TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, teksa ka shpërndarë deklaratën Live të zv. kryeministrit Erion Braçe i cili ka treguar presionet dhe kërcënimet që kishte marrë pak ditë para arrestimit kreu i Kadastrës Durrës Liridon Pula.
Rama shkruan se prokurori i Durrësit është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t'i shpëtojë pastrimit nga sistemi.
“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”
Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim
Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd “, shkruan Rama.
GRUPI STRUKTURAL KRIMINAL I QEVERISE RAMA 2 DUHET TE PERGJIGJET PER VARFERINE SHUMICES SE POPULLIT DUKE VJEDHUR DHE SHPERDORUAR TAKSAT E POPULLIT DHE JO TE GODASE DREJTESINE
Përgjigju