Rama fton në podcast Benet Becin dhe Luiz Ejllin! Kryeministri ‘këshillon’ kryebashkiakun e ri: Të rrish pa gjumë! Këngëtari: Për herë të parë Shkodra votoi me tru, jo me zemër

Në episodin e sotëm të podcastit ‘Flasim’ kryeministri Edi Rama zgjodhi të diskutonte me dy shkodranë, ose siç i quajti ndryshe ‘Blue Brothers’, duke vënë përballë Benet Becit, Luis Ejllin, fituesin e Big Brother Vip që gjatë realityshowt ka shprehur mirënjohjen ndaj patriotit të tij që nuk e la në baltë në momente të vështira.

Luiz Ejlli tha se gjithmonë është konsideruar i djathtë dhe se nuk kishte shpresa, por siç tregon ai u ndihmua nga Benet Beci. Kryeministri Rama e ngacmoi për këtë fakt, duke i thënë se e fitoi vendin e punë në kohën e qeverisjes së majtë, këngëtari shkodran tha se ai nuk merret me këtë gjë ‘i majtë apo i djathtë’ por me faktin se nuk është bukëshkelës. 

Sa i takon fitores së Benet Becit në Shkodër, Luizi tha se për herë të parë qyteti zgjodhi me mendje dhe jo me zemër.

'Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?'- tha Ejlli.

Pa kaluar 1 javë nga fitorja që ndryshoi rrjedhën historike të votimeve në Shkodër në mbështetje të PS, kryeministri Edi Rama i ka dhënë direktivat e para kreut të ri të bashkisë Benet Becit

Rama: Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati. Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Beci: Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër.

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci arriti të fitojë besimin e qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 14 majit. Beci fitoi kundrejt kandidatit të koalicioni “Bashkë fitojmë” Bardh Spahia me një diferencë mbi 11 mijë vota.

Përveç rrëfimeve perosonale, kreu i selisë rozë shtoi me humor se nëse edhe vetë ai do të kishte përball Luiz Ejllin, do t’i rrezikohej karriera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Rama pyet Luizin a ishte reale martesa me Kiara Titon, ja si i përgjigjet këngëtari

 

Në episodin e sotëm të podcastit të tij, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar Luiz Ejllin si dhe Benet Becin. Kreu i qeverisë e pyeti këngëtarin shkodran nëse ishte martuar vërtetë më Kiara Titon apo vetëm për spektakël. Këngëtari u shpreh se martesa ishte reale.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama: Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Kryeministri Edi Rama: Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama: E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

Ora 09:15
Rama në podcast me Becin: Po nuk e pastrove Shkodrën ‘do të fus’ në kazan, zëvendësuesin ta kam gati

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në pocastin e sotëm një bisedë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin, dhe me fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli.

Kryesocialisti kërcënoi Becin se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, atëherë zëvendësuesin e ka gati, duke iu referuar në këtë rast Luizit. Kërkesa kryesore për kryeministrin Rama ishte pastrimi i qytetin.

Biseda e plotë

Kryeministri Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.

Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale

Kryeministri Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë...

Kryeministri Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë...

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,

Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit.

Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen.

Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por...

Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.

Kryeministri Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.

Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.

Kryeministri Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti.  Se do ndërrohesh, do bëhesh.

Benet Beci: Jo po aty më ke.

Luiz Ejlli: Prandaj thonin njerëzit kemi ndenjur pa fjetur për Luizin, se unë isha zgjuar. Prandaj kam fituar. Katër muaj e gjysmë nuk kam fjetur. E ke me fakte, nuk na doli koha të flinim thonin. Se rrija deri në 3, flija dy orë, u çoja në 5.

Kryeministri Edi Rama: Tani me ty është ndryshe. Ata do flenë, ti do rrish zgjuar, ne do të mbështesim. Ke kërkuar një gjë Benet dhe e ke marrë, që është shumë e madhe dhe është një gjë aq e madhe sa aq të madh mund të të bëjë ty në sytë e njerëzve në historinë e Shkodrës, aq mund edhe të të shkrihet në dorë si të jetë një copë akulli në shkretëtirën e Saharasë. Faleminderit shumë!

Këta ishin të ftuarit sot dhe besoj që jo për meritën time, kjo do të jetë një ngjarje në historinë e podcastit dhe do të jetë një sezon që do të ndiqet shumë, sepse vazhdon një kuriozitet i caktuar, që unë nuk kam lidhje, por natyrisht regjimi i shfrytëzon të gjitha e të gjithë.

Ora 08:50
Luiz Ejlli flet për ndarjen nga Megi, Rama batuta me këngëtarin dhe Becin: Ti je fatlum Benet se ke qëlluar me të parën

Në podcastin e sotëm të kryeministrit Edi Rama ‘Flasim’ ka qenë i ftuar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Benet Beci dhe fituesi i Big Brother, Luiz Ejlli.

Në një përballje interesante mes tyre, Rama dhe Ejlli kanë zbuluar se ky është takimi i parë mes tyre, ndërsa kanë kujtuar dhe momentet e përplasjeve me komente virtuale mes tyre.

Luizi ka folur dhe për lidhjen dhe ndarjen me Megin, ndërkohë që Rama me humor i ka thënë Benetit që ai ka qëlluar në shenjë, sa kohë që nuk ka ndryshuar partneren e tij që nga koha e gjimnazit.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Është shumë interesante të dëgjoj pak për fëmijërinë dhe për mënyrën sesi ti i ke hyrë rrugës së muzikës sepse unë mbaj mend, këtë e mbaj mend, dhe në atë kohë ka qenë një shkëlqim i yti si një djalë i ri që papritur u shfaqe dhe, në mos gabohem, fitove dhe një kompeticion.

Luiz Ejlli: Po, Ethet e së Premtes Mbrëma.

Kryeministri Edi Rama: Nga filloi kjo lidhja me muzikën? Ishte nga familja, ishe vetë, pate një rrethanë? 

Luiz Ejlli: Gjyshi im ka kënduar me qemale në atë kohë, qemale ne i themi ... dhe ka vdekur kur ka qenë babai im 12 vjeç dhe nuk ia trashëgoi babait dhe ma kaloi mua. Nëna ime punonte në shkollë të muzikës, në shkollën “Preng Jakova”, punonte në kuzhinë mbrapa tek konvikti dhe kam qenë në bark të saj kur rrinte mes instrumenteve, muzikës, kantos. Aty ka mbaruar Shpëtim Saraçi, Markela Kapedani dhe të tjerë. Nëna për të mos më lënë në shtëpi, më merrte me vete në shkollë dhe ka thënë “Ta fus në shkollë muzike”. Që 6 vjeç jam futur aty. Më pas me korin e kishës, në kishë franceskane, me korin e shkollës shkuam në Firence, fituam çmime, u ktheva dhe mbetëm se aq ishte maksimumi që mund të bënim. Hyra në punë kamarier dhe kam qenë në banak, duke larë gota, e mbaj mend shumë mirë, erdhi një shok dhe më tha “Luiz kanë ardhur Ethet”. Çfarë janë ata? 

-Shko atje për të kënduar.

-Por jo se më vjen turp.

-Shko, më tha, se ti këndon mirë. 

-Shkova, mora pjesë, më pranuan, fitova Ethet, pastaj fitova Festivalin, pastaj shkova në Eurovizion.

Kryeministri Edi Rama: Ajo që ma më ka mbetur në kujtesë është Festivali, ku më pas shkove në Eurovizion. 

Luiz Ejlli: Shkova në Eurovizion në 2006 dhe sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeve ose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të. Unë zgjodha zemrën. Nuk jam i penduar absolutisht sepse kanë qenë vite shumë të bukura me të, por fati nuk deshi, nuk eci. Nga sot domethënë vazhdoj, kam një respekt të jashtëzakonshëm si për të, si për familjen e saj, për gjithçka kanë bërë dhe kemi kaluar bashkë, por kur u ktheva e pashë që tregu kishte ndryshuar, gjërat kishin ndryshuar, kishin ecur, evoluar si në çdo vend, ishin futur rrjetet sociale fuqishëm dhe ky digjitalizimi u bë gjithçka shumë shpejt, eci gjithçka shumë shpejt për hir të së vërtetës. Dhe e pashë që isha dorëzuar domethënë tek kjo pjesë dhe aty pastaj, fillova duke i humbur shpresat për gjithçka, edhe për të ndenjur, sepse me vinte inat me veten.

Jo se s’kishte hapësira ndoshta këtu, por se e kisha inatin me veten, se thosha kisha gjithçka dhe sot s’kam asgjë. E për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara, njerëzit e gabuar dhe isha dorëzuar dhe doja thjesht të ikja se me vinte turp nga vetja, domethënë mos t’i dilja njerëzve para deri sa më erdhi kjo telefonatë për Big-un dhe thashë, të hyj, të mos hyj, pastaj thashë ta provoj se është shansi i fundit.

Dhe para se të hyja, një natë para thashë, po ça mund të humbas, dhe nëqoftëse luaj fort, çfarë do humb? Maksimumi do të më eliminojnë se  s’do më vrasin. Dhe luajta si luajta dhe arrita deri në fund. Me gabime, me të gjitha, kuptohet, por ia dola.

Kryeministri Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Kryeministri Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Kryeministri Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqem edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.

Kryeministri Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?

Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm. Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta - që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, - të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur. Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama: Ti domethënë ti pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?

Bene Beci: Jo nuk ndryshova.

Kryeministri Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe. 

Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..

Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk  e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, - i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që  rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them  hë, si je  - mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, - se Luigj e ka pasur babi, - i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte  shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një  përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luis Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.

Kryeministri Edi Rama: ke qenë aty?

Luis Ejlli: Jam pagëzuar aty.

Ora 08:37
Benet Beci në krye të bashkisë Shkodër, Luiz Ejlli në podcast me Ramën: Për herë të parë shkodranët zgjodhën me tru e jo me zemër

 

Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i BBV Albania në pocastin e radhës me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Becin, tha se për herë të parë qytetarët shkodranë votuan me tru dhe jo me zemër. Kjo pasi për herë të parë pas 32 vitesh në Shkodër u zgjodh një kryetar bashkie nga radhët e Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Benet, Luizi nuk paska parë Big Brother përveç Grande Fratello kur ka qenë i vogël dhe ka studiuar para se të hyrë aty, domethënë është futur në rol dhe çoroditi gjithë dynjanë që kanë kujtuar se ky është ai po në fakt ky është dikush tjetër. Në rastin tënd, ti e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë mund të ishe kryetari i bashkisë së Shkodrës?

Benet Beci: Jo, nuk e kisha parë në fakt, por është e vërteta është që gjithë kohën, ju e dini, puna që kam bërë unë ka qenë që ne punonim me kryetarët e bashkive që investoheshin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ajo që shikoja se çfarë bënim gjithë kohën ka qenë gjithmonë një refleksion pas saj “Po si i bëhet që të bëhet dhe në Shkodër?”

Kjo është në fakt një ndjesi që çdo njeri e ka, kur ti shikon që po bëhet dhe në gjithë skemat e mendimit tim, kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë edhe më parë, ka qenë gjithmonë, “Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër.

Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen. 

Luiz Ejlli: Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 22/05/2023 00:55

    Keto podkastet, pse me duken si "Veprat " e Enverit mua. Versjoni i udheheqesit per historine dhe aktualitetin. KA NDONJE TJETER QE I DUKEN KESHTU ?

    Përgjigju
  • Tringellima: 21/05/2023 08:15

    Nje betonizim(zhvillim) i frikshem i pret shkodren tani. Cte them. Shume gjynah qe do versulen kta rilindasit e Sorosit ta shkaterrojne me themel, as tortuare as parqe asgje. Vec apartamente per oligarke. Sa per zemren e shkodres apo dhe truri, ato kan emigruar me kohe.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 21/05/2023 07:09

    Si shkodran uroj qe investimet qe do sjelle qeveria te mos jene betonizimi i pafund me pallate ashtu sic ju be Tiranes dhe Durresit. Popullsia sa vjen e pakesohet nga dita ne dite nderkohe qe ne tirane vazhdojne te ndertohen pallate me nga 40 kate. Jam dakord qe kemi para te pista me shumice qe duhet te pastrohen por te gjejme menyra me inteligjente per ti pastruar ato.

    Përgjigju
  • Elton: 20/05/2023 22:48

    Sinqerisht ka folur bukur Luizi. Shkodranet kan votu me mend jo me zemër kete radhe. Kam besim se Rama do ja shpërblej besimin Shkodrës, mendoj se do baj invensime shume ne ate Perle te bukur dhe te bekuar

    Përgjigju
  • Dori: 20/05/2023 14:15

    O Edo,qe tani beji gati fondet qe me marrjen e detyres nga Beneti ti ndryshosh menjeher fytyren qytetit.Duhet vizioni yt qe punet te behen mire,duhen idet tuaja o Edo qe Shkodra te ndryshoj pamje menjeher.Beneti te filloj me qasjen e stafit skandaloz te bashkis ndaj qytetarit,policin bashkiake qe vetem merr rrogat kot,te gjith ne pun nat e dit qe Shkodra te behet sa me shpejt sic e meriton

    Përgjigju
  • Dua: 20/05/2023 14:05

    Podkast tamam ashtu sic duhet!

    Përgjigju
  • klodjan: 20/05/2023 13:47

    3 kampionet

    Përgjigju
  • Stela: 20/05/2023 13:08

    Nje nderhyrje ne pastrimin,fasadat e pallateve,ndricimi qe mendoj se esht i vetmi qytet ne Shqiperi qe gjitha rruget kryesore jan ende shtyllat e epokes komuniste, trotuaret,shatervani ne qender qe ngjan si dy gropa me uje te qelbur dhe gjith femijet me nenat ne vere e mbushin ate lulishte,rregulli ne trotuare ku nuk kalon dot nga tavolinat e tezgat...jan gjitha gjera qe mund te rregullohen ne pak koh dhe ti ndryshoj sadopak faqen qytetit te braktisur nga kryetaret e kriminelit Berisha.Do ishte nje fillim ku njerzit e thjesht te ndjenin menjeher impaktin e fillimit te ndryshimit dhe me pas padyshim investimet e medha qe do vijojn ne vite

    Përgjigju
  • Lindita Cazimi: 20/05/2023 12:33

    O Luiz po nuk paske pas pike turpi, mosmirenjohesingelet tile si puna jote.Paske ik per shele.

    Përgjigju
  • dea: 20/05/2023 10:55

    luizi ashtu te afsh ne maje gjithmone fitore pac.

    Përgjigju
  • Gani: 20/05/2023 10:33

    Ehhh mor luis si u katandise. Te perdorin si leter higjenike edhe Ramushi edhe Beci nga Tirana

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/05/2023 10:33

    Po Tom Doshin sikur s'e pashe ?

    Përgjigju
    • Or tej: 21/05/2023 07:01

      Nuk ka kohe Toma per podcaste or teeeejjjjj

  • ina: 20/05/2023 10:21

    Nje njeri i perkushtuar si Benet beci eshte ai qe i ka munguar shkodres per gjithe keto vite

    Përgjigju
  • Alesia: 20/05/2023 10:20

    Nje tjeter episod interesant i realizuar nga kryeministri.Fale ketij podkasti mesojme me shume rreth ketyre te ftuareve.

    Përgjigju
  • Joana: 20/05/2023 10:19

    Qytetaret e Shkodres kan bere zgjedhjen e duhur me qytetin e tyre duke zgjedhur ndryshimin dhe te ardhmen me qeverin rama per tu duartrokitur ????❤️

    Përgjigju
  • Aleksi: 20/05/2023 10:18

    Shkodra tani me qeverin Rama do ndryshoj plotesisht sic ka ndryshuar cdo qytet tjeter????????

    Përgjigju
  • Jeta: 20/05/2023 10:14

    Duke pasur dhe nje kryeminister si Edi cdo kryetar bashkie do beje me te miren per qytetin e tij

    Përgjigju
    • Mimoza gjoni: 20/05/2023 12:13

      Me thënë drejtën gjiiiitha qytetet e Shqipërisë kanë ndryshu me 200%

  • Arber: 20/05/2023 10:13

    I keni thene te gjitha gjerat qe Beneti duhet ti dije dhe ti zbatoje me perpikmeri qe te zhvilloje Shkodren

    Përgjigju
  • Enri: 20/05/2023 10:12

    Shkodra me ne fund ka bere zgjedhjen e duhur dhe ne kete podcast jane diskutuar gjera te cilat duhen degjuar me patjeter nga populli

    Përgjigju
  • Besa: 20/05/2023 10:12

    Tashme do shohim se sa shume zhvillim do marre Shkodra

    Përgjigju
  • Tiku: 20/05/2023 09:43

    Me pelqen qe rama i thote benetit qe rri ne shkoder por duhet dhe tu thote ministrave qe femijet e tyre te kthehen ne shqiperi ndryshe ti heqi si ministra

    Përgjigju
  • Bobi: 20/05/2023 08:34

    Ky per merita te vecanta u be konsull qe mbulonte kulturen ne ambasaden tone ne Paris. Mbulonte kulturen ne kryeqendren e kultures. Prandaj ecim keshtu ne per shkak te meritokracise.Edhe sot goca e Qifes punon ne ambasaden tone ne Londer per shkak te meritokracise.Rrofte llumi qe na mbulon ne si shtetare

    Përgjigju
    • Aqifi: 21/05/2023 12:41

      Prandaj nuk bohet ai vend se ngaterrohet politikani me big brodherin .Nivel dallkaukesh

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë