Rama: Prindërit në shtëpi të kujdesen për fëmijët, shërbimet vetëm online! Puna nga shtëpia me kompjuter

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për të lehtësuar prindërit në këtë situatë ku duhet të qëndrojnë në shtëpi për t'u kujdesuar për fëmijët pas mbylljes së shkollave me dy javë. Njëri prej prindërve të punësuar në sektorin privat dhe publik që kanë një fëmijë në çerdhe, kopsht apo shkollë, do ta marrin pushim. Ky pushim parashikohet nga data 10 mars deri më 23 mars, kur pritet të rinisë procesi mësimor nëse nuk merr tjetër përshkallëzim situata me koronavirusin në Shqipëri. Ndërkohë, Rama tha se çdo punonjës që mund të punojë nga shtëpia me kompjuter nuk është i detyruar të jetë në zyrë. Po ashtu nga nesër, të gjitha sallat e shërbimeve do të mbyllen, dhe të gjitha kërkesat do të bëhen online.

"Nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë atë pjesë të administratës që mund të punojë nga shtëpi me kompjuter. Të gjitha aplikimet online. Nesër shërbimi i ADISA-ë do të mbyllet. Të gjitha shërbimet do të kërkohen online. Kur kurba të fillojë të përmirësohet të marrin përgjigjet. Për këtë arsye ne të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshtit apo arsimit bazë dhe nuk janë në pjesën e administratës që do të shkojnë në shtëpi për të punuar nga shtëpia, ne i kemi dhënë dhe formalizojmë sot, lejen për të shkuar në shtëpi, për të mbajtur fëmijët në shtëpi, për të kufizuar kontaktet e tyre me të tjerët. Nuk është gjëja më e pëlqyeshme që mund të na ndodhte, sidomos ne, që punojmë për të jetuar. Por është diçka me të cilën duhet të përballemi me seriozitet me dinjitet", tha Rama.

Qeveria vendosi:

Caktimin e datave 10 deri 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet,arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë mundësinë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi. 

Deri më tani një vendim të tillë, e mori bashkia e Tiranës, duke i dhënë pushim nga puna, nënave, ose të vijnë në punë vetëm 1 orë nëse prania e tyre është e domosdoshme për të firmosur. Pushim u është dhënë edhe të gjithë punonjësit e bashkisë që janë mbi 60 vjeç. Ftesën për të ndjekur të njëjtën rrugë, Veliaj ua bëri edhe bizneseve. ka kohë për fitim u shpreh ai dje gjatë mbledhjes me emergjencën civile të Tiranës. 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'