Kryeministri Edi Rama thotë se 14 protestat që janë zhvilluar deri tani në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër qeverisë, po prodhojnë efekte negative për turizimin në Shqipëri.

Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë thotë se operatorë të shumtë turistikë po ankohen për anulimin e rezervimeve nga të huajt gjatë 2 javëve të fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se protestat po dominohen dhe udhëhiqen nga një frymë fashiste dhe linçuese ndaj mendimit ndryshe. 

Deklarata e plotë e Edi Ramës: 

Këto shënime dua t’i nis me një reflektim parathënës lidhur me disa simptoma, të cilat më shqetësojnë dhe duhet të shqetësojnë këdo që është i interesuar që gjërat të shkojnë më mirë në Shqipëri, jo të shkojnë më keq.

Dhe besoj që edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat në Shqipëri të shkojnë më mirë dhe janë sinqerisht shqetësuar për si do të shkojë zhvillimi i investimit në Zvërnec. Ndërkohë që një pjesë tjetër, pjesa dominante, nuk është se nuk duan që gjërat të shkojnë më mirë, absolutisht, por, ashtu siç ata duan që të shkojnë gjërat, më e keqja vjen për Shqipërinë.

Dhe këtu kam parasysh ato partitë e vogla, që mbetën të vogla apo që u bënë të vjetra. Këtu kam parasysh, prurjet që vijnë nga territore të tjera, se çfarë lidhje kanë ata me këtë temë, që ka të bëjë me Vlorën dhe që vetëm në Vlorë nuk ka shkaktuar asnjë lloj proteste, sepse Vlora masivisht atje e do zhvillimin, kjo është një pikëpyetje të cilës unë nuk dua t’ia jap përgjigjen, por do ta lë pikëpyetje.

Dhe, duke shkuar në Vlorë, dua të ndalem tek një simptomë shumë problematike, e cila po forcohet dita-ditës: anulimet e rezervimeve për sezonin nga turistët e huaj.

Kam marrë shumë mesazhe, por natyrisht që unë nuk mund të dal dhe ta përdor këtë që të thuhet: “Do të ndalosh protestën se t’u dogj shpirti për hotelet?!”. Por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë që edhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur protesta të operatorëve turistikë, protesta sensibilizuese.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.

Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.

Nëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një axhendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.

Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, – nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.

Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera.

Fryma fashiste është kur ti thua: “Unë dua të flas, unë dua të them atë që mendoj, unë dua të protestoj, unë dua të rri në bulevard”, po unë nuk dua dhe nuk pranoj që të tjerët të kenë një opinion apo një qëndrim tjetër.

Të tjerët duhet të çohen nga kafet, të tjerët nuk duhet të shkojnë në koncert, të tjerët nuk duhet të shkojnë në plazh, të tjerët nuk duhet të punojnë, të tjerët nuk duhet të marrin të mirat materiale nga puna e tyre, sepse duhet të jenë pjesë e kësaj gjëje”. Fryma fashiste është kur nuk do të dish fare dhe, patjetër që, kjo është një komponente shumë e rrezikshme e protestës. Por këto simptoma, lidhen drejtpërdrejt me dy gjëra që janë të panegociueshme për një shoqëri demokratike dhe për shoqërinë shqiptare dhe për vendin, që është nevoja për rritje ekonomike, nevoja për më shumë të ardhura dhe turizmi, është një burim kaq i madh dhe kaq i rëndësishëm dhe këtë vit parashikohet të jetë një sezon më i suksesshmi ndonjëherë, por, nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe nëse anulimet do të vazhdojnë, ky nuk do të jetë një sezon i suksesshëm. Ky do jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne, nga vetë ne, një gjë e paimagjinueshme, por që faktikisht mund të ndodhi, dhe simptomat janë.

Dhe tjetra: është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:03
'Shqipëria më mirë se ndonjëherë falë PS', Rama: Vetëm kjo forcë mund ta çojë vendin përpara

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment të veçantë reflektimi dhe angazhimi për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet sot në pozitën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se përparimi i vendit në të gjitha aspektet është rezultat i qeverisjes së Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se Shqipëria ka ende nevojë për zhvillim të mëtejshëm dhe se kjo, sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes kësaj force politike.

Kreu i qeverisë ndaloi edhe te vala e protestave të ditëve të fundit, e cila përkoi me 35-vjetorin e PS-së. Ai tha se demonstratat nisën pas një ngjarjeje që e cilësoi si një "akt skandaloz", i dënuar menjëherë në aspektin ligjor dhe institucional, por argumentoi se protesta më pas u shndërrua në një terren ku, sipas tij, po përplasen interesa më të gjera ndërkombëtare. 

"Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty.  Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë. Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë. Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë",- tha Rama.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu: 14/06/2026 17:42

    Një të mirë e kanë bërë protestat. E kanë pastruar ajrin në Tiranë nga kufizimi i qarkullimit të makinave. Sa për masivitetin mendoj që vërtetë janë ca masive dhe shumë mirë bëjnë që ta shkundin pak Ramën nga trutë, poooor nuk janë aq masive sa të kërkosh të ikë dikush që është zgjedhur nga mbi 800 mijë sepse duan nja 10-15 mijë. Ose ja po ju jap akoma dhe disa mijë e po jua çoj në 20-30 mijë në të gjithë vendin. Lëre pastaj kur protestojnë ata të diasporës…?! Pupupu… Diaspora edhe votën duhet ta ketë të kushtëzuar sepse është fare e thjeshtë. Nuk mund të vendosë dikush që jeton jashtë për ne që jetojmë këtu brenda. Nuk bën sens absolutisht. Pastaj më skandalozja është kur këta protestues që mendojnë për të ardhmen e fëmijëve, marrin vetë fëmijët dhe akoma më keq u japin dhe mikrofon të flasin. Si nuk doli një sociolog të thotë që janë duke abuzuar me fëmijët. Është skandaloze..

    Përgjigju
  • E vertet: 14/06/2026 17:10

    Drejto shqiperine! Protestat organization nga Sali Krimineli e Llapaj, ata jane kolera e shqiperise

    Përgjigju
  • Lui: 14/06/2026 17:02

    Një të mirë e kanë bërë protestat. E kanë pastruar ajrin në Tiranë nga kufizimi i qarkullimit të makinave. Sa për masivitetin mendoj që vërtetë janë ca masive dhe shumë mirë bëjnë që ta shkundin pak Ramën nga trutë, poooor nuk janë aq masive sa të kërkosh të ikë dikush që është zgjedhur nga mbi 800 mijë sepse duan nja 10-15 mijë. Ose ja po ju jap akoma dhe disa mijë e po jua çoj në 20-30 mijë në të gjithë vendin. Lëre pastaj kur protestojnë ata të diasporës…?! Pupupu… Diaspora edhe votën duhet ta ketë të kushtëzuar sepse është fare e thjeshtë. Nuk mund të vendosë dikush që jeton jashtë për ne që jetojmë këtu brenda. Nuk bën sens absolutisht. Pastaj më skandalozja është kur këta protestues që mendojnë për të ardhmen e fëmijëve, marrin vetë fëmijët dhe akoma më keq u japin dhe mikrofon të flasin. Si nuk doli një sociolog të thotë që janë duke abuzuar me fëmijët. Është skandaloze..

    Përgjigju
  • Beni: 14/06/2026 17:00

    Ti nuk je normal,14 dite populli ne proteste kunder arrogances tende,ti vazhdon akoma,pa asnje reflektim.Cfare po pret ta digjni vendin perseri si parardhesi juaj

    Përgjigju
  • gimi: 14/06/2026 16:05

    LARGOHU RAMA BASHKE ME BERISHEN,,, KOHA JUAJ MBAROI...NUK KRNI ME C'FARE TE JEPNI....E KENI LENE TIRANEN PER 35 VJET PA TREN..PA UJE..KJO TREGON QE TE DY JERNI TE PAAFTE PER TE CUAR PARA VENDIN....HAPI VENDIN RINISE TE SHKOLLUAR JASHTE.....NUK BEHET PUNA ME INAT...NUK JE I ZOTI LARGOHESH...E PROVOVE NUK DITE IKEN....NUK KA QEJFMBETJE KETU...ME ZOR NUK MUND TE RRISH..E KE KUPTUAR BESOJ DHE VETE SE JE DHE I SHKOLLUAR... ....

    Përgjigju
  • Parku Rinia: 14/06/2026 15:02

    Lejo Drejtesine te punoje! - - - - - Dorezoja Drejtesise hajdutet dhe grabitesit e Buxhetit Shteteror, e pronave publike e private, ne PS e prane PS, duke filluar nga Olta Xhacka e Artan Gaci e deri te Lindat-Be-Mir-....., nga Ergys Agasi e Ermal Beqiri e deri te Frida Krifca, Ogerta Manastirliu e Mirela Kumbaro. - - - - - Ne te njejten kohe do te duhej te kishin perfunduar Gjykimet ne Shkalle te Pare per Fatmir Mediu e Sali Berishen, Ilir Meten e Monika Kryemadhin, Ilir Beqajn e Arben Ahmetaj ... ... ... - eshte denuar 6 here deri tani per te njejtat dosje Lefter Koka e 2 here Jorgo Goro, etj, etj. ... ... ...

    Përgjigju
  • As koha: 14/06/2026 14:08

    As koha nuk do te te jape ndonje shans kete here, perkundrazi koha po ju deligjitimon edhe me shume! Nese je per burg apo jo ne fakt kete e vendosin faktet dhe provat qe drejtesia ka kohe qe i ka ne dore. Jeni zene ne çark politikane majtas e djathtas. Mjaft eshte mjaft!!!

    Përgjigju
  • emigranti: 14/06/2026 13:03

    Ti i more zvarre njerezit apo jo? Tani eshte momenti te paguash ...

    Përgjigju
  • Kela: 14/06/2026 12:24

    Ore mos u ngopsh ! Rri kryetar partie PS por jep doreheqjen se na kane ardh ne maj te hundes qeverite e tua

    Përgjigju
  • Or tej: 14/06/2026 11:41

    Ky paska hallin e ca turisteve qe paskan anulluar pushimet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/06/2026 11:27

    Jep doreheqjen o kukulla e Ballukut.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 14/06/2026 11:22

    E kemi kryeministrin e zgjuar dhe socialist, nje specialist te vertete...

    Përgjigju
  • Protestuesi: 14/06/2026 10:54

    RAAAAAAMAAAA JEPEEEE DORËHEQJENNNNNNN

    Përgjigju
  • Ndërgjegjja: 14/06/2026 10:52

    Protesta MBARKOMBËTARE E SHQIPTARËVE BRENDA E JASHTË REPUBLIKËS DO JU NXJERRË JASHTË LOJE TY DHE SALEHUN. DITËT DHE ORËT KANË FILLUAR TË NUMËROHEN MBRAPSH o kryeministër i mjeruar dhe me moral të çbërë prej kohës komunizmit. JEP DIRHEQIEN SA MË PARË SE NUK TË BEN DERMAN KURRKUSH DHE PARAQITU NË SPAK ME BELINDËN PËRDORE.

    Përgjigju
  • Lumi: 14/06/2026 10:43

    A ka minister turizmi ne kete vend qe te flasi me statistika persa i perket turizmit? Sa kane anuluar rezervimet? sa nga keta qe kane anuluar kane si shkak protestat?

    Përgjigju
  • Dori: 14/06/2026 10:10

    Un sinqerisht nuk kam pare ndonjehere nje shumllojshmeri njerezish te bashkuar me nje deshire e nje qellim. Ikjen e Rames dhe Berishes. Shfarrosjen e korrupsjonit nga administrata publike. Largimin e krimit nga shteti. Si mund ti bejn keq keto Shqiperise. Si mos te ndjelli dyshim qe folesi kryesor kunder protestes eshte pikerish njeriu qe eshte objektive i saje, Edi Rama? Haptas edhe ketu ne konflikt interesi. Ne 13 vjet ke rreshtuar nje mori skandalesh qe muk mund ti anashkalpsh me me pretekstin se te han kumbulla mbas kraheve. Po te numeroj disa se dhe memorja ka pak veshtiresi: 1. Futjen masive te krimit ne procesin zgjedhor dhe deri ne parlament e ministri. 2. Kanbizimin e Shqiperise me ministrin e brendshem qe me makinen e tij trasportonte hashash e para te hashashit 3. Organizimin e karteleve te para Shqiptare te droges, nga blerja, trasporti, shperndarja, shitja dhe pastrimi i parave neper kullat bosh te tiranes e pushtimin e bregdetit Shqiptar nga hotelet e rezortet e krimit; 4. Patronazhizmi i shoqerise Shqiptare duke filluar nga administrata publike e deri ne busineset e lidhura me shtetin e me krimin; 5. Plerat dhe ndotjen e mjedisit ku Shqiperia mban ere mut e toksicitet ne cdo cep te saj; 6. Kapjen e medias, te kultures dhe intellektit Shqiptar duke u dhen kujt ndonje llokem (se ndihmojn ne pastrimin e parave te pista) e kujt ndonje kock qe te rrin urt; 7. Rritjen e cmimeve nga hyrja e parave te droges ne ekonomi sa e ben te pamundur mbijetesen per kedo qe mundohet te jetoj ndershmerisht; 8. Vdekjen e meritokracise dhe te vlerave morale. Me ty si asnjeher eshte bere mode tq quash te ndershmin budalla. Ik Edi Rama. Merr me vete dhe sistemin tend qe po e kalb Shqiperine ne menyre te pakthyeshme. Turistet dhe te huajt kan fituar shum rrespekt per Shqiptaret fal protestes kunder teje.

    Përgjigju
    • Iliri: 14/06/2026 13:26

      Nuk I heq asnjë presje, ka edhe pa fund për të ikur dhe të gjykohet për të gjithë të këqijat që I ka bërë Shqipërisë ai dhe Berisha,që për mendimin tim êshtë më I keq.

  • Kalariu Berat: 14/06/2026 09:58

    O Rame jep doteheqjen se ske rruge tjeter! Rregullo rruget se te ngelen turistet rrugeve nga trafiku! Ndalo punimet e pallateve tani ne sezon plazhi! Ska Uje Vlora o Rame! Digjen mbeturinat 5 here ne sezon ne Vlore se I bini shkurt me zjarr! Mos fut Shqiperine ne vellavrasje me patronazhistat e Tu se do te digjesh si miu!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 14 Qershor, 19:25

    A duhet të krijohet parti e re nga protestuesit?