Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!

Tiranë- Teksa fushata elektorale ka hyrë në fazën kryesore të saj për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, kreu i mazhorancës, Edi Rama, vijon të ‘inspektojë’ në mënyrë të befasishme grupet epunës gjatë orëve të vona të natës, kryesisht në Tiranë.

Edhe mbrëmë ai ka befasuar grupin e punës në Njësinë nr. 2, ku nuk i mungoi as ironitë me ‘rebelët’ opozitarë dhe përçarjet që kanë ndodhur atje pas Primareve.

Dhe kryefjala ka qenë deputeti Dashnor Sula, të cilin kryeministri e quajti përsëri “gjel deti” që nuk rrinte dot në kënetë dhe për këtë duhet respektuar. Rama thumboi edhe kryetarin e Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, për vizitën në “Mar a Lago” në Florida të SHBA-ve, që është rezidenca e presidentit Donald Trump, por që nuk e takoi dot.

“Po ai Dash Sula mo, e keni parë atë Dash Sulën? Zhdukur ishalla mos je zhdukur ti (i përgjigjet deputetit Arben Pëllumbi, që tha se Sula ishte zhdukur), po ai është dukur gjithandej. Ne jemi zhdukur, ai po shkëlqen”, tha Rama.

Në këtë moment ndërhyn edhe ministrja Ogerta Manastirliu, drejtuese politike e qarkut të Tiranës për PS:

“Kur s’të do familja, kishte thënë, të do komshiu...”.

Kryeministri vijoi batutat e tij me kundërshtarin politik.

“Ia kam gjetur unë Dashit, nuk është i kënetës, është gjel deti. Nuk e mbante dot këneta atë”.

Pëllumbi evidenton momentin “kur dogji atë xhaketën…”.

“E mo mirë, i ka të vetat ato ai. Është gjel deti me garderobë me vete. Në Peqin ai ka respektin e njerëzve dhe habitem. Ajo listë është ndërtuar për opozitë. A lihet Kujtim Gjuzi jashtë? Nuk lihet!”, the kreu i mazhorancës para shtabit elektoral.

Dhe në fund ironi edhe me Agron Shehajn, duke i vendosur si ‘spond’ deputetin demokrat Agron Gjekmarkajn.

“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës”. Megjithatë kokëderr i fortë, dhe me të thënë të drejtën për t’u respektuar për faktin që doli vetë atje, sprovë është ajo. Të paktën në kënetë nuk hyri, se për të tjerat pastaj… ajo “ju flas nga Mar-a-lago” ishte e bukur shumë. “Nuk e takova dot të zotin e godinës se ishte i zënë me Agron Gjekmarkajn”, ironizoi kryeministri.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Deti fle, po  Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën

'Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën