Rama: Javën tjetër rrisim orarin e daljes në pazar, në 4 maj lehtësojmë shumë lëvizjet brenda e ndërqytetase me taksi

TIRANE-Pas rifillimit të aktivitetit ekonomik në mënyrë graduale po vijon edhe lehtësimi i masave të daljes nga shtëpia dhe lëvizjes ndërqytetase. Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme se nisur nga situata goxha pozitive që gjendet Shqipëria në luftën me koronavirusin, bazuar te shifrat, ka vendosur që të lehtësojnë sërish masat shtrënguese.

Kështu nga java e ardhshme në datë 27 prill, kreu i qeverisë tha se do të rritet orari i daljes në pazar, që tashmë është 90 minuta me autorizim te e-Albania. "Situata sot është goxha pozitive, por duhet të mbajmë mend ca gjëra të thjeshta. Javën e ardhshme ne do të rrisim orarin e daljes së në pazar".

Gjithashtu nga e hëna që vjen, qeveria do të lejojë për herë të parë pas 15 marsit, rifillimin e lëvizjes ndërqytetase, por me taksi. "Do të hapim dhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi për të lehtësuar sapo pak njerëz se kanë mbetur andej apo këtej nga njëri qytet në tjetrin" tha Rama. 

Ndërkohë që në fillimit të majit, në datë 4, do të lehtësohen më shumë masat për lëvizjen në këmbë dhe me makinë brena qytetit, tha Rama. "Nga e hëna 4 maj do të lehtësojmë shumë lëvizjet brenda qyteteve me këmbë apo me makinë. Pa e kufizuar vetëm te makinat që duan të shkojnë në punë'.

Ai kërkoi që të mos harrojmë atë që mund të na kishte ndodhur nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk vijojmë që të bëjmë detyrën deri në fund. "Kemi të gjithë dijeni për lidhjen me Italinë, sa njerëz erdhën, po ta marrim modelin statistikor italian dhe ta adoptojmë këtu do të kishim afro 15 mijë të prekur dhe të kishim trajtuar 855 vetë në terapi dhe do të na kishte sjellë 1995 të vdekur" tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Rama bën sqarim përfundimtar: Ja cfarë u fal dhe cfarë duhet të paguajë biznesi i vogël

Kryeministri Edi Rama kishte një saktësim për biznesin e vogël se cfarë u është falur dhe cfarë duhet të paguajnë. "Tatim fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për vitin 2020 është falur, por cfarë është paguar dhe do të vijojë të paguhet janë sigurimet dhe natyrisht TVSH-ja, këto do të vijojnë" tha Rama.

Sa i përket shpërndarjes e pagave të luftës, Rama sqaroi se "Sot ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës dhe deri të premte kryhen rreth 8 mijë verifikimet e fundit që mbyllin fazën e parë. Shumë ndjesë për kohën e marrë, por ishte e domosdoshme.

Për dy fazat e tjera nuk do të ketë asnjë vonesë, asnjë problem e pritje pasi do të kalojë brenda ditës automatikisht në afatet e caktuara. Ndërkohë që 65 mijë individë  janë refuzuar dhe që janë ankuar se pse u refuzuan, por nuk hynin në kategoritë e pagesës së parë, të cilëve do iu mbërrijë deri në nesër konfirmimi në e-mail, se përfitojnë nga paketa e zgjeruar, pasi janë tek ato kategori që mbulon paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë".

Ora 18:03
Rama: Brenda majit do të kemi planin për turizmin

Kreu i qeverisë tha se brenda mesit të muajit maj do të fillojmë të mendojmë për turizmin duke parë edhe gjendjen në vendet e tjera lidhur me situatën nga COVID-i. "Brenda gjysmës së parë të majit do të kemi planin tonë për turizmin, prandaj nuk do të lejojmë të degradojë gjendja solide, pavarësisht stresit.

Cdo rritje shpejtësie mund të na kushtojë shumë, prandaj pas cdo hapi mund të tërheqim frenat e emergjencës nëse do të ketë rritje të rasteve. Ne kemi modelin tonë të parashikimit të numrave. Vendimmarrjet do të vijojnë që të jenë dinamike. Prandaj mos u qani se rregullat ndryshojnë shpesh.

Nëse nuk do të kishim marrë masat dhe nëse nuk do ta kishim ulur kurbën nën parashikimin tonë më optimist, falë kësaj lufte, sot nuk do të mërziteshit pse kjo leje, autorizim dhe vërtetim, por do ta qan për shumë të vdekur dhe të plagosur në spitale. Mendoni vetëm këtë' tha ai.

Ora 18:02
'Deri tani ia dolëm me sukses', Rama: Mblidhni mendjen, normaliteti i ri nuk do jetë si ai që kishim

Kryeministri Rama tha se pas kësaj pandemia dhe deri në largimin e plotë të saj situata nuk do të jetë e njëjtë dhe normaliteti i jetës nuk do të jetë ai që njerëzit kanë pasur para pandemisë dhe për këtë secili duhet të përshtatet me rregullat e reja, për të mos u kthyer sërish në gjendjen nga ku vendi po del me sukses.

"Duke kërkuar normalizimin duhet të ndajmë mendjen se kush e di për sa kohë normaliteti i ri nuk do të jetë normaliteti që kishim më parë, pasi jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe akoma më e rëndësishme duhet të kemi një sjellje të re secili në raport me sigurinë dhe do të duhet t'i imponohemi njëri tjetrit të gjitha ato kushte dhe rregulla që kërkon mbrojtja e normaliteti të ri për të mos u kthyer aty nga ku dolëm, deri tani me kaq shumë sukses", tha Rama.

Ora 18:00
Rama: Javën tjetër vendosim për shkollat dhe universitetet, risku për t'i hapur është shumë i madh

Në lidhje me shkollat dhe universiteti ku interesi është më i madh si nga prindërit, nxënësit dhe studentët, kryeministri Rama tha se pritet që javën tjetër të merret një vendim lidhur me to. Mësimi aktualisht zhvillohet online, ndërsa Rama tha se një tjetër problem që rrit rrezikun janë edhe shkollat e prishura nga tërmeti në zonat më të populluara dhe kjo ka sjellë mbipopullim të shkollave ekzistuese. Në këtë gjendje ku numri i nxënësve duhet të reduktohet në klasë për të ruajtur distancën, e bën edhe më të vështirë vendimin për hapjen e tyre, ku Rama tha se janë ende në diskutime dhe do dalin me një vendim javën tjetër.

"Deri në fillim javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. Dmth të gjithë ende nuk kanë një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat nga tërmeti, ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopullim të shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t'i hapur shkollat është shumë i madh, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm me të", tha Rama.

Ora 17:59
Rama: Do hapim dhe bllokun e trete të bizneseve, por pa harruar protokollin e sigurisë

Kryeministri Rama tha se në javët në zhvillim do të diskutohet dhe hapja e bllokut të tretë të bizneseve, pas hapjes së bllokut të dytë javën që vjen, ku shumë qytetarë duhet të kthehen dalëngadalë në punë duke ndihmuar dhe ekonominë familjare, ndërkohë që më herët ka deklaruar se lokalet, baret dhe restorantet, qendrat tregtare do të jenë të fundit që do të hapen. Rama theksoi se çdo biznes duhet të respektojë protokollin e sigurisë për ruajtjen e shëndetit të punonjësve dhe qytetarëve.

"Në javët në vijim do të hapim edhe bllokun e tretë të bizneseve dhe kjo do të ndihmojë ekonominë familjare që dalëngadalë do të kthehen në punë. Duhet pak durim dhe s'ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulitim në mendje se hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie dhe ka shumë mundësi që bizneset të marrin vërtetimin bashkë me protokollin e sigurisë dhe ta mbajnë në biznesin e tyre pasi në fund të ditës këto gjëra duhet për të garantuar shëndetin e të gjithëve. Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja, për të mbrojtur veten dhe familjen, e pastaj shoqërinë", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimife: 22/04/2020 11:46

    hahahahahahaha nje mashtrues ordiner Edi brekushja nje pis shoku Likes Berishes Lulit dhe Monikes talle picken me shqiptaret hahahahahahaha

    Përgjigju
  • USA: 22/04/2020 03:21

    Kur ra termeti i premtove nje femije se do e merrje te luante me djalin tend ne shtepine tende. Edhe ate;nje kalama e genjeve.Majmun me fytyre njeriu je o mjeran. F.You.

    Përgjigju
  • Dajana: 22/04/2020 02:48

    Hap kafet duke ruajtur distancat dhe fast-foodet,, jo restorantet o kryeminister,,,shkollat mos i hap fare deri ne 15 qershor sepse jane me rrezik te madh,,,le te vazhdoje mesimi online,,,mos hap dhe autobuzet deri ne 1 korrik ,,transporti urban eshte me i keq se shkolla,,ne autobuza mund te infektohen mijera veta....aman me kujdes qe te mos izolohemi prape se po kalojme ne stres....

    Përgjigju
  • naimi: 22/04/2020 00:11

    HIC mos na I rrit oraret e daljes edi rama,,,,per c'fare te dalim kur nuk kemi pune ,,dhe as leke neper xhepa,,,me mire rrime ne shtepi keshtu kursejme ca leke,,,kur s'ke leke nuk ke pse del,,,keshtu dhe pakesohet trafiku dhe ndotja ne tirane….//

    Përgjigju
  • Biku: 21/04/2020 18:57

    Te na rroje partia.Po pse re kopuk do na heqesh te drejtat kushtetuese sa kohe te doje qefi ty? Zgjate dhe cik kufizimin po ta mbajti bytha.

    Përgjigju
    • Alb: 22/04/2020 03:10

      Po te drejtat kushtetuese na dallojn nga kafshet dhe rregjimet diktatoriale po si deshem as keto nsr koha do tregoj qe keto qeveri do bejn me keq se virusi tani do behet rrug kjo thyerja e lirive per arsye te paqarta nxirr akte normative nga shpia beje popullin te ndahet ne dy kategori ata qe ca thot qeveria e kan zotim ta bejn edhe keta te tjeret armiqt ne qe sduam civilizimin.

    • Biku: 21/04/2020 19:51

      Po re bisha se ne qofte se sje dakord me te gjatin je shqupis! E meriton nje sufllaqe dopjo pite edhe ti se i sherbeke mire partise.Se kuptoni ju delet se ca do te thot mos te mbash nje krahe por vetem anen e te mires.Polarizoni direkt muhabetin sikur ndahet bota ne ps e ne pd.Kur kam votu un te gjatin ti i bije maces me luge o shok.te jesh kritik delet si ty se kuptojne dot ca do te thotë.

    • te na rroj shqupi: 21/04/2020 19:06

      te na rroj shqupi qe nuka na le te shikojm asnje televizion te huaj dhe te hapim syte se cfare behet ne bote.ne gjithe boten ato qe ti quan te drejta kushtetuse harroi nga ketej e tutje,

  • Roma: 21/04/2020 18:42

    E tmerrshme o njerez cfare eshte ky njeri i shperfytyruar qe na kall datën ne televizor...po çfare na konsideron ne popullin ky qe del e na tmerron me teper neper tv me kete format, i shtrire dhe i shperfytyruar. Po pse mor njerez keshtu jemi ne, qe e kemi hak kete te cmendur ne krye te vendit. Katastrofe

    Përgjigju
  • Blenard: 21/04/2020 18:39

    Na terbuat asnje lloi ndihme kemi punuar 20 vjet e shkaterruam per 2 muaj vertet po jetoim per ekzistenz lek per buk po kerkoim na jepni dhe shpresen se sdo kemi me mundesi te jetoim lirshem ku do vemi se na cmendet ju e kush e hodhi kete flam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit