Kryeministri Rama ka vizituar pasditen e sotme një fabrikë të standarteve europianë në Durrës, ku ka vlerësuar punën e biznesit dhe nevojën që ka biznesi për punonjës të kualifikuar si një mundësi reale punësimi.
Kryeministri Rama nëpërmjet rrejtit social Facebook ka postuar një vidio nga vizita e tij në fabrikë, si dhe një koment duke u shprehur se "Një fabrikë moderne e standardeve të BE në zonën e Bashkisë së re të Durrësit, ku mund të shihni në fare pak minuta qoftë se si politika e qeverisë me taksat ka ndihmuar biznesin dhe qoftë se si në rrugën e rritjes së punësimit real qeveria ka kthyer sytë në drejtimin e duhur #DrejtimiiDuhur".
Kryeministri ka vazhduar bashkëbisedimin dhe ka ndjekur nga afër problematikat dhe nevojat që ka biznesi në tëresi dhe pasi dëgjoi kërkesën e përfaqësuesit të fabrikës për punonjës të kualifikuar, u shpreh se "Punonjësit e kualifikuar jane nje nga problemet më të mëdha që kemi trashguar përsa i përket krahut të punësimit sepse arsimi professional u shkaterrua e do na duhen disa vjet që të rimarrim rrugën për të plotësuar të gjithë nevojat që ka tregu i punës për teknike dhe ky është një problem që duhet përmisuar", tha Rama
Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e firmës, Kryeministri Rama shfaqi interes për politikat e qeverisë me TVSH, ku përfaqësuesit ishin të kënaqur dhe si për ta mbyllur, kryeministri Rama, vizatoi në një ambalazh të firmos 5 yje! /atsh/