KAMËZ - Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të zonës së Kamzës ku ka vlerësuar se kandidati i PD për këtë njësi vendore është i dënuar nga Gjykata për grabitje të fondeve të Bashkisë.

Xhelali e ktheu bashkinë në bankën e tij personale. Fondet për rrugë, kopshte e çerdhe i shpërndante për çetën e tij të cilët ishin edhe me makinë edhe me ndihma ekonomike.”- tha Rama.

Rama e ka vlerësuar si fyerje foton e kandidatit të PD, Xhelal Mziut me moton “Punë dhe dinjitet”, duke shtuar se pas 21 qershorit PD duhet t’i gjejë së pari punë kryetarit të saj.

Më tej ai ka ironizuar me fushatën e PD e cila sipas Ramës bën thirrje për vendime që nuk kanë lidhje me zgjedhjet lokale.
 
Premtojnë të ulin çmimin e energjisë. Por kush do e ulë Xhelali. Xhelali si ul dot. Thonë që do ndryshojnë reformën territoriale, ata në Parlament firojnë çdo ditë.”- tha Rama.

Rama: Safet Gjici s’pranonte kandidimin pa i shprehur hapur mbështetjen
Gjatë takimit me banorë të Kamzës, Rama ka treguar një detaj kur i ka prezantuar Gjicit ofertën për kandidaturën e kreut të Bashkisë së Kamzës.

Më tha se do e pranonte ofertën me një kusht që të shprehja hapur mbështetjen e qeverisë për Kamzën.”- u shpreh Rama i cili theksoi se Tirana-Kamza-Vora-Durrësi është territori i metropolit të Shqipërisë dhe për to duhet investuar njësoj.


Rama i përgjigjet Halim Kosovës: Do ta pimë kafen më 22 qershor
Nga Kamza kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Halim Kosovës për ftesën që i ka bërë që të pijnë një kafe. Rama tha se me Halimin kafen do ta pijë në 22 qershor sepse do t’i kthehet maternitetit.
 
Kryeministri Rama është nxitur nga një banore kuksiane, të cilës kryeministri i kishte premtuar një kafe kur ishin takuar në Kukës.
 
Banorja: Më keni premtuar një kafe në Kukës, jemi takuar në Kukës, tani në Kamëz, hera e tretë mund të jetë në kryeministri, tani nuk e di.
 
Edi Rama: Për kafen ta kam premtuar, jam gati. Më ka kërkuar edhe Halimi të pimë një kafe ndërkohë. Halimi pret deri më 22 qershor do ta pimë atë kafe se do fillojë punë në maternitet prap se është gjeja e duhur që do të ndodhi, ndërsa me ju do ta pimë kafen para 21 qershorit bashkë me Safetin dhe Pjerinin. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)