Kryeministri Edi Rama është shprehur se të hënën e ardhshme do i drejtohet Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin si iu drejtua Presidenti Donald Trump më herët. Ky sipas Ramës është një nder i madh për të, pasi është një format shumë i veçantë, që pak liderë botërorë kanë pasur fatin të priten në atë mënyrë në Izrael.

Rama gjithashtu ka përmendur dhe shpalljen non grata të Berishës nga Shtetet e Bashkuar duke thënë se ajo kuotë e vetme, është zënë me meritë. 

“Ai kongresmeni dhe Kongresi Amerikan kanë po aq lidhje sa kishin amendamentet e Nard Ndokës me projektligjet e PS. Për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non grata dhe ajo është e zënë me meritë. Juve do ju dali fjala që non grata do hiqet në mars 2025. Vallahi ai që e ka marrë atë kuotë është i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë, ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar dhe thikat pas shpine që u ka ngulur të gjitha aleancave ndërkombëtare. Të hënën e ardhshme do i drejtohem Parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre kuptohet, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA-së”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Debate në Kuvend për Bordin e Paqes, Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyqin, por ju do më votoni mua si përfaqësues të paqes në Shtëpinë e Bardhë! Të hënën fjalim në parlamentin izraelit