Kryeministri Edi Rama tha se prokurorët e përdorin punonjësit e administratës për të pasuruar cv e tyre për të kandiduar më pas si drejtues të SPAK. Rama tha se aq sa e rëndësishme është garantimi i pavarësisë, po aq është dhe përpjekja për të pasur një administratë të mbrojtur.

“100 herë të kthehesha pas 100 herë do të bëja të njëjtën gjë. Nëse s’do e bënim këtë dhe nëse nuk e vazhdojmë, nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur dhe në gjeneratë tjetër. Kjo është rruga dhe duhet të ruajmë balancën. Po aq e rëndësishme sa për drejtësinë është dhe përpjekja për një administratë të mbrojtur. Punonjësit e administratës nuk janë mish për top, e as për të mbushur prokurorët CV e tyre për tu paraqitur nesër si kandidatë të SPAK. Në prokuroritë e rretheve fletët e arresteve shpërndahen si ftesa për dasmë. Kodi penal behët për të garantuar lirinë, që d.m.th. që heqja e lirisë është ekstremi i domosdoshëm për të ruajtur balancat e shoqërisë. Tradita jonë është armiku ynë me i madh. Thirrja jonë e brendshme për gjak për të ta parë më këmbët lart dhe kokën poshtë vjen nga e kaluara dhe është problem për të ardhmen tonë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Grupi i PS/ Prezantohen ndryshimet ligjore që ndalojnë gjykatat të pezullojnë ministrat! Rama: Nuk cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)