Kryesocialisti Edi Rama u ka prezantuar drejtuesve politikë të PS një tjetër dokument “Prania Besnike”, te cilin e konsideroi ankes të ‘Besës’. Rama tha se ky dokument fokusohet te punët e brendshme të partisë, ndërsa solli si shembull disa pushtetarë të cilët sipas tij asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por humbën dëgjimin nga pushtetit. Një rast, renditi edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

“Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tashmë në dorë. Ky dokumenti tjetër, që është këtu dhe që e ndaj me ju sot për një diskutim të brendshëm, quhet ‘Prania Besnike’ dhe është aneksi i dokumentit të parë.‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë, me synimin për ta vendosur atë në funksion të kthesës së mandatit të katërt. Nëse herën e shkuar fola për qeverisjen, sot do të flas për makinerinë tonë të partisë. Asnjëri nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti, Obama fitoi me lëvizjen më të madhe vullnetare që kishte parë historia e demokracisë amerikane. Mbi 2 mln vullnetarë, ose patronazhistë, si edhe 13 mln adresa njerëzish të lidhur me kauzën. Një muaj pas fitores të cilën askush nuk e parashikoi, ajo lëvizje u ftoh, rrjeti u fut brenda zyrave të administratës dhe u vu në shërbim të axhendës së shtëpisë së bardhë. Protagonistët kryesorë u kthen në zëdhënës të pushtetit të ri dhe kori më masiv i përcjelljes së një mesazhi politik në historinë e Amerikës u tret. 2 vjet më vonë, në zgjedhjet ep ara të me mandatit, makineria që kishte magjepsur botën nuk kishte më jetë. Obama e ka pranuar më vonë si një nga dështimet më të mëdha politike”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Prania besnike’, dokumenti i ri i Ramës: Transformim makinerisë elektorale të PS, detyrim për të dëgjuar njerëzit! S’ka dorëheqje pa u ulur në sofrën e BE