Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për masa deri në mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 18 nëntor, ku 14-vjeçari, Martin Cani ndërroi jetë pasi u qëllua e thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shprehet se mbyllja këyre rrjeteve sociale është rruga më e shkurtër për të adresuar një çështje që ka tronditur shoqërinë tonë, ndërsa thekson se këtu bëhet fjalë për jetën e të rinjve.
Reagimi i plotë:
Dhuna tek te rinjtë dhe kriminaliteti në rritje nuk është çështje bllokimi te Tik-Tok apo Snapchat! Është çështje modeli jetese, jo vetëm në shkolla por edhe në rrugët e lagjet e qyteteve!
Nga ta nisësh më parë: nga të rinj që punojnë roje në shtepitë e barit apo trafikojnë drogë e lajnë hesapet në Shqipëri; nga hashashizimi i Shqipërisë në vitet 2015-2016; mundesitë e ulta që prodhon modeli ekonomik për të jetuar me punë; ekonomia e pastrimit të parave që ka pushtuar sektorin e ndërtimit dhe ekonominë; dhuna verbale dhe fizike që prodhojnë politika në parlament dhe media; dhuna që promovojnë mediat duke prodhuar pa fund debate dhe emisione për krimin; paaftësia e sistemit arsimor dhe policisë në parandalimin e dhunës në shkolla?
Të mbyllësh Tik-Tok dhe Snapchat është rruga më e shkurtër dhe mediokër për të adresuar një çështje që ka tronditur gjithë shoqerinë pas ngjarjeve të javëve të fundit!
Nëse Rama mendon se “kaq ishte” dhe problemi u zgjidh, jo vetëm që nuk është zgjidhje por vetëm “më ka cu nana me la gojën”! Këtu bëhet fjalë per jetën e të rinjve që nuk ka më vlerë! Në qender të politikës është njeriu dhe jo rrugët apo fasadat! Po humbim njeriun dhe do na mbetet tallavaja!
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla
23 Nëntor, 07:32
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Studio Live/ 'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në shoqërinë shqiptare', Gëzim Tushi: Krimet që kryen kjo moshë po rriten! Mehmeti: Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën
22 Nëntor, 19:55
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
'30% e përdoruesve të TikTok në vendin tonë 13-27 vjeç', Eksperti IT në Report Tv: Mbi 890 mijë shqiptarë! Ja cilat janë procedurat që ndiqen nëse do mbyllet
22 Nëntor, 14:23
Është një nga zgjidhjet, por zgjidhja më e mirë duhet të ishte shkrirja e parlamentit shqiptar dhe panelet gjoja të analistëve, sepse atje fillojnë sherret që i transmetohen të gjithë shoqërisë shqiptare, pra, është shembulli më i keq i pranishëm gjatë gjithë ditës.
PërgjigjuNjeriu mund te jetoj shume mire edhe pa rrjete soziale shkoni punoni.
PërgjigjuPo u mbyllën rrjetet sociale, me shumë do të rritet krimi se njerëzit nuk dinë më të komunikojnë me njerëzit.
Përgjigju