Padia ndaj Haradinaj/ Rama: Ajo lloj politike po ia merr frymën e fytyrën Kosovës! Mendojnë se me shpifje i ikin përgjegjësisë

Padia ndaj Haradinaj/ Rama: Ajo lloj politike po ia merr frymën e fytyrën Kosovës! Mendojnë se me shpifje i ikin përgjegjësisë

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas padisë që depozitoi një ditë më parë në Gjykatën e Prishtinës ndaj homologut kosovar Ramush Haradinaj. Teksa i përgjigjet një komentuesi se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, Rama shpreh keqardhje për ata që e mallkojnë duke pasur parasysh një tradhti imagjinare. Rama thotë se do vazhdojë të bëjë gjithçka për Kosovën dhe nuk do të tërhiqet përballë shpifësve, ndërsa shprehet se viktimat e pafajshme të agresionit serb nuk nderohen duke fyer dhe duke i përdorur për një politikë të ulët.

"Keqardhje e turp për ty dhe këdo tjeter si ti që prej Kosove më shan e më mallkon paturpërsisht, për tradhëtira imagjinare e për poshtërsira të sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman! Une kam bërë, bëj e do bëj gjithçka mundem për Shqipërinë e për Kosovën po njësoj, e nuk kam ndërmend as të tërhiqem, as të përkulem, përballë kësaj armate trushkulurish, shpifësish e parazitesh, sepse jam me të drejtën dhe me te vërtetën, qe edhe kur vonon nuk harron asnjëherë...

E sa për Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria jote duke më fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i përdorur për politikën e ulët, që i ndan njerëzit në patriotë e në tradhtarë! Kjo ishte përgjigja ime për ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po ia merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtarë, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftësia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjësive te tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës!", shkruan Rama.

Komenti i plote i Rames

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dorëzoi dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për shpifje kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi për përfshirje në shkëmbime territoriale.

Rama kishte paralajmëruar se do të hidhte në gjyq kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit ishte shprehur se kishte ndaluar një plan të kryeministrit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë dhe Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, madje ata kishin planifikuar për të ndarë mes tyre 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës.

Haradinaj u shpreh pas padisë se do të përgatisë përgjigje në padi, duke e quajtur atë të pabazuar, dhe që ka për qëllim t'i ikë përgjegjësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PËR SAPËN: 17/01/2020 16:20

    O Sap në çdo vënd të botës ka njerëz të koruptuar e kshu që edhe në Shqipri ka të koruptuar. Po un sjam dakord që në Shqipri jsn të koruptuar se po të ishin të koruptuar sdo ishin të vsrfër. Un kam lindur në USA dhe e flas Shqipen prefekt . Po ktu ku un jegoj ka me qindra mijra Shqiptar e shjmica jan intelektual: Doktor , Inxhinjer, Arqitekt ,Polic, Politikan. A e ke par atë Kokolarin në Suedi dhe ajo Shqiptare është. E ne Shqiptarët flasim prefekt gjuhën e nënēs Shqipen kurse kosovarët sdin me fol Shqip e kur ju themi pfindërve pse sja keni mësuar Shqipen ata thon çe duan ata do rin ktu sju vyn, sju vlen. A e kupton ti pra ndryshimin ton me ta. Po Shqipria do bëhet se është vënd prall e populli është zheni me fakte ti përmënda lart. Se edhe nëpër vënde të tjera që kam shkuar për seminare ke me qindra Shqiptar të evropës INTELEKTUAL pra pa asnjë diskutim jemi popull zheni. Po e mira s'vjen menjëher i dashur sap . Ti po je Shqiptar i Shqipris mos u demoralizo po mundohu që Shqiprin ta bësh baçe me lule jo ta shash. Un të uroi ty dhe gjith Shqiptarve kudo që jsn në bot gjith të mirat e ksaj bote Shëndet e lumturi. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN TY DHE FAMILJEN TËNDE. FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN. RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT.

    Përgjigju
    • sapa: 18/01/2020 06:38

      O shoku!Shqiperia nuk ka te korruptuar,shqiperia eshte e korruptuar e kupton ndryshimin?vetem ta perjetosh vete ate vend atehere e di me mire kete.Edhe sikur nje vazo lule ta blesh ne ate vend vijne e te thone qe une jam pronari!Dhe ta marrin!Nuk e di se cfare rrethi familjar ke ti po ata mund ta shpjegojne me mire.Suksese!

  • Për sapën: 17/01/2020 13:14

    O sapa Shqiptarët jsn popull liri dashës e populli urt e inteligjent. Po çfar ti bëj populli Shqiptar që për 50 vjet ka qen nē krye krimineli psikopat Enver Hoxha. Më mbrapa erdhi në krye kryekrimineli malok bajga e Shqipris salheu prandaj Shqipria është në ktë gjëndje. Po kosovarët Shaiptarve sju vin te këmba se Shqiptarët jan zheni të zgjuar e mbi të gjitha me zemër të madhe. Prandaj kafsho gjuhën kur të flasësh për Shqiptarët. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
    • sapa: 17/01/2020 15:25

      A i lexon lajmet ti o Patriot!Fakt eshte qe populli i shqiperise eshte popull kusar dhe kriminel dhe jam i bindur qe edhe ti qe flet keshtu te kane vjedhur bashkeatdhetaret e tu kusare ashtu si mua dhe te gjithe te tjeret.Po te ekzistonte me te vertet nje shumice pozitive do e kishte mbytur ate pakice negative por eshte e kunderta.Principi ne shqiperi eshte te vjedhesh njeri tjetrin me cdo mjet dhe menyre.Ajo zgjuarsia qe thua ti do ishte mire qe shqiptaret ta vinin ne dispozicjon te berjes se shtetit dhe luftes kunder korrupsjonit.Atehere do kishe te drejte ti te thuash qe jane te zgjuar.Eshte nje shumice e jashtezakonshme e ketij populli "te zgjuar"qe thua ti qe u rrit me korrupsjon dhe nuk njeh tjeter pervec tij dhe keshtu do vazhdoje.Prandaj jemi vite larg nga kosovaret.E neqoftese ti quan te zgjuar ata qe bejne pasuri me cdo mjet e menyre dhe e quan normale atehere skam cfare te them me por vertetohet ajo qe thashe me siper.Falemnderit.

  • ARUSHI RAMUSH: 17/01/2020 13:04

    O ramush arush që nuk mush nëradh të par shko mso shqip se sdi shqip me fol o ramushi kaqol. Po ti sdi me lidh brekt e tuja jo mo me bo politik o ram7shi hipolit. Lene Edi Ramën të mësoi se Rama është nga kryeqyteti e ka qen sportist e artist e Edi osht 99 o ramushi që Edi ta mushi.

    Përgjigju
  • Parrucjani: 17/01/2020 12:13

    o ti ja ke kalu Esat pashes, ti sje kryeminstri i Shqipnis,je turpi

    Përgjigju
  • isa: 17/01/2020 10:33

    Keta jane sharlatane e jo politikan

    Përgjigju
  • sapa: 17/01/2020 08:18

    Po te kishin shqiptaret e shqiperise ate koncept per shtetin sic e kane kosovaret shqiperia do ishte ndryshe dhe jo ne kete gjendje katastrofale.Ato qe ndodhin ne vendin e kusareve shqiperi nuk ndodhin kurre ne kosove.Shkikoni lajmet cdo dite dhe beni krahasimin.Sigurisht qe korrupsjon ka edhe ne kosove dhe kudo ne vendet e lindjes por shqiperia mban flamurin dhe nuk do ta leshoje te pakten kete shekull jo!

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/01/2020 18:48

    Më në fund serbia e kapi pikën e dobët shqiptare, e them këtë me shumë keqardhje...!

    Përgjigju
    • Pjeter: 16/01/2020 21:30

      Edhe une me keqardhje mendoj se ke te drejte.Padia e Rames edhe pse ka te drejte per shpifjet, i ka kaluar permasat qe duhej te kishte, ato brenda Shqiperise.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!