Kryeministri Edi Rama preku çështjen e Ballkanit të Hapur edhe pranë sipërmarrësve në Kosovë duke thënë se secili do të marrë atë që i takon. Rama tha se Ballkani i Hapur krijon hapësira për të gjithë dhe zgjeron frymëmarrjen ekonomike ndaj nuk mund të trajtohet si instrument që do ta marrë Serbia tregun. Teksa fliste për portin e Durrësit, Rama tha se ekonomia nuk mund të pengohet nga politika.
“Do të jetë një port rajonal për të për mos humbur potencialin e humbur gjatë këtyre viteve. Porti i ri është projekt i hartuar nga një prej kompanive më të rëndësishme. Ka një koncept të shtrirjes në dy anët, por i Durrësit dhe Prishtina. Ekonomia dhe ndërveprimi i sipërmarrjeve s’mund të jenë pengesë e çështjeve politike sado të jenë të rënda. Më vjen për të qeshur kur dëgjoj disa se thonë po na del Serbia në det. Sot ne pamë një ekselencë rajonale. Gruri është 40% që prodhohet këtu dhe 60% që vjen nga Serbia dhe një pjesë nga Hungaria. Cfarë do të thotë kjo? Që gruri i Serbisë nuk hahet dhe ky i joni hahet? Absolutisht jo.
Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu dhe rritja më e madhe është këtu.
Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen e ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, tha Rama.
Lajmi kryesor: