Rama publikon logon e samitit BE- Ballkani Perëndimor: Ngjarje historike për ne që të ardhmen e shohim në familjen europiane
Logoja e takimit e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Me motive popullore shqiptare, ngjyrat e flamurit kombëtar si dhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka zbuluar logon e takimit te samitit BE- Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më datën 6 dhjetor. Kreu i qeverisë thekson se ky samit është një ngjarje historike për vendin, që të ardhmen e sheh në familjen e madhe europiane.
‘Mirëmengjes dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim për shkak të masave të sigurisë. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.
Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
70.5%
-
Të panevojshëm
23.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2003
Lajme të tjera
-
'Hartim i klasës së parë' Basha komenton pr/rezolutën e Ramës për antikorrupsionin: Klithmë paraelektorale e konceptuar keq
10 Maj, 11:48
-
Vangjeli: Tre kabinetet paralelë me Ramën kryeministër
10 Maj, 11:40
-
Konfirmohet vendi, Rama në Athinë në sallën me 3500 vende: Moment krenarie! Qeveria greke: Do respektohen masat e sigurisë! PS: Takimi do jetë festë
10 Maj, 08:16
-
Mero Baze: Kush do ta votojë reformën e re antikorrupsion?
9 Maj, 20:56
-
Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas 18 vitesh të dielën: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar
9 Maj, 20:34
-
Skënder Minxhozi: Mitingu i Athinës, Fshesës i është vënë fshesa!
9 Maj, 20:14
-
Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje: U kërkua që në prill! Mund të ketë incidente, kërkesa është e madhe
9 Maj, 19:43
-
Shqipëria drejt BE-së në 2030, Gledis Gjipali në 'Studio Live': Moment pozitiv! Do të ketë intensifikim të reformave
9 Maj, 18:21
-
Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!
9 Maj, 17:51
-
Media: Rama më 12 maj në Athinë takon shqiptarët në stadiumin 'Galatsi'! Reagon Ministri i jashtëm grek: Vizitë e parakohshme, por s'mund ta ndalim
9 Maj, 16:53
-
'Toleranca kërkon angazhim, të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura'
9 Maj, 16:29
-
Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në muajin prill, Rama: 38% më shumë se një vit më parë
9 Maj, 14:33
MBLEDHJA E FEUDALIZMIT DOT HIPOKRIZOHET NE TIRANE NE PERPJEKET E TYRE DORA E MAJTE DJEPI I DJATHTE....MEGJIATE-MBLEDHJA SHTIRET SI E TILLE NE TIRANE: KU E KEMI SHENIMIN REKLAMUES TE GJUHES SHQIPE NE HAPSIREN E TAKIMIT......RAMA IK,SIÇ DUKET GBIMET OSE ????? SERVILIZOHEN NJERA PAS TJETRES.
PërgjigjuNga komenti qe kebere duket qarte preardhja jote barbare. Shqiperia nuk eshte as e Rames as e Saliut.....por e shqiptareve. SHTEPIA E SHQIPTARIT ESHTE E ZOTIT DHE E MIKUT(Lek Dukagjini) Mirsevini MIQ Europiane.
Do Rama e populli të pres si Shqipëtar MIQT EURIPIAN..Por nuk do SaliNongrata.Ku ndodhet Saliu në protest bën destabilizim dhe në pushtet vret njërz në 32 vite.Edhe në 6.12 mund të vrasi.Kjo është historia 32 vjeçare i këtij Përbindëshi,Psikopat,Vrasës,Hajduti..AntiShqipëtar..që tashmë po tallen edhe qënt e rrugës më të.Turp për larot qe e ndjekin nga pas.
Përgjigju