TIRANË- Turin që kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në të gjithë vendin, të quajtur “Punët për Shqipërinë” do ta nisë fillimisht me kryebashkiakët.
Kreu i qeverisë ka thirrur të premten në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkive për të diskutuar mbi projektet dhe integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Turi do të vijohet edhe nga ministrat e deputetët socialistë të cilët do të shpërndahen sipas zonave të tyre për tu takuar me qytetarët e për të dëgjuar problematikat e tyre.
Kjo lëvizje e socialistëve konsiderohet si një fushatë paraprake për zgjedhjet vendore të 2027-ës.
Komente












Mesa duket filloj fushata 23 maj 2027
Përgjigju