“Këto nuk janë zgjedhje për gajretin e SHQUP-it, por për komunitetin”. Kështu u është drejtuar kryeministri Rama qytetarëve durrsakë, gjatë prezantimit të kandidatëve për këshillat bashkiakë .
Sipas tij , zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje për kopshtet, shkollat dhe transportin dhe jo për çmimin e energjisë siç propagandon SHQUP-i.
Gjithashtu Rama përmendi edhe një projekt që do të përfshijë Tiranën, Vorën dhe Durrësin. Projekti deklaroi Rama ka të bëjë me ndërtimin e 40 shkollave të reja në këto 3 bashki.
"Unë besoj që në ditët në vijim Dako do ekspozojë disa projekte në vazhdën e punës që kemi nisur . Unë dua të përmend një projekt që do të përfshijë Tiranën, Vorën dhe Durrësin, që lidhet me domosdoshmërinë për t’i dhënë nxënësve të këtij territori, që të mos jenë më peng i proceseve mësimore me mbingarkesë nëpër klasa dhe projekti është për të ndërtuar në këtë aks rreth 40 shkolla të reja të cilat do të jenë shkolla të standardeve më të larta evropiane dhe do të përfshijnë territorin dhe do të mbulojnë me nevoja për shkolla dhe kopshte edhe zona që deri më sot nuk kanë parë shkollë mesa se sa një orë larg në këmbë."- tha Rama.
Prezantimin e kandidatëve të këshillit bashkiak Kryeministri e cilësoi të rëndësishme, pasi sipas tij me ndarjen e re territoriale këshillat do të jenë si Kuvendi i Shqipërisë.
“Kjo është e para fushatë ku kandidatët për Këshillin Bashkiak marrin një rëndësi shumë të veccantë dhe është e para herë që kandidatët për këshillat bashkiakë prezantohen sepse me reformën administrative dhe transformimin e hartës së re territoriale nga afro 400 komuna në një hartë me vetëm 61 bashki, këshillat bashkiakë janë tani si Kuvendi i Shqipërisë, por si Kuvendi për Durrësin apo Vlorën” tha Rama.
Një vëmendje të veçantë lideri i mazhorancës i kushtoi edhe pjesëmarrjes së grave në këshillat bashkiakë, duke e quajtur një betejë të fituar faktin në këshillat bashkiakë raporti duhet të jetë 50 me 50
“Sot jam i kënaqur që kam fituar një betejë të gjatë me Dakon. Në fakt e kam fituar me forcë dhe jo me argumenta se i thosha që shumë pak gra ka këshilli. Po ku t’i gjejmë thoshte. U desh që ne ta vendosnim me ligj që duhen 50 % gra dhe 50% burra që situata të ndryshonte si nata me ditën. Unë se kam fshehur kurrë që besoj më shumë të gratë se te burrat. Jam i bindur që populli shqiptar e kishte mirë kur thoshte që nëse do të bësh një muhabet mund ta fillosh me burra dhe ta përfundosh me gra. Prania e grave nuk është simbolike. Unë jam krenar të them se prania e tyre në këshillat bashkiakë , në BE është në një mesatare 32 %- 33% . Ne jemi shumë mbi mesataren dhe kemi arritur në barazi ideale 50 - 50. Nuk dua të keqkuptohet njeri si Saliu dhe të thotë që tani ia kaluam BE-së. Unë besoj se kudo ku ka prapambetje, papunësi, varfëri një nga instrumentet më të rëndësishëm për ta luftuar me forcë betejën ndaj këtyre plagëve është dhënia e një roli të merituar grave dhe vajzave”,-theksoi kryeministri.
Në përfundim të fjalës së tij Rama ftoi qytetarët që të votojnë Vangjush Dakon, për t’i dhënë atij mundësinë të jetë një “ ministër i Durrësit” në 4 vitet e ardhshme.
Pas prezantimit të kanidatëve, Rama bashkë me Dakon kanë përuruar edhe sheshin e ri të Durrësit, që ka marrë një tjetër pamje.
Pas këtij eventi Rama ka hedhur edhe disa foto të akapura nga lart nga sheshi i ri.

Redaksia Online
(u.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO