Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-Presidentit Zhak Shirak, i cili ndërroi jetë 5 ditë më parë.

Rama ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet përkrah ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Rama është takuar edhe me personalitete të tjera, të cilët janë mbledhur në Francë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Zhak Shirak.

“Paris, Hôtel de Marigny - Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, -shkruan Rama.

 

Ora 12:01
Rama në ceremoninë mortore të Zhak Shirak, takohet me Bill Klinton(FOTO)
7/0