Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës ku do të pritet në një takim zyrtar nga presidenti Emmanuel Macron më 22 qershor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama dhe Macron do të takohen në orën 13:00 në Paris.
Pritja do të zhvillohet në Pallatin Elysee ku pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri.
Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të qeverisë franceze, bisedimet do të fokusen rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.
Njoftimi zyrtar i qeverisë franceze
Presidenti i Republikës do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, të hënën, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée. Ky takim zhvillohet në vijim të shkëmbimeve mes dy drejtuesve, të cilët janë takuar veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025.
Presidenti i Republikës dhe Kryeministri Edi Rama do të diskutojnë mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kuadër. Kreu i shtetit do të rikonfirmojë mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vijimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në respekt të kërkesave dhe parimeve mbi të cilat ai bazohet.
Dy drejtuesit do të diskutojnë gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, ekonomisë dhe energjisë, si dhe perspektivat e ofruara nga investimet franceze në Shqipëri. Ata do të bëjnë një bilanc të disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë, nismat e mbështetura nga grupi AFD në fushat e energjisë dhe mjedisit, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e transportit, infrastrukturës dhe mbrojtjes.
Axhenda
Çfarë do të diskutojnë?
* Perspektivën europiane të Shqipërisë.
* Reformat që Shqipëria po zbaton në kuadër të anëtarësimit në BE.
* Franca do të riafirmojë mbështetjen e saj për vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke respektuar kriteret dhe parimet e BE-së.
Gjithashtu do të flasin për:
* Bashkëpunimin në arsim.
* Bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik.
* Investimet franceze në Shqipëri.
* Liceun francez që pritet të ndërtohet në Korçë.
* Projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në energji dhe mjedis.
* Mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
Programi paraprak
13:00
* Pritja zyrtare e Edi Ramës nga Presidenti i Francës në oborrin e Élysée.
* E hapur për mediat.
13:05
* Drekë pune mes dy liderëve.
* E mbyllur për shtypin.
Për gazetarët
Gazetarët që duan të mbulojnë pritjen duhet të kërkojnë akreditim deri në orën 09:00 të datës 22 qershor 2026. Pas konfirmimit do të marrin një email që duhet ta paraqesin për hyrje.
Komente










Asnjehere historikisht mardheniet mes Shqiperise dhe Frances nuk kane qene me te mira. Pozicionimi i politikes sone eshte sot mjaft i zgjuar dhe mé perspektive te qarte afatshkurter dhe sidomos afatgjate. Ku ishim dhe ku jemi…
PërgjigjuFranca nuk e njeh Shqiperine si shtet dhe jo me ta mbeshtese ne integrim ne BE. Dhe per kete ka fakte. Propaganda e korrupsionit, nepotizmit dhe mbajtjes se karriges me domosdo nuk e mbulon dot te verteten. Keto jane qoka per selfie me parate e taksapaguesve. Asnje dokument shqiptar nuk njihet ne France, nje LEJEDREJTIMI keni 13 vjet qe mbasi e nxoret te pavlefshe per shqiptaret ne France, nuk jeni ne gjendje ta riktheni ne normalitet. Kjo fale paaftesise totale te administrates se krimit. Jemi i vetmi vend ne Ballkan qe jemi te perjashtuar nga kjo e drejten.
PërgjigjuUroj qe shkelqesia e tij Macron, t’ju emeroje zevendes te tij dhe do ti bente nderin me te madh kombit shqiptar.
PërgjigjuPoliagjenti - do ta levdonte vete Shoku Enver, skuthin Rama.
PërgjigjuEc perpara gjiganti RAMA qente antishqiptar ate pune kan te lehin Shqiperia 2030