Rama në Borsh: Projekti për jugun
gati!  Do të rrisim investimet

Rama në Borsh: Projekti për jugun<br />gati!  Do të rrisim investimet
Pas miratimit të hartës së re territoriale, qeveria shqiptare është gati të ndërhyjë edhe në bregun e Himarës së Re dhe rehabilitimin e fshatrave të saj te mrekullueshëm për të cilët do të çelë një konkurs ndërkombëtar në muajin shtator. Gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me banorët e Borshit dhe Dhërmiut, ai bëri të ditur se projekti RAB është një bazë për programin e ri të zhvillimit ekonomik të Himarës së rilindur nga ndarja e re territoriale.

Ndalimi i dytë ishte Borshi, hyrja në plazhin e të cilit do të bëhet tashmë nëpërmjet rrugës së rikonstruktuar Qazim Pali, një investim prej 100 milionë lekësh, me gjatësi 2 km që lidh rrugën nacionale Sarandë-Vlorë me Plazhin e Borshit. Gjatë takimit me banorët e Borshit, kryeministri u ndal në efektet që ndarja e re territoriale do të ketë për komunitetet. Sipas Ramës qeveria shqiptare është e vendosur t’i japë fund epokës së mungesës së ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, në bregdetin e jugut, i cili është i njohur për ujërat e kristalta. 

 
“Deri më sot ka rezultuar tërësisht i falimentuar, me pasoja të tmerrshme për komunitete të tëra dhe për zona si kjo, që në vend që të ishin zona ku cilësia e ujit të ishte një nga arsyet  për t’u krenuar dhe për të promovuar zonën, është një nga arsyet për të ulur kokën, sepse e dimë fare mirë se çfarë problemesh ka këtu me ujërat e ndotur, ashtu sikundër sa probleme të mëdha ka me ujin e pijshëm.
Kemi gati dhe jo gati me fjalë, por ka filluar realizimi i projektit të rehabilitimit të rrjetit të furnizimit me energji të gjithë zonës. Janë dy nënstacione të reja që do të ndërtohen dhe financimi për to është garantuar dhe kështu besojmë që zgjidhim përfundimisht problemin  e madh që hasni ju dhe gjatë sezonit turistik, të gjithë strukturat hoteliere, të nivelit shumë të ulët të tensionit,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri tha se numri i investimeve, tё vendosura në dispozicion të kësaj zone, nuk është bërë për shumë vite të marra së bashku dhe se realizimi me sukses i tyre, do të sjellë ndryshime të dukshme, nga viti në vit.

“Besojmë shumë që vitin e ardhëm do të kemi mundësi të flasim për më shumë gjëra dhe do të kemi vënë në vijë më shumë investime. Edhe, thjesht, këtë vit kemi vendosur në dispozicion të zonës një sasi investimesh të atillë që nuk është bërë në shumë vite të marra së bashku, duke përfshirë investimet në rrjetin elektroenergjitik, duke përfshirë investimet për rrugën ku jemi këtu, por edhe për unazën e re të Himarës, por edhe për rrugën e re që do të lidhë Kuçin me bregdetin , por edhe për modelin e parë të zhvillimit të ri urban të shëtitores së Qeparoit që fillon, besoj, në fund të këtij muaji dhe vitin e ardhshëm do të shkojmë më tutje, me më shumë besoj,” – u shpreh Kryeministri.
 
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim edhe me kampin e vullnetarëve, në Dhërmi, fryt i programit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për plazhe të pastra, një bashkëpunim mes Forcave të Armatosura, vullnetarëve, si dhe pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile. Duke vlerësuar kontributin e tyre dhe përgjegjshmërinë e lartë qytetare, Kryeministri theksoi se falë punës kolosale që është bërë në këtë drejtim, këtë vit bregdeti është shumë më i pastër krahasuar me vitet paraardhëse.
 



Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë