhe karburanti
30 Gusht 2020, 12:05
-
Hekurudha Tiranë–Durrës, Shkreli për Report TV: Punimet nisin në korrik (VIDEO)
3 Mars 2020, 07:28
-
Punime në segmentin Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi 'Shqiponja', ja si devijon trafiku
28 Shkurt 2020, 13:22