DIBËR - Kryeministri Rama në vijim të turit elektoral ka ndaluar në Dibër ku u ka kërkuar banorëve të kësaj Bashkie që t’i japi mundësinë të majtës për të punuar për ta.
 
Na jepni mundësinë që të bëjmë gjithçka për ju. Të bëjmë atë që s’është bërë në 25 vite për këtë zonë.”-tha Rama duke kërkuar votën e dibranëve për kandidatin e së majtës Shukri Xhelilin.
 
Rama gjithashtu ka rikujtuar se më 21 qershor votohet për përmirësimin e jetës.
 
Përmes votës familja e secilit përtej nesh bë të mundur përmirësimin e jetës së vet  gjerë që nuk i bën dot vetë të mundur. Në 21 Qershor votohet për familjen, ujin e pijshëm, për pastërtinë. Për rrugën. Për transportin urban. Për kopshtet, për shkollat, për hapësirat që u vihen në dispozicion të moshuarve, për ata që duan të çelin një biznes të vogël.”- tha Rama duke shtuar se jan vetë dibranët ata që duhet të zgjedhin.
 
Jeni ju që duhet të votoni fare thjesht 12 vite ka ky kryetar bashkie. Është koha për ta ndërruar edhe sikur të kishte realizuar premtimet. 21 Qershori për të ecur së bashku socialistë e demokratë, për Dibrën me Dibrën. Ju e keni parë dallimin e madh mes dy fushatave, Fushata jonë flet për familjen, shkollat rrugët, transportin, zhvillimin.”- tha Rama.