Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku një person lexon dokumentin ku vërtetohet se Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.
“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama.
“Mbrëmë aty na doli një djalë që shihet si ish ushtarë UÇK-je. As ai dhe as babai i tij s’kanë qenë ushtarë të saj, por mercenarë. Dritan Goxhaj dhe Dilaver Goxhaj, babai i tij, të dy kanë qenë të paguar nga UÇK, madje një njoftim nga konamdant Plaku, një nga themeluesit e saj thotë: Në 14 prill 1999 në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan erdhën si vullnetarë për luftën, për çlirimin 4 oficera të ushtrisë shqiptare dhe konkretisht, Arqil Mandro, Ermir Begaj, Dritan Dyrmishaj dhe Agim Sallaku. I solli me makinë Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt, aktualisht vullnetar në luftën e Kosovës. Këta i kanë sjellë për të përgatitur ushtarët e UÇK, pra s’kanë ardhur vullnetarë, por me pagesë. Kur Dritan Goxhaj u largua për Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetarë i thanë: ‘Po ti nuk do të qëndrosh me ne në luftën për çlirimin e Kosovës?’, ai u përgjigj: ‘Nuk më kanë marrë erë nga koka si ima atë të vij në luftën e Kosovës’. Vullnetarët e ardhur nga perëndimi u indiniuan nga përgjigja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin sepse Dritani ndezi makinën me shpejtësi dhe u largua menjëherë, shkruar nga komandant Plaku. Ndërsa më vonë në arkivat e UÇK, del që Dritani ka marrë para edhe për Arqilin edhe për Dritan Dërmishin dhe për të gjitha. Që do të thotë i ka marrë 800 e 800 për muajin maj dhe qershor. 1600 marka edhe për Afrimin edhe për Ermirin 1600, po edhe për vete 1600 për të dy muajt edhe pse është larguar nga UÇK”, thotë personi në videon e publikuar nga kryeministri Rama.
Komente









Bravo, tani edhe Enverin po e kalon: skema gati, demaskim, deshmitare e dokumente te rreme…. te duhet edhe nje pergjim , ndaj oburra o me sektorin e memderosur shikist, ose ate pdkist apo po ske kohe ngarkoja Te Doshit se i rregullon ayuuu.
PërgjigjuPo si nuk t vjeb turp o Ram Si u katandise keshtu o derëzi
PërgjigjuKomplet anti-shqiptare.Komplet tradhetare deri ne palce.Komplet spiune te armiqve te Shqiperise.
Përgjigju