Rama: Para disa vitesh zero marrëdhënie me Serbinë, sot edhe tensionet më larta mes dy vendeve mund e ulen lehtësisht

Kryeministri Edi Rama tha se falë bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet dhe komunikimi mes dy popujve të mëdha të Ballkanit, shqiptarët dhe serbët, kanë shumë më komunikim dhe marrëdhëniet njerëzore. Duke iu referuar rastit të një të riu që hoqi dhe dogji flamujt shqiptarë nga rrugën e Beogradit, Rama tha se këto incidente nuk duhet të bëhen pengesë mes vendeve dhe se sot edhe tensionet më të lartë mund të ulen lehtësisht.

"Heqja e flamujve shqiptar është rasti i një ekstremisti, ku çdo pyll ka derrat e vetë dhe është ndaluar nga policia dhe është çuar para drejtësisë. Janë gjëra të paevitueshme sepse situatë është lag të qenit ideal mes shqiptarëve dhe serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës dhe për shkak të qëndrimeve të caktuara ndaj Kosovës, por edhe tensionet më të larta të ngrihen, sot bien më shpejt nga sa ndodhet disa kohë më parë. Ne duhet të punojmë për të ardhmen dhe të vendosim marrëdhënie të mira në këtë rajon. Para disa vitesh kishim zero marrëdhënie me Serbinë", tha Rama

 


Lajmi kryesor:

Rama nga Beogradi: Ballkani i hapur është Procesi i Berlinit i marrë në duart tona! Kosova ta provojë sinqeritetin e Serbisë duke hyrë në këtë nismë


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja