Rama: PD kërkon të rikthejë '97
po e morën shtetin e bëjnë çadë

Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike se kërkon të rikthejë '97-ën në Shqipëri.

Shefi i qeverisë teksat shpërndante lejet e legalizimit në Shkodër, theksoi në çadrën e protestës para Kryeministrisë ndodhen njëjtët protagonistë që shkaktuan luftën civile të 97-s.
 
Sipas kreut të qeverisë, vizioni i demokratëve është ta çmontojnë shtetin dhe ta bëjnë çadër. 

"Ju e dini që nuk është se e morëm shtetin, shtet, e morëm shtetin çadër. E tani ata janë futur aty që ta bëjnë çadër prapë.

E janë po ata që (se jemi në mars të 2017) – aty brenda keni po ata që në mars të 1997, e kujtoni mirë se çfarë i bënë shtetit. Se ata vetëm atë dinë të bëjnë. Po se patën ta kërkojnë duke i vënë zjarrin, po e morën ta çmontojnë pa i qarë hallin
", u shpreh Rama.

Ndërkaq, akuza në adresë të demokratëve për ngjarjet e '97-ës hodhi edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Teksa merrte pjesë në përcjelljen e kontigjentit të 3-të të Forcës Detare në detin Egje, Kodheli është ndalur në situatën politike në vend duke theksuar se autorët e ngjarjeve të marsit të vitit ’97, të Gërdecit sot enden të lirë me synim, pengesën e Rëformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Rama: Në 2013-ën u rrezikua ekzistenca e shtetit
Kryeministri Rama tha nga Shkodra se PD e la qeverinë me një mal me borxhe në 2013-ën, duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit për shkak të debive.
 
"Na lanë borxhe pafund, 720 mln USD borxh për punë, shërbime, ilaçe që i kishin nisur pa i pasur lekët. Po të mos i shlyenim ato borxhe, shteti dhe ajo çadër që na lanë, do ishte shembur",
tha Rama.
 
Kreu i qeverisë foli edhe për projektet në qarkun e Shkodrës. Rama tha se do ndërtohet segmenti Shkodër-Velipojë si dhe rruga turistike e Thethit. Gjithashtu, Rama cilësoi arritje të qeverisë së tij, shpërndarjen e 116 mijë legalizimeve në 3 vite e gjysmë qeverisje.
 
"Kemi dy projekte tani që po punojmë, kemi rrugën Shkodër-Velipojë, që do e bëjmë më në fund. Ua premtoi tjetër kush, por ne do ta bëjmë. Do të jetë një rrugë turistike, siç e meriton kjo zonë, dhe rrugën e Thethit, të dyja bashkë.
 
Edhe për t'i bërë këto vepra ka goxha punë nëse bëhen tamam, jo të ngarkosh kamionë me çakull për t'i rënë daulles se Shqipëria po bëhet, por për të bërë punë se lekët e qytetarëve nuk i merr lumi. Të gjitha rrugët e lëna rrugët, sepse faktikisht nuk mbaruan asnjë rrugë, më thoni një rrugë. Të gjithave na është dashur t'u rikthehemi projekteve.

Projekte skandaloze, deri në çudira, matje gabim se ku do lidhet kodra me kodrën me urë, bëhej ura si me qenë pistë me ski trampolinash. E di që keni pritur 20 e ca vjet, por unë mund të jap përgjigje për ato që kemi bërë në. 116 mijë legalizime nuk janë një fjalë goje. Puka nuk figuronte fare në hartë, se ç'a ka brenda prona, shtëpi, duhej të bëhej harta e Pukës nga e para. Por, kjo nuk është një punë që bëhet sot për nesër, do kohën e vet",
theksoi Rama. 

"Shkodra me Voltanën në gjumë të thellë si Tirana me Lulin"
Kryeministri Edi Rama fshikulloi sërish nga Shkodra kryebashkiaken demokrate të këtij qyteti, Voltana Ademi. 

Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit në kryeqendrën e veriut, Rama tha se Bashkia e Shkodrës mban rekord shembullor për gjumë.

Sipas Ramës, atë që pësoi Tirana me Lulzim Bashën kryebashkiak nga 2011-a deri në 2015-ën, e mori dhe Shkodra në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.

"Bashkia Shkodër është rekord shembullor për gjumë dhe moskokëçarje. Me vjen keq se atë që hëngri Tirana deri në 2015, po e ha Shkodra.

Gjumin nga Tirana e votuan në Shkodër dhe krevatin e Lulit e kthyen në krevatin e Voltanës
", u shpreh Rama.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen