Rama në Elbasan: Pijanecët bllokojnë rrugën, kush i tha Lulit që kështu merret pushteti?

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot përpara qytetarëve Gledjan Llatja si kandidat i PS për Bashkinë e Elbasanit. Në takimin, i cili u karakterizua me batuta dhe ironi të fortma për kundërshtarët politik, Rama u shpreh i bindur se Partia Socialiste do t'i fitojë të gjitha Bashkisë, edhe ato që prej vitesh janë konsideruar si 'bastione të djathta'.

Takimi nisi me një kundërpërgjigje për simpatizantët dhe ish- deputetët e PD, të cilët ashtu si kurse një ditë më parë në Shkodër, sot bllokuan rrugën në Bradashesh.

"Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time", tha Rama.

Duke falenderuar Qazim Sejdinin për punën e bërë deri më tani, Rama tha se me Llatjan në krye në Elbasan do të punohet edhe më shumë, nga sa është bërë për këtë qytet këto 4 vite.  

"Më 30 qershor në Elbasan do bëhet një festë e madhe dhe do falënderojmë Qazim Sejdinin dhe do i japim bekimin për Glevit, i cili do bëjë edhe më shumë për këtë qytet nën drejtimin e PS. Do bëjmë për Elbasanin këto 4 vitet e ardhshme edhe më shumë se ç’bëmë në këto 4 vite. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara", përfundoi kreu i qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Rama: BD-ja, partia e re e Saliut, në rast se bie Luli nga pema

Kryeministri Edi Rama i qëndron mendimit të tij se "Bindja Demokratike" është krijuar nga Sali Berisha. Ai nuk i ka kursyer ironitë, sipas së cilit është një skenar i Berishës, që të mos dalë krejtësisht i humbur nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 “Skuadra që i fitojnë të gjitha ndeshjet s’ka, por kampionët dijeni se fitojnë gjithmonë në fund. Ata që s’dalin dot kampion kanë zgjedhur të dalin nga stadiumi. Mos kini frikë për trazira, maksimumi që bëjnë këta është ajo që bëri profesori sot, për turpin e atyre që i kanë dhënë gradën profesor. Ne nuk jemi parti rrugore, në 30 qershor do marrim përsipër të vazhdojmë më tutje rrugën për Elbasan dhe gjithë baskitë. Ka dalë edhe partia më e re e Saliut. Futu ti i tha Patozit, të jemi 50% me 50% në rast se bie Luli nga pema”,- tha Rama

Ora 12:07
Rama: Lulin se lë 'fallxhorja', është rritur konsumi i kafes turke në SHQUP

Me batuta dhe ironi për kundërshtarët politik është karakterizuar takimi i Ramës dhe qytetarët e Elbasanit. Në qendër të batutave ishte pa dyshim kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

"Unë mund të merrem me Lulin, po atë se lë 'falllxhorja'. Unë i them hajde, ajo i thotë"jo, jo". Fallxhorja e mbyti Lulin me kafe turke, pije i thotë se “E po ulet poshtë dhe L po ngrihet”. Është rrritur konsumi i kafes turke në SHQUP", u shpreh Rama. 

Ora 11:56
Marrëveshja e 17 Majit, Rama: Basha si fëmijë i kopshtit pa drekë, u mësua keq

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje marrëveshjen e 17 majit, me kryedemokratin Basha, sipas së cilit një gjë e tillë nuk do të ndodh më. Ai tha se PS pranoi të sakrifikonte, për të mirën e Shqipërisë, por një gjë e tillë sipas tij, është keqpërdorur nga Basha.

"U mësua keq Basha. Ishte momenti për të mirën e vendit, për prespektivën europiane, ne të sakrifikonin diçka, që të mos e paguante Shqipëria. Pasi i mori të gjitha ato që kërkoi dhe pasi tha fjalën se nuk do të kontestonte zgjedhjet, u mësua keq . Pse është kopsht pa drekë tani? Kush bërtet më shumë merr lodrat? Imagjinoi ku janë katandisë ato. Pashë profesor Spahon, festonte fitoren e Ajaxin sikur kishin mundur PS, sepse unë jam me Juventusin...dhe ku qëlloi që fitoi Ajaxi atë ditë që u bë ajo e Hollandës. Ajaxi fitoi me lojë të bukur, nuk fitoi duke djegur gomat, nuk tha ne nuk hymë në fushë, po nuk hoqët Ronaldon në shtëpi", u shpreh Rama. 

Ora 11:52
Rama ironi me Kryemadhin: 'Fallxhorja' u thotë se do më ndodhë diçka e keqe, për dreq i dal prap përpara

Blerja e votës, ka qenë një tjetër temë në të cilën është ndalur kryeministri Rama, Me ironi dhe batuta, Rama drejtoi sërish gishtin nga LSI, sipas së cilit është partia që i ka blerë votat në zgjedhje.

"Keni fallxhoren deputete, e mishit nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta cojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën. Këtu ja ardh profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tani u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori. A e kuptoni se ku ka shkuar muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë t'u themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje”- tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andnand Shuli PS Gramsh: 02/08/2019 08:48

    Bashkia Elbasan Kryetari Gledian Llatja PS

    Përgjigju
  • Mondi: 28/04/2019 11:30

    Ku esht ndryshimi ktu I pijanecve me drogagji ?

    Përgjigju
  • Manoli: 27/04/2019 15:32

    Kshu do tet meret pushteti dhe pasuria kur na del qe paske qen robqir

    Përgjigju
  • Raul: 27/04/2019 15:00

    Plaku i pjerdhur Spaho ne mjerim te plote bllokon rrugen, turp, turp, turp mjere familja qe e ka, mjere studentet kush ju jep mesim , nje prof. Bllokon rrugen fundi i botes,

    Përgjigju
  • Populli: 27/04/2019 13:54

    Fajin e keni vete z kryeminister keta nuk Jane deputet por bandite dhe si te tille duhen arrestuar dhe denuar .Keta Jane e keqja e shqiptareve ,c'kusur kemi ne si popull te durojme keta halabak

    Përgjigju
  • I majti: 27/04/2019 11:47

    Cdo gjë e ke thënë mirë vetëm me atë grabitësin Sejdinin e ke dhjer fare..

    Përgjigju
    • Njani: 27/04/2019 15:24

      Plak k,, bashk me k e tjer

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)