Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar, i cili pavarësisht mos-dakordësisë me mënyrën e qeverisjes së vendit, shprehet kundër protestave që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga mesazhi i të riut. Sipas Ramës, i riu i ka shkruar se protestat po përdoren për arsye të tjera, për të sjellë destabilizimin e Shqipërisë dhe jo për interesat e qytetarëve.
Më tej qytetari ka uruar kryeministrin që ta kalojë këtë ‘dallgë’. Rama në reagimin e tij ka shkruar se pas mesazhit, zhvilloi edhe një bisedë telefonike me të riun.
Postimi i Ramës:
Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij
“Pershendetje Z. Rama
Uroj qe ky mesazh t’ju gjeje mire nga nje i ri i ketij vendi.
Po ju prezantohem, Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).
Nuk ju kam votuar kurre dhe kam ne mendje 1 milion e 1 kritika per ju. POR
Kjo protesta sic edhe ju e dini, ka marre per kot dhe as mua njejte si ju spo me pelqen fare, pasi qartazi per nje njeri qe mundohet te kuptoj shkakun qe e sjell pasojen, duket qe turma po perdoret per arsye te tjera dhe jo per te miren e Republikes tone!
Shteti i se drejtes nuk behet ne nje dite, as nje muaj e as nje vit, dhe kte e di mire pasi nga profesioni jam jurist.
Shpresoj qe kjo idiotesi te ndaloj pa sjell ndonje destabilitet, pasi e di fort mire qe historia ka treguar qe ajo qe shitet me zhurme te madhe si shpetim dhe shprese me probabilitet te larte sjell nje te keqe me te madhe.
Nga ana tjeter shpresoj dhe uroj qe ju ta kaloni kete dallge qe po ju vjen nga jashte!
Kur e gjitha kjo te mbaroje (ketu te dergoj edhe urimet e mia qe kjo situate te mbaroje nje ore e me pare), kujtoje “armikun” qe mund ta besh mik per te miren e Shqiperise ,
Me respekt
Amarildo Kaçaniku
PS: Do te me behej qejfi tme linit nje sinjal qe ky mesazh u lexua nga ju”
Komente











I paska kërkuar punë me pak fjalë. Dhe nuk e kuptova shprehjen, shpresoj ta kalosh. Te kalojë çfarë? Mreti ka thënë qe 2000 vetë jane, çfarë mund t'i bëjnë?
PërgjigjuKe shume tw drejte dhe thua realitetin.po eshte kollaj tw manipulosh njerez qe rine tere diten kafeneve apo femra botoxi.eshte veprim I gabuar I disa medjave qe stimulojne e fryjne keto protesta .ndishta presion qeverise per te fituar nanje tender
Përgjigju