Me rastin e ditës së 7 marsit, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa dekorata në shenjë mirënjohje për mësuesit.
/Shqiptarja.com
Në Kryeministri kreu i ekzekutivit organizoi edhe një takim, ku u kërkoi ndjesë mësuesve për fjalorin dhe shfaqen që dhurojnë çdo të enjte deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Sakaq, Rama publikoi një fotot në rrjetet sociale, me etiketimin “Foto e Ditës”, ku ai, në praninë e bashkëshortes Linda, duket teksa u shërben me tabaka në dorë mësueseve pranë zyrës së tij.

Edi Rama i merr tabakanë kamarierit të Kryeministrisë dhe sherben vetë
s.k/Shqiptarja.com











