RRËSHEN - Kandidatë për sherr. Ky është cilësimi që kreu i qeverisë Edi Rama i bëri të zgjedhurve të Partisë Demokratike për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ndërsa prezantoi kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë e Rrëshenit Ndrec Dedaj, kryeministri përcolli shembullin e kryebashkiakut në ikje të Tiranës Lulzim Basha si model i cili nuk duhet ndjekur në këto zgjedhje.
“Kush niset të votojë kandidatin e PD duhet të thotë, ku e kanë këta një model që unë ta shoh. Më të mirin e tyre kanë këtë të Tiranës, pyesni në Tiranë cfarë ka bërë ky në 4 vjet? Zero, gjumë me gërhima. Ishte ministër Transporti, për çfarë e mbani mend? 230 milionë euro në drejtim të paditur, dihet ku kanë shkuar pos a pa u kapur po e quajmë të paditur. Kur ishte ministër i Jashtëm i firoi deti me firmën e vet. Si ministër i Brendshëm mos e pyet e mbylli me 4 të vrarë në kurriz. Si kryetar bashkie bëri një gjë: Nuk bëri asgjë.
“Siç hyri doli kastravec”, -thotë populli. Ky është mëi i miri se ka edhe më keq”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, në anën tjetër, -tha shefi mazhorancës, qëndrojnë kandidatët e koalicionit të majtë të cilët vijnë në këtë garë elektorale me projekte konkrete për të ndryshuar vendin.
/Shqiptarja.com

VIDEO